Cila lëndë “fundosi” më shumë maturantë? Matematika me më shumë mbetës, Gjuhë-Letërsia me vetëm 27 nota maksimale

Provimet e Maturës Shtetërore janë prova e fundit që ndan bankat e gjimnazit nga auditorët e universitetit. Rezultatet e marra në matematikë, Gjuhë-Letërsi, gjuhë të huaj dhe në lëndën me zgjedhje nuk janë thjesht nota, por një nga elementët që peshojnë në garën për degën e preferuar dhe, në shumë raste, në drejtimin që do të marrë më pas rruga profesionale e maturantëve. Por sa mirë e kaluan këtë “urë” maturantët e vitit 2026? “Scan Intel” ka analizuar rezultatet e katër provimeve të maturës për të parë se ku janë shënuar rezultatet më të mira, në cilën lëndë janë regjistruar më shumë mbetës dhe ku nota 10 ka qenë më e rrallë.
Matematika ka rezultuar prova më e vështirë e Maturës Shtetërore 2026, të paktën referuar numrit të maturantëve mbetës dhe notës mesatare. Nga 25,051 maturantë që iu nënshtruan këtij provimi, 645 morën notën 4.00, ndërsa nota mesatare u ndal në 6.74, më e ulëta mes katër provimeve të maturës.
Të dhënat tregojnë se rreth 2.6% e maturantëve që dhanë matematikën nuk e kaluan provimin, një përqindje dukshëm më e lartë se në lëndët e tjera. Në Gjuhë-Letërsi, mbetësit përbënin rreth 1.3% të maturantëve, në gjuhën e huaj 1.5%, ndërsa në lëndët me zgjedhje më pak se 1%.
Në krahun tjetër të renditjes qëndrojnë pikërisht lëndët me zgjedhje. Nga 25,079 maturantë, vetëm 247 morën notën 4.00, duke e çuar kalueshmërinë në 99.02%, më të lartën mes të gjitha provimeve. Edhe nota mesatare, 7.73, ishte më e larta e Maturës 2026.
Rezultate të mira u regjistruan edhe në provimin e gjuhës së huaj. Mesatarja arriti në 7.68 dhe kalueshmëria në 98.53%. Nga 25,015 maturantë që iu nënshtruan provimit, 367 morën notën 4.00, ndërsa 135 siguruan notën maksimale.
Por një tjetër tregues që bie në sy vjen nga provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Megjithëse kalueshmëria ishte e lartë, në 98.70%, vetëm 27 nga 25,011 maturantë arritën të merrnin notën 10.00. Kjo do të thotë se vetëm rreth 0.1% e maturantëve siguruan rezultatin maksimal, përqindja më e ulët nga të katër provimet.
Në matematikë, pavarësisht numrit më të lartë të mbetësve, numri i notave maksimale ishte relativisht i lartë. Plot 241 maturantë morën notën 10, ose rreth 1% e atyre që iu nënshtruan provimit. Në lëndët me zgjedhje u regjistruan 232 nota maksimale, ose rreth 0.9% e totalit.
Nëse provimet renditen sipas notës mesatare, diferencat bëhen edhe më të qarta. Në krye janë lëndët me zgjedhje me 7.73, të ndjekura nga gjuha e huaj me 7.68 dhe Gjuhë-Letërsia me 7.26. Matematikës i mbetet vendi i fundit, me një mesatare prej vetëm 6.74.
Në total, në katër provimet e Maturës Shtetërore 2026 janë regjistruar 1,584 rezultate me notën 4.00 dhe 635 rezultate me notën maksimale 10.00. Këto shifra nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht po aq maturantë të ndryshëm, pasi i njëjti maturant mund të ketë marrë notën 4 ose 10 në më shumë se një provim.

Falja e detyrimeve/ Tatimet: 410 milionë euro të shlyera për mbi 204 mijë tatimpagues
Mbi 204 mijë tatimpagues kanë përfituar nga procesi i fshirjes dhe shuarjes së detyrimeve tatimore, me një vlerë totale prej 410 milionë eurosh, deri më 31......
Mbikalimet në autostradën Tiranë-Durrës/ Lidhet kontrata gati 1.1 mld lekë, përfshihet dhe ndriçimi e gjelbërimi
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratën për plotësimin e punimeve dhe përmirësimin estetik të autostradës Tiranë–Durrës, në segmentin nga sheshi......
Sa ditë në vit pushojnë shqiptarët? Vendi, mbi mesataren botërore për pushimet e paguara
Shqipëria renditet ndër vendet ku punonjësit kanë një numër relativisht të lartë ditësh pushimi të paguar. Sipas një analize të publikuar nga Visual......
Shitjet online “nën lupën” e Tatimeve/ Mbi 2 mijë biznese në fokus të planit për formalizimin dhe luftën ndaj evazionit
Administrata Tatimore ka ndërmarrë një plan të veçantë për tregtinë dhe shërbimet online, me synim rritjen e formalizimit dhe luftën ndaj evazionit tatimor.......
Me kë po bën më shumë tregti Shqipëria? SHBA, Kosova dhe Greqia fitojnë terren në hartën e eksporteve
Eksportet shqiptare po gjejnë gjithnjë e më shumë hapësirë jashtë tregjeve tradicionale europiane tregojnë të dhënat e tregtisë së jashtme nga INSTAT. Në......
Nxjerrja e litiumit në Gjirokastër - Mineralet kritike/ Leja në Zhulat-Picar kalon nga kërkim-zbulimi, në shfrytëzim
Litiumi, një prej mineraleve me rëndësi në rritje për industrinë e baterive dhe tranzicionin energjetik, duket se po hyn në një fazë të re të zhvillimit......
Më pak euro në banka, leku fiton terren - BSH: Përparon deeuroizimi. Kursi i këmbimit nxiti përdorimin e monedhës vendase
Përdorimi i euros në sistemin financiar shqiptar ka pësuar rënie gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Raporti më i fundit i Bankës së Shqipërisë mbi......
Viti i ri shkollor 2026-2027 nis më 14 shtator - Përfundon më 18 qershor, për maturantët më 4 qershor
Viti i ri shkollor 2026-2027 për nxënësit e arsimit parauniversitar do të nisë më 14 shtator. Ministria e arsimit ka publikuar kalendarin me data kryesore të......

