Cili qark ishte më “kursimtari” një vit më parë? Lezhianët, rreth 47 mln euro më shumë në bankë. Korçarët, 9 mln euro më pak
Referuar publikimit të Bankës së Shqipërisë për depozitat bankare, “Scan Intel” ka kryer një analizë të detajuar për të kuptuar se cilat qarqe të vendit kanë arritur të kursejnë më shumë gjatë vitit 2024. Lezha, është në vend të parë, me depozitat nëpër banka që janë rritur me 16.3% gjatë vitit të kaluar, krahasuar me vitin 2023. Më pas ndjek Vlora, me një rritje prej 8.3% të depozitave bankare. Pas Vlorës, në terma rritje vjetore të depoztave pozicionohen Shkodra dhe Durrësi, që i shtuan kursimet e tyre në banka me 4.7% dhe 4.3% respektivisht. Në tre vendet e fundit renditen Tirana, Fieri dhe Elbasani.
Nëse analizojmë shifrat në terma absolutë, pra rritja e depozitave sipas qyteteve në vlerë rezulton se Tirana që mban vendin e parë ka rritur depozitat bankare me 32.7 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar, ose me 330 milionë euro. Në vend të dytë ndjek Vlora, me rreth 76 milionë euro rritje dhe Durrësi mban vendin e tretë, me 49.5 milionë euro më shumë para në bankë gjatë vitit 2024, krahasuar me vitin 2023.
Renditja vijon me Lezhën me 46.5 milionë euro rritje, Shkodrën me 27.3 milionë euro rritje, Elbasanin me 26.2 milionë euro rritje të depozitave në bankë , ndërkohë që në vend të fundit gjejmë Korçën, i vetmi qark me rënie të kursimeve. Vlera e depozitave në 2024 ishte gati 9 milionë euro më pak se nëj vit më parë. Këto shifra i referohen të gjitha depozitave bankare, pra jo vetëm individëve, por edhe paratë e bizneseve, bankave, shoqërive të kursim kreditit, qeverisë lokale apo qendrore.
Por si ishte prirja e individëve dhe bizneseve për të kursyer? Shifrat tregojnë se në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Lezhë orientimi ishte drejt depozitave në monedhën e përbashkët europiane e cila përbën dhe peshën më të madhe ndaj depozitave totale. Ndërsa në qarqet e tjera ishin preferenciale depozitat në monedhën kombëtare, nisur kjo edhe nga kushtet favorizuese të tregut të këmbimit valutor ku leku ishte i mbivlerësuar krahasuar me euron gjatë vitit 2024.
Sondazh

Rama: Linjë e re financimi mes BSH dhe garancisë sovrane të qeverisë!
Kryeministri Edi Rama: “Programi i Bankës së Shqipërisë prej 250 milionë eurosh për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të ndihmojë shumë në rritjen e......

Trafiku nën vëzhgim me sistem të ri monitorimi - Eksperti: Informacion në kohë reale, më shumë lëvizje të lira
Një udhëzim i ri është botuar në Fletoren Zyrtare për informacionin në kohë reale mbi trafikun në vend. Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ARRSH duhet që......

Denaj: Garanci sovrane për NVM-të në bujqësi
Po zhvillohet në Tiranë tryeza e diskutimit me temë “Kreditimi i Sektorit Bujqësor: Identifikimi i rrugëve dhe krijimi i instrumenteve për një progres......

Kreditimi i Sektorit Bujqësor - Sejko: Program i ri për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
Banka e Shqipërisë po organizon një tryezë diskutimi me temë “Kreditimi i Sektorit Bujqësor: Identifikimi i rrugëve dhe krijimi i instrumenteve për një......

Tesla, shitjet në Gjermani bien me 59% - Mbështetja e Musk për ekstremistët e djathtë, ndër faktorët kryesorë
Shitjet e Tesla-s ranë me 59% muajin e kaluar në Gjermani, ku shefi ekzekutiv i kompanisë Elon Musk u afirmua në politikën kombëtare si kurrë më......

Mbi 90 mijë lekë falas për panelet e ngrohjes së ujit - Shteti mbulon 70% të vlerës, ja kostot që duhet të paguhen nga familjet
Teksa skema e subvencionimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit do të aplikohet edhe në vitin 2025, TV SCAN ka përllogaritur kostot që do të duhet të......

Investimet strategjike deri në 2026/ Gonxhja: Mbi 24 mijë vende të reja pune. Investimet, rritje me 2.7 miliardë!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja informoi përmes rrjeteve sociale se, “afati për përfitimin e statusit “Investim/ investitor......

Cilat biznese kanë marrë më shumë kredi vjet? Pozitat e pandryshuara. Tregtia në vend të parë, ndjek ndërtimi
“Scan Intel” ka analizuar shifrat në lidhje me kreditimin gjatë vitit të kaluar, për të kuptuar se cilët segmente të sektorit privat janë mbështetur më shumë......