Cilat qarqe “ushqejnë” Shqipërinë? Fieri me mish e qumësht, Durrësi me vezë, Korça me mjaltë
Blegtoria mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme në Shqipëri, duke garantuar një burim të qëndrueshëm ushqimi dhe të ardhurash për mijëra familje. Të dhënat për vitin 2024, të analizuara nga “Scan Intel”, tregojnë një tablo të pasur dhe të larmishme të shpërndarjes së prodhimeve blegtorale nëpër qarqet e vendit, ku disa prej tyre dallohen qartësisht si qendra të mëdha të prodhimit të qumështit, mishit, vezëve dhe mjaltit.
Qarku i Fierit udhëheq me diferencë në prodhimin total të qumështit, me 168,980 tonë, nga të cilat mbi 156,000 tonë vijnë vetëm nga lopët. Kjo tregon për një strukturë blegtorale të zhvilluar dhe të përqendruar, me theks të veçantë në blegtorinë e gjedhit. Më pas renditet Korça me 108,631 tonë dhe Elbasani me 74,135 tonë qumësht të prodhuar, që konfirmojnë pozicionin e tyre si rajone me traditë dhe kapacitete të fuqishme në blegtori. Në jug të vendit, Vlora dhe Gjirokastra dallohen për prodhimin e lartë të qumështit nga delet dhe dhitë.
Edhe në prodhimin e mishit, Fier dominon bindshëm me 26,014 tonë mish peshë e gjallë, ndjekur nga Korça me 12,116 tonë dhe Elbasani me 11,648 tonë. Në Fier bie në sy kontributi i lartë nga shpendët, ndërsa Korça ka një strukturë më të balancuar mes gjedhëve, të leshtave dhe dhive. Lezha ndërkohë bie në sy për prodhimin e mishit të derrit.
Në pjesën qendrore të vendit, Durrësi mban rekord për prodhimin e vezëve, për shkak edhe të përqëndrimit të disa prej pularive kryesore. Durrësi prodhon një shifër mbresëlënëse prej 287.8 milionë kokrra vezë, ndërsa Shkodra ndjek me mbi 100 milionë kokrra.
Po ashtu, Tirana ka një numër të lartë shpendësh (575,400), nga të cilët mbi 496,000 janë pula për vezë, gjë që e bën një ndër furnizuesit kryesorë të tregut të brendshëm.
Kur bëhet fjalë për produksionin e mjaltit, Korça kryeson me 908 tonë, ndjekur nga Vlora me 859 tonë dhe Elbasani me 799 tonë. Në terma të koshereve të bletëve, Vlora mban vendin e parë.

Sa kushton një natë kampingu në vendin tonë? Shqipëria renditet me koston më të ulët në rajon dhe Europë
Turizmi është kthyer në një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur numri i pushuesve si rezidentë ashtu edhe......

Objektivat për ndryshimet klimatike - BE synon një marrëveshje deri në shtator
Shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë mbështetur planet për një marrëveshje mbi objektivin e tyre të ri për ndryshimet klimatike deri në......

“Arsimi të mbështesë tranzicionin e gjelbër” - Kërkesat/ Veprimet të jenë të shpejta për të përmbushur nevojat e tregut të punës
“Tranzicioni drejt energjisë së rinovueshme vendos një ngarkesë të konsiderueshme si në sektorin e arsimit, ashtu dhe në atë të biznesit, ndaj është e......

“BE do të kërkojë një marrëveshje me SHBA” - Komisioneri i Tregtisë, Sefcovic: Por jemi gati për kundërmasa!
Bashkimi Evropian do të përpiqet të arrijë një marrëveshje të mirë tregtare me Shtetet e Bashkuara, ndërsa po përgatit kundërmasa të mundshme në rast se......

Nis rilindja urbane 2.0/ Rama: Brenda vitit 2028 do të mbyllet procesi i legalizimeve
Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama e nisi me një takim me deputetë dhe kryebashkiakë në vijimësinë e vizionit “Shqipëria 2030”. Hapësirat publike ishin......

Franca do të rrisë shpenzimet ushtarake - Macron njofton 6.5 miliardë euro shtesë në dy vitet e ardhshëm
Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi një shtesë prej 6.5 miliardë euro në shpenzime ushtarake gjatë dy viteve të ardhshme. Macron i paraqiti këto plane......

Rama: Operator kombëtar për furnizimin me ujë dhe menaxhimin e mbetjeve!
Kryeministri Edi Rama në takimin me deputetët e qarkut të Tiranës u ndal edhe tek disa problematika në bashkinë e Tiranës, ku theksoi domosdoshmërinë e......

“Shqipëria 2030”/ Rama: Po punojmë për sistem të ri të furnizimit me naftë. Kontroll më efikas të çmimit!
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” deklaroi se po punohet për një sistem të ri të......