Analiza Postuar më 27 Mars 2025, 12:05

Ekonomia e vendit u rrit me 3.96% në vitin 2024/ Turizmi mbajti peshën kryesore të “udhëheqjes” drejt shifrës

Nga Xhorxhina Deda

Ekonomia e vendit u rrit me 3.96% në vitin 2024/ Turizmi mbajti peshën

Me të dhënat e tremujorit të fundit, INSTAT jep një vlerësim paraprak të PBB-së për vitin 2024, i cili mbështetur në shifrat tremujore, duket se ka shënuar një rritje prej 3.96%. Ekonomia duket të jetë ngadalësuar në tremujorin e fundit të vitit të kaluar tregojnë të dhënat më të fundit. Sipas shifrave, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma realë, në tremujorin e katërt të vitit 2024 vlerësohet me rritje 3.63%, në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2023. 

Të dhënat tregojnë se gjatë tremujorit të fundit zëri që dha kontributin më të lartë në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto, me 1.44 pikë është administrimi publik, arsimi dhe shëndetësia. Ndikim pozitiv në rritje po ashtu kanë patur edhe tregtia, akomodimi dhe shërbimi ushqimor, pasuar nga aktivitetet e pasurive të paluajtshme. Theksojmë se grupi i transportit, akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka patur ndikimin më të madh në rritje sidomos përgjatë tremujorit të dytë dhe të tretë.

Nëse në analizë marrim ndryshimin e degëve kryesore, shohim se për këtë tremujor grupi "Administratra Publike, Arsimi dhe Shëndetësisia" shënoi rritje prej 11.35%, i pasuar nga aktiviteti i "Pasuri të Paluajtshme" me një rritje prej 10.76%. Grupi i aktiviteteve "Arte, argëtim dhe çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi" shënoi rritje prej 9.57%, grupi i "Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor" shënoi një rritje prej 4.33%. Grupi "Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit" shënoi një rritje prej 2.10%, aktiviteti i "Ndërtimit" rritje prej 1.57%, dhe grupi "Informacioni dhe Komunikacioni" shënoi rritje prej 0.06%.

Ndërkohë, krahasuar me tremujorin paraardhës, pra tremujorin e tretë të vitit 2024, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto është rritur me 0.72%. Nga ana tjetër, konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit, në terma real, me 3.26%.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat