Eksportet ngadalësojnë rënien, por “drama” vazhdon/ Në 11 muaj, të huajt blenë rreth 55.7 mld lekë më pak mallra se vjet
Rënia e eksporteve duket se është ngadalësuar në muajin Nëntor të këtij viti tregojnë të dhënat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Në muajin e njëmbëdhjetë të këtij vit, eksportet e mallrave arritën vlerën 30 mld lekë, duke u ulur me 8.5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 2.8%, në krahasim me Tetorin e po të njëjtit vit. Nga ana tjetër, importet e mallrave arritën vlerën 73 mld lekë, duke u rritur me 2.0%, në krahasim me një vit më pare, por paraqiten me rënie prej 5% krahasuar me një muaj më parë.
Shifrat thonë se në këtë njëmbëdhjetmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 347 mld lekë, duke u ulur me 13.9%, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 816 mld lekë, duke u rritur me 2.0 %, krahasuar me një vit më parë. Pra, e thënë ndryshe, ekportet e mallrave në vlerë përgjatë periudhës Janar-Nëntor ranë me rreth 55.7 miliardë lekë.
Gjatë muajit Nëntor të këtij viti, në uljen e eksporteve prej 8.5%, kanë ndikuar negativisht grupet “Materiale ndërtimi dhe metale” me 8.8 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me 3.4 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me 1.7 pikë përqindje.
Nga ana tjetër, në drejtim të importeve, gjatë muajit Nëntor, në rritjen e tyre negativisht kanë ndikuar grupet “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 1.7 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me 1.1 pikë përqindje. Ndërkohë, pozitivisht kanë ndikuar grupet “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 2.5 pikë përqindje, dhe “Produkte kimike dhe plastike” me 1.2 pikë përqindje.
Gjatë këtij njëmbëdhjetmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia (13,6 %), Kosova (9,3 %) dhe Greqia (19,0 %). Ndërkohë, vendet me të cilin eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, është Kina (16,6 %) dhe SHBA (59,9 %).
Sondazh

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 92.9 lekë dhe është shitur me 94 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane blihet sot me 97.9 lekë dhe......

Falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat - Opozita kërkon zgjerimin e iniciativës edhe për objektet bujqësore në qytete
Të gjitha masave administrative të vendosura nga 1 Janari 2015 deri në 30 Nëntor të vitit 2024, në zonat rurale nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së......

Sa borxh të brendshëm do marrë qeveria në 2025? - Emetohen 356.40 mld lekë tituj qeveritarë. Obligacione 20-vjeçare si testim tregu
Huamarrja e brendshme, e thënë ndryshe emetimi i titujve qeveritarë, si bonot e thesarit dhe obligacionet, pritet të financojë rreth 73.47% të deficitit......

41 mln euro për Laboratorët Inteligjentë - Spahiu: Janë digjitalizuar 200 shkolla, projekti përfundon në 2028
Si një nga kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian për të anëtarësuar Shqipërinë është edhe digjitalizimi i arsimit në vend. Gjatë Komisionit parlamentar......

“Tarifa e energjisë nuk do të rritet” - ERE rrëzon kërkesën e OST për transmetimin, mbetet 0.85 lekë/kWh
Enti Rregullator i Energjisë ka rrëzuar kërkesën e Operatorit të Sistemit të Transmetimit për rritjen e tarifës së transmetimit të energjisë......

Si do të luftohen mashtrimet me taksat? - Plani i ri strategjik i tatimeve 2024-2028 me 4 shtylla kryesore
Administrata tatimore ka prezantuar planin strategjik 2024-2028 i cili synon ndërtimin e një "Administrate të zgjuar dhe moderne”. Plani fokusohet në katër......

Burimet e rinovueshme, 35% të totalit në BE - Energjia bërthamore dhe e qymyrit janë tkurrur në dekadat e fundit
Energjia bërthamore dhe e qymyrit në BE janë ulur ndjeshëm gjatë 20 viteve të fundit, ndërsa burimet e rinovueshme kanë rritur prezencën e tyre. Bashkimi......

Komisioni Europian hap një hetim kundër TikTok për zgjedhjet në Rumani!
Komisioni Europian njoftoi sot hapjen e procedurave zyrtare kundër TikTok, i dyshuar për shkeljen e Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA) duke mos zbutur siç......