Cilat biznese kanë marrë më shumë kredi vjet? Pozitat e pandryshuara. Tregtia në vend të parë, ndjek ndërtimi
“Scan Intel” ka analizuar shifrat në lidhje me kreditimin gjatë vitit të kaluar, për të kuptuar se cilët segmente të sektorit privat janë mbështetur më shumë te bankat që operojnë në vendin tonë për financim gjatë vitit të kaluar. Në vend të parë, si sektori që ka marrë më shumë hua gjatë vitit të kaluar është tregtia, me shumicë e pakicë, dhe në të cilën përfshihet edhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave. Ky sektor ka marrë rreth 95.6 miliardë lekë hua të re gjatë vitit të kaluar, e cila përkthehet në rreth 950 milionë euro. Edhe gjatë vitit 2023 ishte pikërisht ky sektor në vend të parë, paçka se, huaja e re për sektorin fiksohej në 80 miliardë lekë, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Në vend të dytë ndërkohë gjejmë sektorin e ndërtimit, me rreth 47 mld lekë kredi të re, ose rreth 470 milionë euro.
Huaja e re për ndërtimin, por edhe për tregtinë është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin 2023, me rreth 18% për të dy sektorët. Edhe sa i përket vendit të tretë, pozitat janë të pandryshuara krahasuar me vitin paraardhës, ku gjejmë sërish “Industrinë përpunuese”, me 27.7 mld lekë hua të re. Në vend të 4-tët gjejmë “Energjinë elektike”, me 24.3 mld lekë, dhe në vend të 5-të, “Aktivitete të tjera shërbimi” me 18.4 mld lekë hua të re gjatë të gjithë vitit 2024.
Sa i përket sektorëve që kanë marrë më pak hua të re gjatë vitit të kaluar, në vend të fundit, me zero financim gjejmë “Organizmat ndërkombëtare”. Më pas ndjek “Administrimi publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm” me vetëm 24 milionë lekë hua të re. Në fund të tabelës, me shumë pak financim renditen edhe sektorë të rëndësishëm si: “Bujqësia”, “Arsimi”, “Shëndetësia” apo edhe “Artet”.
Sondazh

44.2 milionë euro për punësimin e të rinjve - Kush përfiton dhe në cilat programe do të shpërndahen?
Në një kohë kur mungesa e fuqisë punëtorë është kthyer në shqetësim për bizneset dhe nga ana tjetër këto të fundit kërkojnë burime njerëzore të kualifikuara,......

Çfarë mund të bëjë një familje me 800 euro/muaj? - Studimi/ Mbulohen vetëm shpenzimet bazike për ushqim dhe banesë!
Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen familjet shqiptare është përballimi i shpenzimeve të përditshme. Pavarësisht përmirësimeve ekonomike në......

Kina sfidon tarifat e Trump në Organizatën Botërore të Tregtisë!
Kina paraqiti një ankesë të Organizatës Botërore të Tregtisë të mërkurën kundër tarifës së re 10% të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump mbi importet kineze......

Si Trump po 'ndihmon' Temu dhe Shein të konkurrojnë me kompanitë vendase si Amazon dhe eBay?!
Shitësi kinez me pakicë në internet Temu ka shfaqur më shumë produkte në aplikacionin e tij që mund të dërgohen nga magazinat në SHBA pas vendimit të......

Rama: Taksë dhe TVSH zero për biznesin e vogël deri në vitin 2029!
Gjatë transmetimit të sotëm të rubrikës “Sy m’Sy”, Kryeministri Edi Rama foli edhe për taksimin për biznesin e vogël duke konfirmuar sërish se deri në vitin......

Çmimet e naftës në nivelin më të ulët në një vit – Shkak, intensifikimi i luftës tregtare SHBA-Kinë!
Çmimet e naftës së papërpunuar ranë në nivelin e tyre më të ulët që nga 31 dhjetori 2024 mes përshkallëzimit të luftës tregtare SHBA-Kinë. Investitorët janë......

Nga krevati, te llampadari. Importet kapin shifra rekord - Ndërtimet e reja po nxisin kërkesën për arredimin e tyre
Mobilje, krevate e deri te pajisjet e ndriçimit. Vitin e kaluar, për të plotësuar nevojat e vendit, u importuan rreth 33 mijë ton. Sipas të dhënave nga......

Turistët e huaj në Shqipëri/ Rama: 4,8 miliardë dollarë shpenzime gjatë vitit 2024!
Kryeministri vendit, Edi Rama deklaroi sot gjatë rubrikës së tij ‘Sy m’Sy’ në rrjetet sociale se në Shqipëri pesha e turizmit për vitin 2024 vlerësohet 26% e......