Dyfishohet numri i vizitorëve nga Afrika dhe Azia/ Në tre muaj në Shqipëri erdhën 3.3 milionë vizitorë

Gjatë muajit mars 2025, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë gjithsej 1.154.288 shtetas, shqiptarë dhe të huaj, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky numër shënon një rritje modeste prej 0.3%.
Nëse flasim për përbërjen e tyre, rezulton se kanë hyrë 604.523 shtetas shqiptarë dhe 549.765 shtetas të huaj.
Numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territor ka pësuar një rritje prej 3.3% krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i shtetasve të huaj është ulur me 2.7%.
Përsa i përket daljeve nga territori shqiptar, gjatë muajit mars kanë dalë gjithsej 1.182.728 shtetas, duke regjistruar një rritje prej 0.6% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Konkretisht, 621.777 ishin shqiptarë, me një rritje prej 2.9%, ndërsa 560.951 ishin të huaj, me një rënie prej 1.9%.
Pjesa dërrmuese e hyrjeve të shtetasve të huaj, 95% vjen nga Europa, ku 80% i përkasin Evropës Jugore dhe 7% asaj Perëndimore. Vlen të përmendet edhe dyfishimi i numrit të vizitorëve nga Afrika dhe Azia, një tregues i qartë i rritjes së interesit nga tregje jo-tradicionale.
Në 96% të rasteve, hyrjet janë bërë për qëllime personale, ku mbizotërojnë pushimet dhe vizitat familjare. Megjithatë, kjo kategori ka pësuar një rënie të lehtë prej 1.1% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, hyrjet për qëllime biznesi kanë rënë ndjeshëm, me 17.8% më pak krahasuar me marsin e vitit të kaluar.
Nëse flasim për një periudhë tre mujore, rezulton se në total kanë hyrë gjithsej 3.371.766 shtetas, duke pësuar një rritje prej 6.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga këto hyrje, 1.745.547 ishin shqiptarë dhe 1.626.219 të huaj, me rritje përkatësisht 7.3% dhe 5.9%.
Më të vizituarat
Gratë, më pak të paguara - Hendeku gjinor në punësim edhe në bizneset familjare “vullnetare”
Pavarësisht se gratë janë më të arsimuara, ato punojnë më pak në krahasim me burrat. Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT tregojnë se hendeku gjinor në......
Një instrument i ri në treg - Tafa: Portofoli i aktiveve në obligacionet e mbuluara u jep investitorëve siguri të dyfishtë
Një instrument i ri financiar pritet të emetohet së shpejti në tregun shqiptar të kapitaleve. Obligacionet e mbuluara dallojnë nga instrumentet e tjera......
Shqipëria me ndarje të re? - Prezantohet drafti i reformës administrativo-teritoriale. Opozita kërkon tërheqjen e tij
Drafti për ndarjen e re të Shqipërisë ku propozohet shkrirja e 15 bashkive dhe reduktimi i numrit të tyre në 46, është prezantuar në Komisionin Parlamentar......
Ligji i Faljes, 815 raste përfituese - Mbi 1.1 miliardë lekë detyrime, penalitete dhe kamatëvonesa janë falur
Administrata Doganore njofton se Ligji i Faljes vijon të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor 2026, duke u dhënë bizneseve dhe subjekteve debitore mundësinë të......
Kodi i e-Albania vjen në Viber dhe WhatsApp - AKSHI: Shërbimi i ri nis nga 1 tetori për qytetarët
Nga 1 tetori, qytetarët që përdorin portalin e-Albania do të mund të marrin kodin e autentikimit edhe përmes aplikacioneve Viber dhe WhatsApp. Njoftimi është......