Bonot 12-mujore, në minimumin historik/ Norma mesatare e ponderuar në ankandin e fundit, 2.73%
Bonot e thesarit po e mbyllin vitin 2024 me nivelin më të ulët historik të yield-it mesatar të ponderuar duke arritur në 2.73%. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, ankandi i fundit i zhvilluar kishte si objekt bonot e thesarit me maturim 12-mujor, duke përfshirë një shumë të shpallur prej 6 miliardë lekësh. Nga kjo shumë, 2 miliardë lekë i përkisnin Bankës së Shqipërisë.
Gjatë ankandit të zhvilluar u paraqitën 13 kërkesa konkuruese me një total prej 9.5 miliardë lekësh, ndërkohë që vetëm 5.8 miliardë lekë u pranuan.
Nëse analizojmë historikun e rezultateve të ankandeve të zhvilluara përgjatë 12-mujorit të këtij viti konstatojmë se në janar dhe shkurt , normat e bonove janë rritur gradualisht, duke kaluar nga 3.4% në fillim të janarit në 3.63% në mes të muajit shkurt. Kjo rritje mund të lidhet me një kërkesë më të ulët për bonot ose pritshmëritë për inflacion më të lartë, që zakonisht nxisin një rritje të yield-it.Ndërkohë që në fund të shkurtit norma mesatare e yield-it bie ndjeshëm në 2.63%, një ndryshim i dukshëm krahasuar me trendin e mëparshëm.
Në mars dhe prill, normat mbeten relativisht të qëndrueshme në intervalin 3.61%-3.69%, dhe më pas, normat fillojnë të bien në mënyrë graduale, derisa arritën në 2.73% në muajin dhjetor të vitit aktual.
Bonot e thesarit janë instrumente financiare të emetuara nga qeveria për të huazuar fonde në tregun financiar. Këto mjete të borxhit afatshkurtër zakonisht kanë maturime nga 3 deri në 12 muaj dhe përdoren për të mbuluar deficitet buxhetore, financimin e projekteve infrastrukturore ose menaxhimin efikas të borxhit publik.
Por si ndikon rënia e yield-it në ekonomi?Norma më e ulët e yield-it ul kostot e huazimit për qeverinë, duke e bërë më të lirë financimin e projekteve publike.
Po ashtu, një yield i ulët ndikon në normat e interesit të tregut, duke lehtësuar kushtet e kreditimit për bizneset dhe individët.Rënia e normave mund të lidhet me pritshmëri për inflacion më të ulët.
Sondazh

Dhjetëra mijëra shtëpi të mbetura pa energji elektrike pasi bora e madhe dhe erërat kaplojnë Ballkanin
Dhjetëra mijëra shtëpi në Bosnje dhe Hercegovinë humbën aksesin në energji elektrike të martën pasi bora e madhe dhe erërat u përplasën në rajonin e......

“Sovraniteti i Kanalit të Panamasë, i panegociueshëm” - Presidenti panamez hedh poshtë pretendimet e Trump
Presidenti i Panamasë, Jose Raul Mulino, ripohoi sovranitetin e vendit mbi Kanalin e Panamasë në një deklaratë të nënshkruar së bashku me tre ish-presidentë......

Krerët e shtetit urojnë besimtarët e krishterë-Begaj, Rama, Spiropali dhe Balluku përcjellin mesazhet e festës
Besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë lindjen e Krishtit, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin fetar. Dita e shënjtë......

Kombet e pasura reduktojnë ndihmat humanitare - SHBA, Gjermania, BE përbëjnë 58% të kontributeve në OKB
Numri i njerëzve që vuajnë nga uria në mbarë botën po rritet, ndërkohë që sasia e parave që kombet më të pasura të botës po kontribuojnë për t'i ndihmuar......

Turqia rrit pagën minimale me 30% - Vendimi favorizon investitorët dhe synon reduktimin e inflacionit
Turqia rriti pagën minimale me 30% për vitin 2025, duke ofruar një lehtësim për investitorët që kërkojnë hapa konkretë për të reduktuar politikat populiste......

BSH tërheq nga tregu 270,5 mln euro - Leku u zhvlerësua ndaj monedhës së përbashkët në fund të tremujorit të tretë
Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu i brendshëm valutor rreth 270.5 milionë euro, me synim kryesor stabilizimin e kursit të këmbimit, por jo vetëm. Me......

Japonia do të ulë emetimet me 60% në 2035 - Objektivi final është arritja e emetimeve zero neto deri në 2050
Japonia finalizoi një plan për të ulur emetimet e gazeve serrë me 60% deri në 2035, në raport me nivelet e vitit 2013. Objektivi për 2030 reflekton një......

A janë gati ndërtesat e vjetra për t’u rinovuar? - Simaku: Ka mungesa! Duhen të dhëna dhe certifikime të mureve
Në Konsultimet Publike është publikuar Strategjia e Rinovimit të Stokut të Ndërtesave ku synohet ndërhyrja në funksion të rritjes së efiçencës së energjisë......