Buxheti për arsimin, rreth 620 milionë euro/ Synohet të ndërtohen, ose rikonstruktohen rreth 70-80 objekte arsimore
Fondet për “Ministrinë e Arsimit” në vitin 2025, parashikohet të arrijnë në rreth 60.02 miliardë lekë ose gati 620 milionë euro. Krahasuar me një vit më parë rezulton se buxheti për sektorin e arsimit është rritur me gati 19% dhe vlerësohet gati sa 3% e PBB-së së vendit.
Por si do të shpërndahen këto para?
Sipas shifrave, rreth 11.5 milionë euro do të shkojnë për planifikimin dhe menaxhimin. Ndërkohë, për arsimin bazë, të mesëm dhe atë universitar do të alokohen rreth 58 miliardë lekë ose gati 586 milionë euro. Fondet për shkencën janë parashikuar në 14.9 milionë euro, ndërsa për zhvillimin e sportit parashikohen rreth 6.3 milionë euro.
Me buxhetin e vitit 2025 do të ndërtohen ose rikonstruktohen rreth 70-80 objekte arsimore të arsimit bazë, me rreth 1,000-1,200 klasa dhe laboratorë, ku parashikohet të përfitojnë rreth 20,000 deri në 25,000 nxënës dhe 1,500 deri në 2,000 punonjës mësimorë.
Synohet gjithashtu sigurimi i shërbimit të transportit, si dhe mbulimin e shpenzimeve të transportit për rreth 33,000 fëmijë dhe nxënës që kanë vendbanimin e tyre mbi 2 km nga shkolla.
Një ndër prioritet e tjera për “Ministrinë e Arsimit” është edhe ofrimi i bursave financiare apo kuotë ushqimore/financiare për 3,800-4,000 nxënës me nevoja të veçanta si dhe fëmijëve më me ndikim në uljen e braktisjes shkollore, të nxënësve të arsimit para-universitar nga shtresat sociale në nevojë.
Sipas relacionit të projektbuxhetit për vitin e ardhshëm, “Ministria e Arsimit dhe Sporteve” do të vijojë zhvillimin e reformave në arsim, mbështetjen e arsimit bazë, të mesëm të lartë, orientimin e kurikulave ndaj nevojave të tregut të punës dhe modernizimin e tyre.
Rritja e numrit të fëmijëve që ndjekin arsimin parashkollor, reduktimi i numrit të klasave kolektive, ofrimi i teksteve shkollore falas, përmirësimi i infrastrukturës shkollore, fuqizimi i TIK-ut në arsim si dhe mbështetja financiare janë disa nga prioritet kryesore të buxhetit për vitin 2025.
Sondazh
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën në kuota relativisht të qëndrueshme pasi nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të vlerës nga dita e djeshme duke u blerë sot......
Kina zhvillon modelin e “IA” për aplikim ushtarak - Studiuesit përdorën modelin publik të Meta-s për të krijuar “ChatBIT”
Institucionet kërkimore kineze të lidhura me Ushtrinë Çlirimtare Popullore kanë përdorur modelin Llama të disponueshëm publikisht të Meta-s për të zhvilluar......
1.29 miliardë lekë për strehimin - Buxheti 2025, parashikon edhe subvencione për familjet në nevojë
Qeveria synon të sigurojë të sigurojë deri në vitin 2030, strehim të përshtatshëm e të përballueshëm për rreth 35,0000 individë/familje që kanë aplikuar për......
Buxheti 2025, 18,53 mld për kontratat me PPP - Zv/kryeministrja Balluku, në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat
Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat po zhvillon një seancë dëgjimore për shqyrtimin e buxhetit dhe investimeve të parashikuara nga Ministria e......
Projektet infrastukturore më të rëndësishmë për vitin 2025 - Zv/kryeministrja Balluku, në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat
Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat po zhvillon një seancë dëgjimore për shqyrtimin e buxhetit dhe investimeve të parashikuara nga Ministria e......
Kampionati Ndërkombëtar i Volejbollit BALFIN zhvillon edicionin e katërt/ Një aktivitet që reflekton forcën bashkepunuese të kompanive të Grupit
Katër ekipe nga kompani të Grupit BALFIN, përfshirë punonjës nga Shqipëria dhe rajoni, garuan në edicionin e katërt të Kampionatit Ndërkombëtar të......
Spanja synon të ndalojë vizat e arta nga janari, por një vend po e rifut atë!
Marrja e të drejtës për të jetuar dhe punuar në një vend tjetër mund të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë. Por kjo nuk është gjithmonë rasti për ata që......
Lulëzon pasuria personale e Trump – Shkak, rritja e aksioneve të kompanisë së tij mediatike!
Kompania mëmë e faqes së rrjeteve sociale të Trump, Truth Social humbi 19.2 milionë dollarë (17.83 milionë euro) në tremujorin e fundit, sipas një raporti të......