Biznesi i luleve, në “lulëzim”/ Muaji Shkurt regjistron rekordin e dytë më të lartë të importeve
Sipas të dhënave më të fundit të tregtisë së jashtme, duket se biznesi i tregtimit të luleve dhe kultivimi i bimëve po shënon një rritje të konsiderueshme.
Referuar numrave të INSTAT muaji shkurt i këtij viti regjistron rekordin e dytë më të lartë të vlerës së importit të pemëve, bimëve, rrënjëve apo luleve dhe gjetheve zbukuruese. Rekordi i mëparshëm regjistrohej në muajin Shkurt të vitit të kaluar në qoftë se analizojmë të dhënat që nga Janari i vitit 2005.
Vlera për muajin Shkurt të këtij viti arrin në gati 186 milionë lekë, ndërkohë që vlera e rekordit të mëparshëm vlerësohej në 196 milionë lekë.
Tendencat rritëse për këtë kapitull vihen re që nga viti 2017-të. Muajt kur importet e bimëve, pemëve apo luleve kanë shënuar vlerën më të lartë janë muajt Shkurt dhe Mars, kur përkojnë edhe me festat e 7-8 Marsit apo dhe 14-të Shkurtin.
Nisur nga kjo mund të themi se kërkesa për bimë, pemë dhe lule ka një tendencë rritëse gjatë periudhës së pranverës dhe përgjatë festave.
Ndërkohë, nëse analizojmë treguesin me bazë vjetore, shohim se përgjatë dy dekadave, viti 2024 përbën rekordin më të lartë me një vlerë importesh prej 1.3 miliardë lekësh.
Në drejtim të partnerëve kryesorë sa i përket importeve gjejmë në vend të parë Holandën me një peshë prej 51%, pasuar nga Italia me 26% dhe në vend të tretë e katërt Ekuadori me Kinën.
Nga ana tjetër, edhe eksportet për këtë produkt rezultojnë të jenë rritur ndjeshëm vitet e fundit, ku në vitin 2023 dhe 2024 kanë arritur kulmin e vlerave.
Sondazh

Tarifat e Trump “dënojnë” industritë amerikane - Mund t'i kushtojnë sektorit të teknologjisë 139 miliardë dollarë në vit
Lufta tregtare e Presidentit Donald Trump mund t'i kushtojë miliarda dollarë në vit industrisë amerikane të teknologjisë, medias dhe telekomunikacionit,......

31 milionë euro investime publike në 2 muaj - Viti nis mbarë, rritet ndjeshëm disbursimi i fondeve për projektet
Viti 2025 ka nisur mbarë edhe sa i takon ecurisë së projekteve publike në vend. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në dy muajt e parë të......

Rekord financimesh nga BERZH në Shqipëri - 203 mln euro vetëm në vitin 2024. Infrastruktura përfituesi më i madh
Gjatë vitit të kaluar, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) financoi projekte me vlerë 203 milionë euro në Shqipëri, duke shënuar nivelin më të......

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për shpërbërjen e Departamentit Amerikan të Arsimit!
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv që bën thirrje për shpërbërjen e Departamentit Amerikan të Arsimit. Lëvizja......

Anulohen mbi 1300 fluturime në aeroportin e Londrës - Zjarri në një nënstacion elektrik shkaktoi ndërprerje të energjisë
Një zjarr në një nënstacion elektrik në Londër ka shkaktuar një ndërprerje të energjisë elektrike, duke detyruar aeroportin Heathrow të mbyllet për një ditë......

Eventi kryesor i vitit për bizneset - AIDA organizon ‘Match Maker Albania 2025’!
AIDA njofton se do të organizoj eventin Match Maker Albania 2025, me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioniti, cili është një mundësi......

Lista e Projekteve Kombëtare, përcaktohen kritere të reja - Propozuesit për koncesione duhet të dorëzojnë paraprakisht studimet e fisibilitetit
Projektet e reja të investimeve publike duhet të plotësojnë disa kritere shtesë që të përfshihen e tyre në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi......

Konkurrenca globale në eksporte - Kina ka hegjemoninë. Nga viti 2010, ka dyfishuar praninë në tregun botëror
Konkurenca globale për të patur pozitë dominuese në eksportet botërore është ashpërsuar më tej që nga koha e pandemisë. Në krye të garës janë Kina, SHBA dhe......