Cilat ishin tregjet e reja të Shqipërisë në 2024? Produktet shqiptare “udhëtuan” drejt Andorrës dhe Kepit të Gjelbër
Vitet e fundit Shqipëria ka demonstruar një angazhim të jashtëzakonshëm në zgjerimin e horizonteve të saj tregtare. Me një fokus të madh në diversifikimin e tregjeve të eksportit, vendi ka nisur të lidhë ura tregtare me vende të reja, disa prej të cilave nuk ishin tradicionalisht pjesë e hartës së eksporteve shqiptare. “Scan Intel” ka analizuar shifrat e INSTAT për pesë vitet e fundit për të kuptuar më mirë dinamikën e zhvillimit.
Një nga tregjet që ka shënuar rritje të dukshme është Kuba, për të cilën eksportet nuk u zhvilluan gjatë vitit 2020 dhe 2021, por që në vitin 2023 arritën në 1.9 milionë lekë, për t'u rritur më tej në 11.5 milionë lekë në vitin 2024. Po ashtu, Shqipëria ka forcuar marrëdhëniet tregtare me Kepin e Gjelbër, një treg që në vitin 2019 dhe 2020 nuk kishte regjistruar asnjë vlerë eksporti nga Shqipëria. Ishin konkretisht 21.4 mln lekë mallrat të eksportuara drejt këtij vendi në vitin 2024, duke reflektuar një rritje të ndjeshme.
Në rajonin aziatik, gjatë periudhës 2019-2024, Shqipëria ka eksportuar me Kamboxhian që nga fillimi i kësaj periudhe me një vlerë modeste prej 36,492 lekësh, ndërsa në vitin 2024 ka arritur kulmin me 4.6 milionë lekë. Ndërsa, disa tregje të tjera kanë pasur një zhvillim më të ngadaltë, siç është rasti i El Salvadorit. Në vitin 2021 eksportet arritën vlerën e 28,450 lekëve, duke u rritur ndjeshëm në 3.3 milionë lekë në vitin 2024.
Një ndër zhvillimet më të rëndësishme në pesë vitet e fundit ka qenë krijimi i marrëdhënieve tregtare me Uzbekistanin, një treg i cili në vitin 2024 arriti një total prej 55 milionë lekësh, duke shënuar një nga nivelet më të larta të eksporteve shqiptare me tregjet e reja për këtë periudhë. Po ashtu, është e rëndësishme të theksohet se marrëdhëniet tregtare me Andorrën, Kepin e Gjelbër dhe Taxhikistanin janë forcuar ndjeshëm 5 vitet e fundit.
Sondazh

30 mln euro investime në rrjetin elektrik - OSHEE: Ndërhyrjet përfshijnë 3 komponentë, përmirësim i shërbimit për qytetarët
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hapur tenderin ndërkombëtar për projektin “Programi i Investimeve në Shpërndarjen e Energjisë I”, duke......

Qendra e Shqipërisë, magneti i turizmit ndërkombëtar/ Numri i netëve të qëndrimit nga të huajt në këtë rajon arriti në rreth 2.4 milionë
Në vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rritje të shpejtë të numrit të turistëve të huaj, të cilët kanë zgjedhur vendin tonë si destinacion për......

Bankat “lëshojnë dorën” për kreditë konsumatore - BSH: Kërkesa pritet të jetë më e lartë gjatë tremujorit të parë 2025
Shqiptarët kanë kërkuar më shumë kredi në tre muajt e fundit të 2024, ndikuar dhe nga normat më të favorshme të interesit. Nga të dhënat e vrojtimit të......

Presidenti Trump firmos dhjetra urdhra ekzekutivë - Fal rebelët e Capitol, tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit, emergjencë në kufirin jugor
Sapo mori detyrën në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutivë. Shtatë urdhrat e parë u......

Minierat, ndryshojnë rregullat për kërkim-zbulimin - Ndryshime edhe për pezullimin e aktivitetit dhe rehabilitimin mjedisor
Lejet e kërkim-zbulimit do të jepen me procedurë të hapur për të gjitha zonat për të cilat nuk ka informacion gjeologjik apo në ato zona për të cilat ka......

Marco Alberti, ambasadori i ri i Italisë në Tiranë - 53-vjeçari i lindur në Zaire nis punën në Shqipëri
Marco Alberti është ambasadori i ri i Italisë në Tiranë, duke zëvendësuar Fabrizio Bucci, mandati 5-vjeçar i të cilit përfundoi pak ditë më parë. I lindur......

DIVA, dyfishohen individët që duhet të deklarojnë - Si plotësohet deklarata e të ardhurave dhe cilat kategori e kanë detyrim
Këtë vit, rregullat për deklarimin e të ardhurave përmes DIVA-s do të jetë ndryshe nga më parë. Në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, përcaktohen......

Kursi këmbimit/ Forcohen Dollari, Euro dhe Franga!
Dollari amerikan blihet sot me n94.4 lekë dhe shitet me 95.6 lekë duke shënuar rritje nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane......