Analiza Postuar më 19 Dhjetor 2025, 14:35

Diaspora shqiptare, rreth 1.1 milionë persona në Europë/ Italia dhe Greqia në krye, emigrimi i nxitur nga familja dhe puna

Nga Xhorxhina Deda

Diaspora shqiptare, rreth 1.1 milionë persona në Europë/ Italia

Italia dhe Greqia vijojnë të mbeten destinacionet kryesore të emigracionit shqiptar në Europë, duke përqendruar numrin më të lartë të shtetasve shqiptarë dhe personave rezidentë të lindur në Shqipëri. Sipas të dhënave të Census Hub 2021, rreth 1.1 milion persona të lindur në Shqipëri jetojnë në 31 vende europiane, duke konfirmuar përmasat e mëdha dhe shpërndarjen e gjerë të diasporës shqiptare në kontinent

Të dhënat tregojnë se Italia dhe Greqia nuk janë vetëm vende pritëse tradicionale, por edhe qendra kryesore të stabilizimit afatgjatë të emigrantëve shqiptarë. Kjo reflektohet si në numrin e lartë të rezidentëve, ashtu edhe në proceset e integrimit, përfshirë lejet e qëndrimit dhe fitimin e shtetësisë.

Sipas statistikave të Eurostat për vitin 2024, gati gjysma e lejeve të qëndrimit të dhëna për shtetasit shqiptarë në Bashkimin Evropian ose rreth 47.6% janë për arsye bashkimi familjar, ndërsa 29.1% lidhen me punësimin. Arsye të tjera përbëjnë 22.4%, ndërsa lejet për studim mbeten minimale, rreth 1%.

Diaspora shqiptare, rreth 1.1 milionë persona në Europë/ Italia

Këto shifra tregojnë se migrimi shqiptar në Europë ka kaluar prej kohësh nga një model i përkohshëm ekonomik në një migrim familjar dhe të qëndrueshëm, ku bashkimi me familjen dhe integrimi në tregun e punës janë faktorët kryesorë. Ky trend nënvizon jo vetëm nevojën për politika më të strukturuara emigracioni, por edhe ndikimin afatgjatë që diaspora shqiptare ka në shoqëritë pritëse dhe në vetë Shqipërinë.

Publikimi “Diaspora e Shqipërisë në shifra 2025” i INSTAT-it konfirmon se emigracioni shqiptar mbetet një fenomen strukturor, me pasoja të drejtpërdrejta demografike, ekonomike dhe sociale, si për vendin e origjinës ashtu edhe për Europën ku diaspora është vendosur prej dekadash.

Diaspora shqiptare, rreth 1.1 milionë persona në Europë/ Italia

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat