Cilët profesionistë kërkon tregu i punës? Ekonomistët, Inxhinierët dhe IT më të preferuarit. Juristët, të pa “punë"
Në vitet e fundit, shumë të rinj shqiptarë kanë zgjedhur të ndjekin studimet e larta, me një prirje të dukshme drejt degëve si teknologjia, inxhinieria, ekonomia dhe mjekësia. Por, çfarë po kërkon aktualisht tregu i punës? A përputhen këto trende të diplomimeve me nevojat reale të tregut të punës?
Pjesa më e madhe e të rinjve shqiptarë zgjedhin të ndjekin studimet e larta, por sa prej tyre e përfundojnë ciklin e plotë akademik, duke përfshirë Bachelor dhe Master? Një analizë e trendit të të diplomuarve në programin Bachelor gjatë vitit 2020 dhe të diplomuarve në Master tri vite më vonë tregon se 76% e tyre zgjedhin të vazhdojnë studimet në nivelin Master. Sipas fushave të studimit, arsimtarët janë ata që shfaqin përqindjen më të lartë të atyre që, sapo përfundojnë Bachelorin, vazhdojnë masterin. Pas tyre renditen fusha e biznesit, administratës dhe ligjit, ndërsa më pak të interesuar janë të diplomuarit në "shkencat natyrore, matematikë dhe statistikë", ku vetëm 2.9% e tyre vazhdojnë masterin.
Analiza e tregut të punës për ofertat e punësimit të publikuara nga AKPA( Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, Dua Punë dhe Njoftime.AL gjatë muajit të fundit tregon se profili i ekonomistit (Ekonomi, Financë, Kontabilitet, Biznes) është më i kërkuari, duke përbërë rreth 17% të vendeve të lira të punës. Më pas pasojnë profili i inxhinierisë dhe i IT-së, me rreth 2.24% dhe 1.8% të punëve aktive respektivisht. Në profesionet inxhinierike kryeson Inxhinier Ndërtimi ndjekur nga Inxhinier Elektrik dhe Inxhinier Mekanik.
Pra, në përgjithësi, profesionet që lidhen me ekonominë, inxhinierinë dhe teknologjinë e informacionit vazhdojnë të jenë ndër më të kërkuarit nga punëdhënësit, Ndërkohë, fusha si shkencat sociale, arsimi dhe ligji duket se hasin sfida për t’u pozicionuar me sukses në treg. Pavarësisht numrit të lartë të juristëve që diplomohen çdo vit, vetëm 0.5% e vendeve të punës të analizuara i përkasin këtij profesioni, duke ngritur pyetje mbi balancën mes edukimit dhe kërkesave reale të tregut të punës.
Sondazh

Viti 2024 “dobësoi” tregtinë e jashtme/ Eksportet jo vetëm vlejnë më pak, por edhe peshojnë më pak
Shifrat e tregtisë së jashtme kanë vijuar të jenë të prekura nga dinamikat e kursit të këmbimit përgjatë gjithë vitit 2024. Më herët “Scan Intel” analizoi......

Akti normativ/ Malaj: Rialokime për projektet rrugore me perfomancë të lartë
Rishikimi i fundit i buxhetit për vitin 2024, që u miratua nga Qeveria më 19 Dhjetor, në formën e një Akti Normativ reflekton në buxhetin vjetor disa......

Greqia, 18 miliardë euro nga BE - Fondet do të tërheqin investime të reja për infrastrukturën, digjitalizimin
Greqia ka marrë 18 miliardë euro grante dhe kredi nga Fondi i Rimëkëmbjes së Bashkimit Evropian që nga viti 2021, një shumë ekuivalente me rreth 8% të......

Inspektorati i Punës, 54 mln lekë gjoba bizneseve - Në vitin 2024 kontrollohen mbi 190 mijë vende pune
Inspektoriati Shtetëror i Punës, çdo muaj kryen inspektimet në subjekte me qëllim ndëshkimin e paligjshmërive, informalitetit, si dhe trajton......

Gjashtë kandidatura për kryetar bordi të AMF - Kush janë personat që duan të administrojnë veprimtarinë e Autoritetit?
Për pozicionin vakant të anëtarit të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, i cili do të jetë në të njëjtën kohë edhe kryetar bordi, janë vetofruar......

Propozimi në Kuvend/ “Shtyhet me 2 vjet përjashtimi nga taksat për hotelet luksoze”
Deputeti socialist Blendi Klosi ka propozuar në Komisionin parlamentar të Ekonomisë zgjatjen e afatit me dy vjet për përjashtimin nga tatimi korporativ për......

Britania, vendi i dytë më tërheqës për investime - Sondazhi, renditja më e lartë në 28 vitet e fundit
Mbretëria e Bashkuar është vendi i dytë më tërheqës për investime pas SHBA-së, duke sinjalizuar një rritje në renditje, sipas një sondazhi vjetor të liderëve......

Tregu i punës, gjithëpërfshirës - AKPA: 525 persona me aftësi të kufizuar, të punësuar
Aftësia e kufizuar nuk është pengesë për t’u integruar në tregun e punës. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën me dije, se përgjatë vitit 2024......