Bizneset po “distancohen” nga kreditimi? 70 % e kredisë së re u shpërnda për Tregtinë, Ndërtimin dhe Industrinë
Në muajin nëntor të këtij viti huatë e reja të dhëna për bizneset dhe korporatat jofinanciare private të cilësuara sipas aktivitetit të tyre ekonomik paraqiten me rënie të lehtë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kredia e re e shpërndarë për sektorin privat gjatë muajit nëntor të këtij viti arriti në 15.2 miliardë lekë.
Nëse analizojmë huanë e dhënë të cilësuar sipas aktivitetit të tyre ekonomik rezulton se vazhdojnë të dominojnë në marrjen e kredive “Tregtia me shumicë dhe me pakicë”, që përfitoi 6.09 miliardë lekë, ose 1.1% më pak krahasuar me tetorin e po këtij viti. Në vendin e dytë dhe të tretë renditen “Industria përpunuese” dhe “Ndërtimi” me përkatësisht 2.29 miliardë lekë dhe 2.14 miliardë lekë kredi të re. “Industria përpunuese” ishte ndër të paktët sektorë që shfaqën rritje krahasuar me muajin e mëparshëm, ndërsa “Ndërtimi” mori 31.6% më pak kredi se në muajin tetor të vitit aktual. Pra rreth 70% e kredisë totale u alokua drejt këtyre 3 sektorëve.
Nga ana tjetër, sektorët që kanë marrë më pak kredi gjatë këtij muaji janë “Arsimi” dhe “Administrimi publik dhe mbrojtja” me 38 milionë lekë dhe 13 milionë lekë respektivisht. Këto sektorë kanë marrë relativisht më pak kredi krahasuar me sektorët e tjerë duke treguar një orientim më të ulët të tyre drejt investimeve me huamarrje.
Nëse analizojmë shifrat në terma vjetorë vëmë re se sektori që ka përjetuar rritjen më të madhe është “Arte, argëtim dhe çlodhje" si dhe Furnizimi me ujë", i ndjekur nga sektori i "Aktivitete financiare dhe të sigurimit”.
Në të kundërt, disa sektorë kanë përjetuar rënie të ndjeshme, si "Energjia elektrike, furnizimi me gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” vlera e kredisë për këtë sektor ra me 84.3%. Po ashtu sektori “Transporti dhe magazinimi” mori 74.6% më pak kredi se në nëntor të vitit të kaluar.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Plazh në janar! - Kryeministri Rama ndan pamjet e qytetarëve që lahen në detin e Vlorës
Temperaturat e ulëta që kanë pushtuar vendin nuk kanë ndaluar disa qytetarë të kalojnë ditët e para të vitit në plazh, duke sfiduar edhe të ftohtin me larjen......

Blerja e valutave të huaja, si do të operohet në tregun financiar - Pas forcimit të lekut, BSH vjen për herë të parë me ankande forward 3-mujore
Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2025 do të organizojë për herë të parë ankande forëard, për blerjen e valutës së huaj me afat 3-mujor. Nga 22 ankande të......

“Çmimi i dritave do ulet” - Balluku: Vendimi do prekë gjithë shqiptarët
Çmimi i energjisë elektrike gjatë vitit 2025 do të ulet për të gjithë shqiptarët”. Në urimin për Vitin e Ri, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë......

Ndryshon mosha e daljes në pension - Për gratë, 61 vjeç e 10 muaj. Rritet vjetërsia në punë për burrat
Teksa qeveria ka deklaruar se do të ndërmarrë një reformë pensionesh, me nisjen e vitit 2025 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e......

Numri i të punësuarve arrin rekord historik - Gjemania regjistron shifrat më të larta që pas bashkimit
Në vitin 2024, Gjermania arriti një nivel rekord prej 46.1 milionë të punësuarish, duke u rritur me 72,000 krahasuar me një vit më parë. Kjo rritje u ndihmua......

Si performoi ekonomia në vitin 2024? Shqipëria në shifra. Udhëtimi ekonomik mes rritjes dhe sfidave
Në përgjithësi, viti 2024 ka qenë një vit pozitiv për ekonominë shqiptare, me rritje të qëndrueshme ekonomike dhe përmirësime në disa sektorë kyç.......

“Rikthimi” i hekurudhës" 6 projektet që po ringjallin transportin me tren
Me 3 projekte në zbatim, sektori hekurudhor ishte në qendër përgjatë vitit 2024, ndërsa viti 2025 pritet të shënojë avancimin e tyre, si dhe nisjen e......

Zëvëndëskryeministrja Balluku uron dhe jep lajmin: Në 2025, ulim çmimin e energjisë elektrike për të gjithë shqiptarët
Në ditën e parë të vitit, Zv.Kryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka uruar shqiptarët për një vit të mbarë, me......