Durrësi dominon mallrat, Saranda pasagjerët/ Portet shqiptare shënuan rritje në tremujorin e dytë të vitit

Porti i Durrësit vijon të mbajë peshën kryesore të transportit detar në Shqipëri, duke përpunuar pothuajse të gjithë volumin e mallrave që qarkullojnë nëpërmjet porteve të vendit. Të dhënat e publikuara nga INSTAT për tremujorin e dytë të vitit 2026 tregojnë se aktiviteti në portet shqiptare ka vijuar të rritet, si për transportin e mallrave ashtu edhe për lëvizjen e anijeve.
Sipas statistikave, gjatë periudhës prill-qershor 2026, nëpërmjet Portit të Durrësit u transportuan rreth 2.267 milionë ton mallra, ose 94.2% e gjithë volumit të mallrave të transportuara me rrugë detare në Shqipëri. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, volumi i mallrave në këtë port është rritur me 9.9%.
Sa i përket llojeve të mallrave, pjesën më të madhe e zënë metalet bazë dhe produktet metalike, të cilat përbëjnë 15.8% të totalit të mallrave të transportuara. Më pas renditen koksi dhe produktet e rafinuara të naftës me 14.3%, produktet minerale jo metalike me 13.5%, si dhe qymyri, nafta bruto dhe gazi natyror, të cilat përfaqësojnë 8.6% të volumit të përgjithshëm.
Rritje ka shënuar edhe trafiku detar. Gjatë tremujorit të dytë, në portet e vendit u regjistruan 294 anije hyrëse dhe dalëse, nga të cilat 276 ishin anije të huaja dhe 18 anije vendase. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i përgjithshëm i anijeve është rritur me 6.5%, ndërsa lëvizjet e anijeve të huaja janë rritur me 9.1%, duke reflektuar zgjerimin e aktivitetit tregtar dhe detar.
Pozitive paraqitet edhe ecuria e transportit të pasagjerëve. Gjatë tremujorit të dytë të vitit, nëpër portet shqiptare udhëtuan 336,103 pasagjerë. Porti i Sarandës ishte më i frekuentuari, duke përpunuar 60.6% të të gjithë pasagjerëve, i ndjekur nga Porti i Durrësit me 34.9% dhe Porti i Vlorës me 4.5%. Kjo lidhet edhe me sezonin turistik, i cili rrit ndjeshëm lëvizjet drejt porteve, veçanërisht në jug të vendit.
Edhe tregtia e mallrave me rrugë detare ka vijuar të mbetet në nivele të larta. Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të dytë 2026 u transportuan 1,555 milionë ton mallra për eksport dhe import, duke shënuar një rritje prej 1.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga ky volum, 34.7% i përket eksporteve, ndërsa 66.3% importeve, çka tregon se transporti detar vazhdon të mbetet rruga kryesore për furnizimin e ekonomisë shqiptare me mallra dhe për zhvillimin e tregtisë ndërkombëtare.
Bankat dhanë 45,3 mld lekë kredi në qershor/ BSH: Edhe depozitat u rritën me 90 mld lekë krahasuar me majin
Sipas të dhënave të fundit të “Bankës së Shqipërisë”, totali i kredisë për ekonominë arriti në 992,7 miliardë lekë në fund të muajit qershor 2026, duke u......
Për herë të parë do të ngrihet Instituti i Tumoreve/ Sala: Check-up dhe shërbimi dializës do të ofrohen nga shteti
Minstrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala deklaroi për mediat se qeveria miratoi vendimin për ngritjen e Institutit të Parë të Tumoreve në......
ERE miraton çmimet negative në bursën e energjisë/ Kufiri minimal për tregun e ditës në avancë zbret në -50 euro/mWh
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar ndryshimin e kufirit minimal të lejuar të çmimit për tregun e ditës në avancë në Bursën Shqiptare të Energjisë......
“Katër oficerë të shtabit do të shkojnë në Gaza”/ Nufi: Këshilli i Ministrave miratoi shpërblim për zjarrfikësit
Në përfundim të Mbledhjes së qeverisë, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se shqipëria do të nisë 4 oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar në Gaza.......
Turizmi mbush avionët, fluturimet arrijnë kulmin/ Pasagjerët u shtuan me 26.4% gjatë tremujorit të dytë të vitit
Trafiku ajror në Shqipëri ka vijuar të rritet me ritme të shpejta edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, duke reflektuar zgjerimin e lidhjeve ajrore,......
Europa, përballë rreziku të zjarreve javën e ardhshme/ BE: Kërcënimi po zhvendoset drejt lindjes, në rrezik Italia dhe Greqia
Greqia, Italia dhe Europa Qendrore pritet të përballen me rrezik të shtuar të zjarreve në javët e ardhshme, duke kërcënuar me përkeqësimin e situatës.......
22 mld USD për rikonstruksionin e aeroportit të Uashingtonit/ Projekti, ndër më të mëdhenjtë. Do të financohet përmes obligacioneve bashkiake
Presidenti amerikan, Donald Trump, prezantoi planin prej 22 miliardë dollarë për të rindërtuar aeroportin “Washington Dulles”, ku do të zëvendësohen......
Rritet numri i mjeteve të çregjistruara/ Janar-qershor, mbi 4.800 automjete të vjetra dalin nga qarkullimi
Janë rritur çregjistrimet e automjeteve që nuk plotësojnë standardet e sigurisë në vend. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të......

