Analiza Postuar më 18 Shkurt 2025, 12:15

Diaspora në zgjedhje, mesatarisht 4 aplikime në një minutë/ Deri tani janë rreth 149 mijë persona të cilëve u është miratuar kërkesa

Nga Xhorxhina Deda

Diaspora në zgjedhje, mesatarisht 4 aplikime në një minutë/

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në paraditen e datës 18 Shkurt kanë aplikuar rreth 230 mijë individë dhe rreth 228 mijë prej këtyre kërkesave janë shqyrtuar, ndërkohë rreth 79 mijë prej tyre janë refuzuar. Nga këto shifra, afërsisht 186.7 mijë kanë qenë zgjedhës unikë që kanë bërë kërkesë për regjistrim, ku 148.9 mijë prej tyre u është miratuar kërkesa.

Sipas të dhënave, nga totali i kërkesave, rreth 59% kanë qenë aplikime nga meshkujt dhe 41% kanë qenë aplikime nga femrat. Po të analizojmë të dhënat sipas moshës së aplikantit shohim se rreth 27% të peshës e ka grupmosha 26-35 vjeç, pasuar nga 36-45 vjeç me 26.6%.

Interesi më i madh është shfaqur nga vendet ku ka edhe më shumë shqiptarë të diasporës, si Italia, Greqia, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, sipas të dhënave të KQZ janë edhe vende të tjera si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kanadaja, Suedia, Blegjika, Zvicra, Holanda, Malta, Spanja, Finlanda, Irlanda, Norvegjia, Luksemburgu, Austria, Danimarka, Çekia, Rumania, Turqia, Emiratet e Bashkuara. Të dhënat nga KQZ tregojnë se ka aplikime edhe nga vende të largëta siç janë Bangladeshi, Burkina Faso, Gana, Libani, Kolumbia, Monogolia dhe shumë të tjera.

Le të shohim se si paraqiten të dhënat sa i përket qarqeve. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar në Tiranë me rreth 44 mijë, pasuar nga Fieri me rreth 30 mijë dhe Elbasani e Durrësi me nga 24 mijë secili. Numri më i ulët i kërkesave ka qenë në qarqe si Kukësi, Gjirokastra dhe Dibra.

Deri më tani, dita kur janë bërë më shumë aplikime ka qenë data 9 Shkurt me rreth 9,962 kërkesa ose rreth 4.3% të peshës. Duke qenë se në 37-të ditë numri i aplikimeve ka arritur në shifrën e mësipërme, mund të themi se mesatarisht kanë aplikuar rreth 6 mijë emigrantë në ditë, ose rreth 269 në orë.

Më herët “Scan Intel” doli me një projeksion në varësi të ritmit të kërkesave se deri më datë 4 Mars numri total i tyre do të regjistrohej në rreth 275 mijë (shiko këtu).

Diaspora në zgjedhje, mesatarisht 4 aplikime në një minutë/

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat