Cili qark ka më shumë mjete bujqësore? Fier dhe Korça kryesojnë, Dibra dhe Kukësi kanë numrin më të ulët
Për vitin 2024, Shqipëria shënon rritje të dukshme në përdorimin e mjeteve mekanike për bujqësinë, me një total prej 34 mijë njësish, përfshirë traktorë, minitraktore, makina mbjellëse dhe autokombajna. “Scan Intel” ka sjellë një pasqyrë të detajuar të ndarë sipas qarqeve, e cila tregon dinamiken e sektorit bujqësor në të gjithë vendin dhe zhvillimet që po ndodhin në territor.
Për sa i përket përhapjes së mjeteve mekanike, Fieri dhe Korça janë dy qarqet që zënë vendin e parë në numrin e mjeteve. Fieri, një rajon me një histori të pasur bujqësore, ka regjistruar 3,141 traktorë me rrota dhe 1,354 minitraktorë, që e pozicionon atë si një nga qarqet më të zhvilluara në fushën e bujqësisë. Korça gjithashtu është një nga qarqet me performancë të lartë, me 1,624 traktorë dhe 1,223 minitraktorë, duke nxjerrë në pah fuqinë e sektorit të bujqësisë në këtë rajon.
Ndërkohë, qarqet Dibër dhe Kukës regjistrojnë numra më të ulët të mjeteve bujqësore. Dibra, ka vetëm 321 traktorë me rrota dhe vetëm 49 minitraktore, ndërsa Kukësi është më i ulët me vetëm 313 traktorë dhe 164 minitraktore. Këto të dhëna mund të pasqyrojnë një përdorim më të kufizuar të mekanizimit në krahasim me qarqet e tjera, ndoshta për shkak të kushteve të ndryshme gjeografike dhe infrastrukturës më të kufizuar.
Në nivel kombëtar, traktorët me rrota janë instrumentet më të zakonshme bujqësore, me gjithsej 10,632 njësish të regjistruara në të gjithë Shqipërinë. Makina mbjellëse dhe minitraktoret gjithashtu përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të mjeteve mekanike bujqësore, me 4,362 makina mbjellëse dhe 6,168 minitraktore që shërbejnë në fushat e bujqësisë.

Pensionet dhe rrugët, më shumë fonde nga Buxheti afatmesëm - Transporti, 3522 km rrugë të mirëmbajtura deri në 2028
Ekonomia shqiptare projektohet të ketë një ecuri pozitive në vitet që vijnë e cila parashikohet të jetë 4% gjatë tre viteve të ardhshme, sipas buxhetit......

Kriptovalutat gati të “pushtojnë” SHBA-të/ Trump nënshkruan ligjin për stablecoins
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi të premten një ligj që krijon një regjim rregullator për kriptovalutat e lidhura me dollarin, të......

“Lufta e re” e shampanjës në tregun global - Trump kërcënon me tarifa prej 30% për eksportet e BE-së
Prodhuesit e shampanjës në Francën verilindore duhet të gjejnë tregje të reja, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërcënoi me tarifa prej 30% për......

35% më shumë eksporte bujqësore në qershor - Perimet në serra, kontribut në rritjen e sasisë
Eksportet bujqësore gjatë muajit qershor 2025 arritën në 81,778 ton duke shënuar një rritje prej 35% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024. Ministrja e......

Strehim për 29 familje në nevojë në Roskovec - Objekt social 2400 m² me 6 kate banimi
29 familje në nevojë në Roskovec, do të strehohen në banesa sociale. Enti Kombëtar i Banesave, në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec, po finalizon ndërtimin e......

Sa tatim paguan shqiptarët mbi pagat dhe shtëpitë? - 6 mujori mbyllet me rritje prej 86 milionë eurosh në raport me 2024-ën
Tatimi që arka e shtetit ka mbledhur nga të ardhurat e krijuara nga qytetarët shqiptarë përmes pagave dhe nga shitja e shtëpive, është zëri më rritjen më të......

Trendet e tregtisë, rriten eksportet me Kosovën dhe importet nga Kina - Bellaqa: Kosova e Shqipëria, të krijohet treg i përbashkët
Rritja e shkëmbimeve tregtare me Kosovën gjatë muajit qershor është vlerësuar nga ekspertë të ekonomisë. Jakup Bellaqa, njohës i çështjeve ekonomike, thotë......

‘’Deri nesër 20 mijë metra katrorë hapësirë e çliruar” - Rama: Plan i ri për tavolinat jashtë. 75% hapësirë këmbësorëve, 25% njësitë e shërbimit
Mbi 17 mijë e 334 metra katrorë hapësira të zëna në mënyrë të paligjshme janë liruar në kryeqytet. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, Tiranë njofton se......