Bizneset shqiptare rrisin efikasitetin/ 33.1% e ndërmarrjeve përdorin teknologjinë për të ulur kostot dhe konsumin

Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2025, 30% e të gjitha bizneseve në BE përdorën sisteme ose zgjidhje të teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK) për të ulur konsumin e energjisë ose materialet e përdorura (përfshirë materialet e konsumueshme) si dhe për të rritur përdorimin e materialeve të ricikluara.
Mirëpo si paraqitet Shqipëria në këtë tregues? Sipas statistikave përgjatë vitit 2025, 33.1% e bizneseve dhe ndërmarrjeve në Shqipëri iu ka ardhur në ndihmë teknologjia për të ulur kostot. Në këtë aspekt Shqipëria renditet në 10 shtetet europiane ku teknologjia mesa duket ndihmon duke bërë që bizneset të gjejnë mbështetje të thellë për të bërë punën më të lehtë në shumicën e gjërave. Këto shifra përputhen edhe me nivelin e digjitalizimit.
Në krahasim me rajonin, Shqipëria del dukshëm më mirë. Ajo lë pas Serbinë (20.16%), Malin e Zi (22.87%) dhe Bosnje Hercegovinën (23.26%), duke treguar një adoptim më të shpejtë të teknologjive “të gjelbra” nga bizneset vendase.
Megjithatë, Shqipëria ende nuk arrin nivelet e liderëve europianë. Vende si Belgjika (41.90%), Danimarka (39.45%) dhe Malta (38.74%) kryesojnë renditjen, duke reflektuar investime më të avancuara në teknologji dhe politika të forta.
Edhe në raport me fqinjët e Bashkimit Europian si Italia (34.16%) dhe Greqia (24.25%), Shqipëria qëndron konkurruese madje tejkalon ndjeshëm Greqinë dhe afrohet shumë pranë Italisë. Ky pozicionim sugjeron se bizneset shqiptare po e kuptojnë gjithnjë e më shumë rëndësinë e teknologjisë në uljen e kostove dhe ndikimit mjedisor. Nëse ky trend vazhdon, Shqipëria ka potencial real të ngjitet më lart në renditjen europiane dhe të afrohet me vendet lider në tranzicionin drejt një ekonomie më të qëndrueshme.
Java mbyllet pozitivisht për Dollari amerikan – Sa këmbehen sot valutat e tjera?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi ka regjistruar rritje të vlerës mëngjesin e kësaj të premte duke u blerë me 81.2 lekë dhe duke u......
Shqiptarët paguan 242 milionë euro taksë qarkullimi - Konsumi rriti të ardhurat në 2025-ën me 28 milionë euro
Qytetarë shqiptarë të cilët kanë një automjet në pronësi apo përdorim, kanë paguar afro 242 milionë euro si taksë qarkullimi gjatë vitit që lamë......
OSSH, investim për rrjetin energjetik në Lezhë - Synohet përmirësim i furnizimit me energji
Drejtoria Rajonale e OSSH Shkodër ka shpallur hapjen e garës për lidhje unazore për fiderat 18 dhe 19, n/stacioni 110/20/10 kv Lezhë. Sipas dokumentit, më......
Rritet deficiti tregtar në Kosovë - Eksportet në mars arritën 88 milionë euro, importet 651 milionë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë, që tregojnë se në mars 2026 deficiti tregtar arriti......
Kur do të rimëkëmbet prodhimi i naftës? - Goldman Sachs: Brenda pak muajsh pas rihapjes së Hormuzit
Prodhimi i naftës në Gjirin Persik, i kufizuar ndjeshëm nga konflikti i Iranit, mund të rimëkëmbet brenda pak muajsh pasi Ngushtica e Hormuzit të rihapet......
Shkëputja nga tronditjet e karburanteve fosile - Energjia elektrike e Evropës u bë 25% më e lirë falë diellit dhe erës
Ndërsa Evropa përballet me një krizë energjetike për shkak të tregjeve të paqëndrueshme të karburanteve fosile, investimet në burimet e rinovueshme kanë......
Si po ndryshon lufta mënyrën se si udhëtojnë evropianët? - Tensionet e shtuara gjeopolitike po ndryshojnë prioritetet
Titujt kryesorë të lajmeve për udhëtime në të gjithë Evropën janë dominuar nga efektet e tensioneve që përfshijnë Iranin, nga anulimet e fluturimeve deri te......
Alarm për karburantin e avionëve - Linjat ajrore rrisin biletat deri në 20%
United Airlines dhe Lufthansa janë ndër linjat ajrore kryesore që po shqyrtojnë rritjen e çmimeve të biletave dhe anulimet e mundshme të fluturimeve për......


