Eksportet nisin mbarë vitin 2025/ Rriten me 4.9%, përmirësohet defiçiti tregtar
Në janar 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën 31 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 4.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, importet e mallrave arritën vlerën e 60 miliardë lekë, duke regjistruar një rritje të lehtë prej 0.1% krahasuar me janarin e një viti më parë, por një rënie të ndjeshme prej 23.5% në krahasim me muajin e mëparshëm. Deficiti tregtar për këtë periudhë rezultoi në 29 miliardë lekë, ose 4.5% më pak krahasuar me janarin e vitit 2024.
Por cilat grupe stimuluan rritjen? Grupi "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" pati ndikimin më të madh pozitiv, duke kontribuar me 13 pikë përqindje në rritjen e eksporteve. Gjithashtu, sektorët e "Ushqimeve, pijeve dhe duhanit" dhe "Makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit" dhanë një kontribut më modest, me 0.5 dhe 0.3 pikë përqindje, përkatësisht. Por cilët grupe penguan rritjen? Grupi "Materiale ndërtimi dhe metale" pati ndikimin më negativ, duke e ulur rritjen me 5.6 pikë përqindje.
“Scan Intel” për të patur një panoramë të qartë të tregtisë së jashtme ka analizuar edhe shifrat për rritjen e importit dhe grupeve që ndikuan. Rritja e importeve u nxit nga grupet "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike", "Ushqime, pije, duhan" dhe "Produkte kimike dhe plastike". Ndërkohë, negativisht kontribuan grupet "Materiale ndërtimi dhe metale", "Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi" dhe "Lëkurë dhe artikujt prej tyre”.
Por si vijuan marrëdhëniet tregtare me partnerët kryesorë? Në janar 2025, Shqipëria shënoi një rritje të ndjeshme të eksporteve drejt Kosovës, Greqisë dhe Spanjës, ndërsa eksportet drejt Italisë, Gjermanisë dhe Turqisë pësuan një rënie. Nga ana tjetër, importet u rritën kryesisht nga Italia, Kina dhe Greqia, ndërsa shënuan një ulje nga Turqia, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sondazh

Katër kërkesa për ndërtimin e centraleve diellore- Kapaciteti total i instaluar, 253 MW. Nuk përfitojnë nga masat mbështetëse
Pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë mbërritur katër kërkesa të reja për ndërtimin e impianteve fotovoltaikë me kapacitet total të......

Kuvendi i Shqipërisë me Inteligjencë Artificiale?- Hapet tenderi për blerjen e sistemit të transkriptimit të të dhënave audio-video
Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur hapjen e tenderit për blerjen e sistemit të transkriptimit të të dhënave audio-video të kuvendit, bazuar në inteligjencën......

Figura e Merz përpara zgjedhjeve- Udhëheqësi konservator pritet të marrë drejtimin e ardhshëm të Gjermanisë
Teksa zgjedhjet e 23 shkurtit në Gjermani po afrojnë, udhëheqësi konservator Friedrich Merz kryeson në sondazhe me një diferencë prej rreth 8 pikësh dhe......

Ish-të përndjekurit, gati kësti i parë i dëmshpërblimit - Trashëgimtarët kanë tre muaj afat për plotësimin e dojes
Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve që nuk jetojnë. Janë rreth 50 dosje të marra në......

Keni të punësuar dado, apo ndihmëse për pastrim?- Procedura/ Si deklarohen punonjësit e punësuar në familje pa pasur nevojë për nipt
Puna me orare të gjata, nevoja e punësimit për të dy prindërit si dhe angazhimet pas orarit të punës, bëjnë që çdo ditë e më shumë familjet shqiptare të kenë......

Gjermani, tregu i punës po “humb shkëlqimin”- Për herë të parë në 10 vjet, numri i të papunëve do të arrijë 3 milionë
Për pjesën më të madhe të 20 viteve të fundit, reformat e tregut të punës të ish-kancelarit Gerhard Schröder kanë siguruar punësimin në Gjermani. Por modeli......

Energjia diellore, rekord prodhimi në 2024-ën- U gjenerua rreth 489 mijë mWh, 6-fish më shumë se në vitin 2023
Energjia e prodhuar nga centralet diellore ka regjistruar një rekord historik gjatë vitit të kaluar. Të dhënat më të fundit nga Enti rregullator i Energjisë......

Kosova, 17 vjet shtet- Hapat drejt pavarësisë dhe sfidat e integrimit ndërkombëtar
Shteti më i ri në Evropë, Kosova, sot festoon 17 vite nga shpallja e pavarësisë më 2008 duke u bërë vend sovran, me institucione të pavarura dhe me simbole......