Bizneset, kredi për “mbijetesë” dhe jo për rritje strategjike/ Zgjerohet ndjeshëm huaja për pajisje në Gusht, por bizneset e reja mbeten jashtë
Bizneset shqiptare vijojnë të marrin kredi kryesisht për të mbuluar nevoja të menjëhershme financiare dhe jo për investime afatgjata. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për periudhën 2016–2025 tregojnë se pjesa më e madhe e huave të reja të korporatave jofinanciare private të marra në muajin Gusht është përdorur për overdraft dhe kapital qarkullues, duke dëshmuar vështirësi të vazhdueshme në likuiditet.
Në vitin 2025, shuma totale e huave të reja të marra nga bizneset arrin rreth 30.9 miliardë lekë. Overdrafti përbën një peshë të konsiderueshme, duke kapur mbi 7.6 miliardë lekë, ndërsa kreditë për kapital qarkullues shënojnë rreth 6.4 miliardë lekë. Ky orientim tregon se kompanitë fokusohen më shumë tek sigurimi i xhiros së përditshme sesa tek zgjerimi i aktivitetit. Pra, huamarrja nuk shkon kryesisht për zgjerim strategjik, por për mbijetesë dhe ruajtje të qarkullimit të përditshëm.
Një element i veçantë për vitin e fundit është rritja e ndjeshme e kredive për blerje pajisjesh, të cilat kapin mbi 12 miliardë lekë, duke sinjalizuar një valë investimesh në modernizimin e teknologjisë dhe pajisjeve. Në të kundërt, kreditë për pasuri të paluajtshme, që në vitet e mëparshme arrinin nivele shumë të larta, në 2025 kanë rënë ndjeshëm në rreth 4.6 miliardë lekë.
Megjithatë, ajo që bie më shumë në sy është se huatë për hapjen e bizneseve të reja dhe për investime në instrumenta financiare pothuajse mungojnë gjatë gjithë periudhës së analizuar. Kredia për çelje biznesi zë një peshë modeste edhe të portofolit të kredisë për sipërmarrjet private në vend.
Zakonisht, hapja e bizneseve të reja mbështeten rrallë nga bankat tregtare për vetë faktin se mungon historiku i biznesit që i mundëson bankës vlerësimin e performancës për të vlerësuar stabilitetin dhe aftësinë për të shlyer kreditë.

Qytetarët, optimistë për blerjet e mëdha - BSH: Besimi në ekonomi tkurret me 1.3 pikë. Shërbimet dhe konsumatorët, të vetmit në rritje
Besimi në ekonomi nuk e ka ndalur prirjen rënëse edhe në shtator. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike u tkurr me 1.3 pikë.......

BSH ndërhyn, por zhvlerësimi i euros nuk ndalet - Bleu 161 mln euro në gjysmën e parë të vitit, 45% e kësaj shume në vetëm 2 muaj
Banka e Shqipërisë ka blerë 161.6 milionë euro në tregun e brendshëm gjatë gjysmës së parë të vitit, me qëllim rritjen e rezervës valutore dhe stabilizimin e......

Sa më shumë shkollë, aq më pak sipërmarrje/ Gjysma e të rinjve me arsim të lartë punësohen, por vetëm pak guxojnë të vetëpunësohen
Të dhënat më të fundit për tregun e punës në Shqipëri gjatë vitit 2024 hedhin dritë mbi një fenomen interesant që lidhet ngushtë me nivelin arsimor të të......

Shqipëria më pak e “plakur” se mesatarja europiane/ Raporti i varësisë ndaj të moshuarve arriti në 33.3% në vitin 2025
Raporti i varësisë së të moshuarve, i përcaktuar si përqindja e individëve të moshuar (të moshës 65 vjeç e lart) në raport me popullsinë në moshë pune......

Bostani shqiptar, produkti më i kërkuar në botë! - Vetëm në 8 muaj u eksportuan 54.6 mijë ton në tregjet e huaja
Sasia e produkteve të prodhuara në tokën shqiptare që kanë shkuar në tregjet botërore ka arritur në 361.994 ton deri në muajin Gusht 2025. Krahasuar me......

Universiteti po humbet terren, të rinjtë drejt zanatit - Hasalla: Është ndryshuar mendësia, arsimi profesional po merr përparësi
Gajtë periudhës janar-gusht të këtij viti, 7589 individë kanë marrë formimin profesional. Këto shifra tregojnë një rritje me 49%, krahasuar me të njëjtën......

“Siguri e nivelit të lartë për infrastrukturat kritike” - Më tepër kërkesa në marrëveshjet me palët e treta. Plane emergjence për sulmet kibernetike
Infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit do të zbatojnë disa masa të reja për të përmirësuar sigurinë e tyre kibernetike. Bëhet fjalë......

Rreth 1.2 mld lekë kredi u risktrukturuan nga bankat - BSH: Më pak se vitin e kaluar. Bizneset ishin ato që kërkuan zgjatje të afatit të maturimit
Bankat kanë ristrukturuar më pak kredi në gjysmën e parë të vitit. Sipas të dhënave nga Raporti i Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë, shuma e......