Cilat vende e vizituan më pak Shqipërinë këtë vit? Hyrjet nga India dhe Kina shënuan rritjen më të lartë. Arabia Saudite, me rënien më të madhe
Turizmi në Shqipëri ka përjetuar një rritje të qëndrueshme dhe është bërë një sektor kyç për ekonominë e vendit. Shqipëria ka parë një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve, veçanërisht pas pandemisë. Sipas Organizatës Botërore të Turizmit vendi ynë ishte një nga destinacionet turistike me performancën më të mirë në rritjen e fluksit të turistëve, duke arritur rekord pas rekordi. Sipas të dhënave referuar INSTAT, përgjatë dhjetë muajve të vitit aktual, numri i hyrjeve nga shtetasit e huaj arritën në 10.4 milionë, me një rritje prej 16.1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo shifër duket se ka tejkaluar ndjeshëm totalin e viti 2023, ku për periudhën Janar-Dhjetor u regjistruan rreth 10.1 milionë hyrje nga të huajt.
“Scan Intel” ka analizuar në detaje të dhënat sa i përjet hyrjeve sipas shteteve për të parë se cilat vende na kanë vizituar më shumë dhe më pak. Si fillim le të analizojmë peshën e hyrjeve nga të huajt që ka secili vend ndaj totalit. Shifrat tregojnë se hyrjet nga Kosova dhe nga Italia zënë gati gjysmën e numrit, pra 48% të totalit ose rreth 5 milionë. Fqinjët ndjekin në renditje me një peshë prej 7.6% për Maqedoninë e Veriut dhe 6.1% për Malin e Zi. Hyrjet nga Greqia, Gjermania, Polonia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar plotësojnë 10 destinacionet kryesore.
Por cilat vende shënuan rritjen më të madhe?
Nga të dhënat shohim se rritjen më të lartë të numrin të hyrjeve në Shqipëri përgjatë dhjetë muajve të vitit 2024 e kanë shënuar vende si India, Kina, Estonia, Franca dhe Turqia. Rritja vjetore e hyrjeve nga këto vende vlerësohet nga 70% për Turqinë deri në 135% për hyrjet nga India.
Në dhjetë muaj, hyrjet nga Sllovenia dhe Zvicra duket se nuk kanë shënuar ndonjë ndryshim shumë të dukshëm, me një rritje vjetore prej 0.05% dhe 0.01% përkatësisht. Ndërkohë, sa i përket ndryhimit vjetor nga vendet me peshën më të madhe të hyrjeve, shifrat tregojnë se hyrjet nga Kosova kanë rritjen më të ulët me 1.1%, ndërsa hyrjet nga Italia u rritën me 33.9% dhe ato nga Maqedonia e Veriut u rritën me 20.4%.
Cilat vende e vizituan më pak Shqipërinë?
Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i hyrjeve nga disa vende regjistroi rënie, krahasuar me periudhën Janar-Tetor të vitit 2023. Hyrjet nga Lituania, Moldavia, Finlanda, Rusia, Norvegjia, Danimarka, Bjellorusia, Kroacia, Luksemburgu, Arabia Saudite dhe Izraeli shënuan rënie përgjatë dhjetë muajve të këtij viti.
Sondazh
Alternativat e Austrisë pas humbjes së gazit rus - Kombinim i dyfishtë i energjisë nga uji dhe era
Gjeneratorët austriakë të energjisë janë të pozicionuar mirë për të përballuar humbjen e furnizimeve të gazit të tubacionit nga Rusia falë prodhimit rekord......
Miratohet bonusi i fundvitit për pensionistët - Gonxhja: Shpërndarja do të nisë në javën e dytë të dhjetorit
Në mbledhjen e fundit të qeverisë u miratua bonusi i fundvitit për pensionistët. Gjatë fjalës së tij, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi......
Profesionistët e lirë marrin pas 5 milionë euro - Qeveria miraton aktin normativ, Malaj: Rimbursim 6450 tatimpaguesve
Profesionistët e lirë do të marrin pas 5 milionë euro të parapaguara si rrjedhojë e ligjit të ri të tatimit mbi të ardhurat i cili hyri në fuqi më 1 Janar......
Më pak transaksione me aplikacionet e bankave - BSH: Vlera e veprimeve me home banking ra me 5.6% në shtator
Shqiptarët po kryejnë gjithnjë e më pak transaksione përmes aplikacioneve të bankave. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gjatë muajit......
112 mln lekë për objektin multifunksional të ushtrisë - Hapësira moderne. Përfshihet depo e qendër shëndetësore në Ferraj të Tiranës
Ministria e Mbrojtjes ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e objektit për akomodimin e Kompanisë së Mbështetjes, depo logjistike, Ferraj, Tiranë.......
Popullsia gjermane, në plakje - Studimi: Ekonomia ka nevojë për 288 mijë punëtorë emigrantë në vit!
Ekonomia gjermane do të ketë nevojë për qindra mijëra emigrantë në vit për të kundërshtuar ndikimin negativ nga shoqëria e saj në plakje, sipas një studimi......
Sa këmbehen sot valutat e huaja?
Dollari amerikan ka humbur pikë këtë mëngjes nga rritja e djeshme duke u blerë sot me 92.9 lekë dhe duke u shitur me 94 lekë sipas kursit të këmbimit......
BE do të vendosë një rrugë më të rreptë fiskale në Holandë për të balancuar buxhetin e saj!
Bashkimi Europian do të vendosë një rrugë më të rreptë fiskale në Holandë, duke e detyruar atë të kufizojë shpenzimet e saj në mënyrë më agresive pasi vendi......