Durrësi vs Saranda, cili port “sundon” detin shqiptar? Rreth 1.7 milionë pasagjerë udhëtuan përmes rrugëve detare

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me anije gjatë vitit 2025 ka arritur në rreth 1.7 milionë, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT. Shifrat tregojnë një rritje të dukshme të lëvizjes detare në krahasim me periudhat pararendëse, duke konfirmuar suksesin e plotë të sektorit turistik dhe transportit detar.
Në krye të listës qëndron Porti i Durrësit, i cili ka përthithur 46.7% të gjithë pasagjerëve që kanë udhëtuar përmes porteve shqiptare. Ky port, i cili shërben kryesisht për linjat turistike me Italinë, ka regjistruar rreth 791 mijë pasagjerë gjatë vitit të kaluar, duke konfirmuar rolin e tij si porta kryesore e turizmit detar në vend, përveç se për mallra.
Nga ana tjetër, surpriza vijon të jetë Porti i Sarandës. Ky port, i cili shërben kryesisht për linjat turistike me Korfuzin, ka regjistruar gjithsej në vitin 2025 mbi 754 mijë pasagjerë, që përfaqësojnë 44.8% të totalit kombëtar. Rikujtojmë se përgjatë muajve të verës ky port dominontë më numrin më të lartë të pasagjërëve. Porti i Vlorës ndërkohë renditet i treti, me 150 mijë pasagjerë ose rreth 9% të totalit kombëtar.
Në krahasim me vitin 2024, rritjen më të madhe të pasagjerëve e ka shënaur Porti i Sarandës me 21.8%.
Në vitin 2025, transporti detar në Shqipëri funksionoi si një motor i heshtur, por jashtëzakonisht i qëndrueshëm i ekonomisë dhe lëvizjes njerëzore. Në total, portet shqiptare përpunuan rreth 8.2 milionë ton mallra gjatë vitit, një volum që e vendos detin si korridorin kryesor të furnizimit të vendit. Volumi gjithsej i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit është rritur me 5,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe zenë një peshë prej 94% ndaj totalit.
Referuar shifrave, ka rënë volumi i mallrave të transportuara përmes Portit të Sarandës me 5.9% përgjatë vitit 2025.
Mesatarisht mbi 31 mijë pasagjerë në ditë udhëtuan me avion/ Rreth 70 mijë fluturime u kryen në total gjatë 2025-ës
Statistikat e publikuara nga INSTAT për tremujorin e katërt tregojnë se trafiku ajror në Shqipëri ka ruajtur një dinamikë të qëndrueshme, edhe pse me ritëm......
“Kryebashkiakët, të bashkëpunojnë me fermerët” - Kryeministri Rama: Fondet nuk mungojnë. Probleme me tërheqjen e garancisë bankare
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe disa ministra ka zhvilluar sot një takim me fermerët në Divjakë. Takimi u fokusua......
Reforma e pensioneve “zbret” në Këshillin e Punës - Ibrahimaj: Marrëveshje me vendet e treta për fuqinë punëtore
Këshilli Kombëtar i Punës është mbledhur për herë të parë këtë vit, ku në rendin e ditës janë hedhur për diskutim një sërë çështjesh me rëndësi që prekin të......
Transport urban pa emetime - Nis asistenca për Shqipërinë, Komuniteti i Transportit: Politika të bazuara në të dhëna
Komuniteti i Transportit ka nisur zyrtarisht asistencën teknike për platformën e re rajonale “Clean Bus - Plane të Qëndrueshme të Mobilitetit Urban”, një......
Mashtrime online me oferta të rreme për kredi - Policia e Shtetit informon dhe ndërgjegjëson qytetarët
Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik, informon dhe ndërgjegjëson qytetarët në lidhje me raste të mashtrimeve online që......
Ekonomia e eurozonës e mbyll vitin me baza të forta - Konfirmohet qëndrueshmëria edhe në 2025-ën
Ekonomitë më të mëdha të eurozonës u rritën me një ritëm modest, por të qëndrueshëm, tremujorin e kaluar, ndërsa konsumi dhe investimet u rritën për të......
Dhuna digjitale ndaj grave, jo më pa ndëshkim - Ligji i ri parashikon gjoba, bllokim llogarish reagim nga platformat
Kuvendi I Shqipërisë ka miratuar së fundmi ligjin “për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje” Për herë të pare. ligji adreson......
Formimi profesional, rritet përfshirja e të rinjve - AKPA: Mbi 13 mijë përfitues nga trajnimet profesionale në 2025-ën
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se gjatë vitit të kaluar, 13.363 individë kanë përfituar nga programet e Formimit Profesional në të......


