Analiza Postuar më 24 Dhjetor 2025, 10:46

Ekonomia zgjerohet me 3.75% në tremujorin e tretë/ Administrata, turizmi dhe “real estate” me rritje. Bujqësia dhe industria vijojnë tkurrjen

Nga Xhorxhina Deda

Ekonomia zgjerohet me 3.75% në tremujorin e tretë/ Administrata,

Ekonomia në vendin tonë përgjatë dy tremujorëve të parë të vitit pati një performancë pozitive që u stimulua nga rritja e të ardhurave në sektorët kryesorë të saj. Ndërkohë, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma reale, në tremujorin e tretë të vitit 2025 vlerësohet me rritje 3.75%, në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2024. Kontributin më të madh e ka dhënë administrata publike dhe tregtia, akomodimi e shërbimi ushqimor. Ndërkohë, bujqësia dhe industria ndikuan negativisht.

Më konkretisht, “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” kontribuoi me 1.68 pikë përqindje, ndërsa “Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor” me 0.62 pikë përqindje. Një kontribut pozitiv të lartë dhanë edhe “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me 0.50 pikë përqindje, dhe “Ndërtimi” me 0.48 pikë përqindje. Ndërkohë, buqësia dhe industria vjojnë me kontribut negative.

Nëse do të flisnim për ecurinë e aktiviteteve kryesore të ekonomisë, për tremujorin e tretë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e tretëtë vitit 2024 shohim se "Administratra Publike, Arsimi dhe Shëndetësia" shënoi rritje prej 15.04%, i ndjekur nga aktiviteti "Pasuri të Paluajtshme" me një rritje prej 10.55%

Grupi “Informacioni dhe Komunikacioni" shënoi rritje prej 10.40%, aktiviteti i "Ndërtimit" shënoi një rritje prej 4.75%, grupi i aktiviteteve "Arte, argëtim dhe çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi" shënoi rritje prej 4.13%, grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor" shënoi një rritje prej 2.62%. Grupi "Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative" shënoi rritje me 2.11%, dhe grupi "Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit" shënoi një rritje prej 0.65%. Grupi i aktiviteteve "Industri, Energji dhe Ujë" shënuan rënie prej 4.75% dhe "Bujqësi, Pyje dhe Peshkim" u ul me 1.73%.

Ndër të tjera, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto i përshtatur sezonalisht, në tremujorin e tretë 2025, krahasuar me tremujorin paraardhës, vlerësohet me rritje prej 1.09%.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat