Depozitat shtohen me 771 milionë euro/ Kursimet në lekë u rritën 4 herë më shumë se ato në euro
Viti 2025 ka nisur me 1.39 trilionë lekë depozita në paranë e gjerë, sinjalizojnë shifrat e Bankës së Shqipërisë. Krahasuar me muajin paraardhës, rritja fiksohet në 2.6% ndërsa krahasuar me Janarin e vitit 2024 kjo rritje është 5.8%.
Shifrat e analizuara nga `Scan Intel` në lidhje me depozitat tregojnë se, në vlerë monetare depozitat në paranë e gjerë gjatë vitit 2025 janë rritur me plot 76.4 miliardë lekë. Pra, bëhet fjalë për thuajse 771 milionë euro më shumë në banka brenda vitit. Depozitat në paranë e gjerë i referohen depozitave në banka, llogari rrjedhëse, llogari me afat dhe pa afat, në lekë e në valutë. Nga totali i depozitave pjesa më e madhe e tyre i përkasin kategorisë depozita të transferueshme.
Por si paraqitet situata për depozitat sipas monedhës raportuese? Në përgjithësi, të dhënat tregojnë një preferencë në rritje për depozitat në lekë, ndërkohë që rritja e depozitave në valutë mbetet më e kufizuar. Kjo mund të vijë si pasojë e një ekonomie më të stabilizuar, politikave monetare që favorizojnë kursimin në monedhën vendase dhe një kursi këmbimi më të favorshëm për lekun.
Depozitat në lekë janë rritur me 3.5% nga dhjetori 2024 në janar 2025, duke arritur në 651.3 miliardë lekë. Ndërsa krahasuar me janarin e një viti më parë , rritja është akoma më e lartë, dhe arrin në 9.8%. Ndryshe nga depozitat në lekë, ato në valutë kanë pësuar një rritje më të moderuar prej 1.8% në janar 2025 krahasuar me dhjetorin 2024. Në raport me janarin 2024, rritja ka qenë më e ulët, vetëm 2.5%.
Rritja e depozitave bankare gjatë këtij muaji është rezultat i disa faktorëve, një ndër kryesorët eshtë edhe inflacioni në nivele të qëndrueshme i cili vlerësohet të ketë rritur aftësitë e familjeve shqiptare për të kursyer. Por ky ekspansion i përgjithshëm i depozitave në paranë e gjerë ka ardhur edhe si pasojë e kontributit pozitiv të shumicës së agregatëve monetarë.
Sondazh

Hoxha: 520 mijë shtetas jashtë vendit përfitojnë nga shtyrja e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit!
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha paraqiti sot në seancën plenare të Kuvendit aktet normative të Këshillit të Ministrave që synojnë shtyrjen e vlefshmërisë......

Si do të kryhen investimet në zonat bregdetare? - Kriteret e reja/ Kush “injekton” mbi 50 milionë euro në Shqipëri, merr status
Investitorët që duan të injektojnë në ekonominë shqiptare më shumë se 50 milionë euro përfitojnë statusin e veçantë të “investitorit strategjik”, pavarësisht......

“Emigrantët do të sjellin më pak para në 2025” BERZH: Rritja ekonomike vetëm 3.7%. Edhe turizmi, performancë më të dobët
Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.7% gjatë këtij viti. Ky është parashikimi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në shkurt 2025 për......

50 mln euro ndihmë nga BE për energjinë - Qeveria miraton programin shumëvjeçar, promovimi i energjisë së rinovueshme dhe eficiencës
Qeveria ka miratuar në parim marrëveshjen e financimit me Komisionin Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për energjinë, për periudhën 2024 -......

Njihen vitet e punës para ‘94, si të aplikoni për pension? - Llogaritja/Përfitimi për individët sipas ndërmarrjeve ku kanë punuar
Mbi 30 mijë qytetarëve do t’u njihet periudha e punësimit para vitit 1994, pa pasur nevojën e hapjes së proceseve gjyqësore për shkak të dëmtimit të......

Si mundet BE-ja të kursejë 2.5 trilionë euro në faturat e energjisë deri në vitin 2040?!
47 milionë njerëz në shtetet anëtare të BE-së jetojnë në varfëri energjetike. Kjo do të thotë se ata nuk kanë para për të ngrohur shtëpitë e tyre. Plus,......

Totali i kredisë, portofoli “peshon” rreth 840.9 mld lekë/ Lehtësimi i kushteve të kreditimit rriti huanë për ekonominë me 13.5%
Në vitet e fundit, ekonomia shqiptare ka përjetuar një rritje të ndjeshme të totalit të kredisë, duke reflektuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe një besim të......

Kursi i këmbimit/ Forcohet sërish Dollari amerikan. Rikuperon pikë edhe Paundi!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë mëngjes pasi në raport me dje është blerë sot me 94.2 lekë dhe është shitur me 95.1 lekë sipas kursit të këmbimit......