Elbasanllinjtë shtojnë “borxhet” më shumë se të tjerët/ Huamarrja rritet në të gjithë vendin, por Tirana mban “pjesën e luanit”

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia për individët vijoi rritjen në tremujorin e parë të vitit 2026. Në fund të kësaj periudhe, totali i huave për individët arriti në 381.1 miliardë lekë, nga 322.6 miliardë lekë në tremujorin e parë të vitit 2025, duke shënuar një rritje vjetore prej 18.1%.
Pjesa më e madhe e kredisë për individët është e përqendruar në Tiranë. Në kryeqytet, stoku i huasë arriti në 257.4 miliardë lekë, nga 217.5 miliardë lekë një vit më parë, me rritje 18.3%. Kjo do të thotë se Tirana mban rreth 67.5% të totalit të kredisë për individët në vend.
Pas Tiranës, niveli më i lartë i huasë për individët regjistrohet në Durrës, me 25.6 miliardë lekë, ndjekur nga Vlora me 10.8 miliardë lekë, Fieri me 10.3 miliardë lekë dhe Elbasani me 10.1 miliardë lekë.
Në terma rritjeje, ecurinë më të fortë e ka shënuar Elbasani. Kredia për individët në këtë qark u rrit me 22%, duke arritur në 10.1 miliardë lekë, nga 8.27 miliardë lekë një vit më parë. Pas tij renditen Durrësi me rritje 18.7%, Korça dhe qarqet e tjera me nga 18.6%, si dhe Tirana me 18.3%.
Një pjesë e rëndësishme e huasë për individët lidhet me blerjen e banesave. Në Tiranë, kredia për banesa arriti në 186.4 miliardë lekë, nga 159.9 miliardë lekë në tremujorin e parë të vitit të kaluar, me rritje 16.6%. Edhe në këtë kategori, kryeqyteti dominon qartë, duke mbajtur pjesën dërrmuese të financimit për pasuri të paluajtshme.
Kredia për blerje banesash është rritur edhe në shumicën e qarqeve të tjera. Në Durrës ajo arriti në 15 miliardë lekë, me rritje 11.4%, ndërsa në Korçë u rrit me 10.3% dhe në Elbasan me 10.1%. Rritje më të moderuar shënuan Fieri me 8.9%, Vlora me 5.2% dhe Shkodra me 3.2%.
Lezha është i vetmi qark ku kredia për blerje banesash rezulton në rënie të lehtë. Në fund të tremujorit të parë 2026, kjo kategori zbriti në 3.33 miliardë lekë, nga 3.34 miliardë lekë një vit më parë, me një tkurrje minimale prej 0.1%.
Në tërësi, të dhënat tregojnë se kredia për individët vijon të zgjerohet me ritme të larta, ndërsa tregu mbetet shumë i përqendruar në Tiranë. Kredia për banesa mbetet segmenti kryesor i huamarrjes së individëve, por rritja nuk është e njëtrajtshme në të gjitha qarqet.
“Paqja Fiskale, në fuqi brenda majit” - Ministri Malaj: Shumë shpejt do të dalim me aktet nënligjore
“Ligji i “Paqes Fiskale” do të nisë të zbatohet brenda muajit maj”. Deklarata është bërë nga ministri i Financave, Petrit Malaj, pas mbledhjes së qeverisë, i......
OBP në workshop-in ndërkombëtar të BERZH, Shqipëria drejt prokurimit të gjelbër dhe social
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) mori pjesë në një workshop ndërkombëtar të organizuar nga BERZH në Poloni, i fokusuar në zbatimin e kritereve të......
“Pavarësi energjetike për Evropën” - Von der Leyen: Të rrisim furnizimin me energji të pastër dhe të prodhuar në vend
Bashkimi Evropian duhet të shpejtojë për të arritur pavarësinë energjetike, përballë rritjes së çmimeve të lëndëve djegëse fosile. Gjatë një fjalimi në......
“Siguria në punë”, nis fushata e ndërgjegjësimit në ndërtim - Manjani: Duhet të investoni, detyrim për integrimin ne BE
Gjatë muajit Maj, Inspektorati Kombëtar i Punës do të nisë një fushatë të gjerë ndërgjegjësimi në sektorin e ndërtimit për zbatimin e kushteve të shëndetit......
Ku po rritet më shumë vlera e pronave në Tiranë? Korridoret e zhvillimit dhe rregullat e bankave po ridrejtojnë kërkesën
Zhvillimi më i rëndësishëm i zonimit në Tiranë është zbatimi i vazhdueshëm i Planit të Përgjithshëm Vendor “Tirana 2030”, i cili vijon të udhëzojë se ku mund......
Më pak kursime në banka në mars - BSH: Depozitat zbresin në 1.49 trilionë lekë. Qytetarët përdorin më shumë para’ për konsum
Marsi nuk solli më rritje të kursimeve, por një hap të vogël pas. Pas një janari të fortë dhe një shkurti më të qetë, të dhënat tregojnë se shqiptarët kanë......
Kashar-Lekaj, gati nënshkrimi i kontratës - Fitues i koncesionit 35-vjeçar, bashkimi i 7 kompanive. Investimi, 474.9 mln euro, pa TVSH
Tre vjet nga shpallja e fituesit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është gati të nënshkuajë kontratën koncesionare për aksin Kashar – Lekaj, pjesë e......
Italia mund të zgjasë uljen e akcizës për karburantet - Meloni kërkon rregulla më të buta buxhetore nga BE
Italia mund të zgjasë përtej 1 majit një ulje të akcizave mbi karburantet, si pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar familjet dhe bizneset të përballen me......


