Bizneset i rikthehen kreditimit në Shtator/ Huaja për individët dhe blerje banese vijon të zgjerohet më tej

Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 901.6 miliardë lekë në Shtator të vitit 2025, me një rritje të konsiderueshme prej 10.9%, krahasuar me Shtatorin e vitit të kaluar, dhe një rritje prej 0.1%, krahasuar me Gushtin e po të njetit vit. Pra, nëse flasim në shifra absolute, rezulton se në harkun kohor të një viti regjistron një rritje prej 89 miliardë lekësh.
Ndërkohë, nga ana tjetër, kredia e re e dhënë nga sistemi bankar ka arritur në vlerën e 34.2 miliardë lekësh, duke shënuar një rënie prej 21%, krahasuar me një vit më parë.
Kjo rritje është ndikuar kryesisht nga huaja e re për blerje nabese, vlera e së cilës arriti në 4.75 miliardë lekë, nga 3.87 miliardë lekë një vit më parë. Rritja vlerësohet në rreth 25.5% miliardë lekë, ose gati 7.7% më shumë në terma vjetorë.
Nga ana tjetër, individët dhe institucionet që u shërbejnë atyre kanë rritur huamarrjen në mënyrë të ndjeshme po ashtu. Kreditë për këtë kategori u rritën nga 8.1 miliardë lekë në 9.53 miliardë lekë, me një rritje prej 17.9% krahasuar me Shtatorin e vitit 2024. Kjo tregon një rritje të konsiderueshme të kërkesës për kredi nga individët, duke arritur rekord historik nëse marrim në analizë të njetin muaj të viteve të mëparshme.
Për sa i përket huave për biznesin rezukton t’i jenë rikthyer rritjes në muajin Shtator të këtij viti. Për këtë sektor u dhanë dhanë 24.56 miliardë lekë kredi, duke u rritur me rreth 24.5%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë një rritje të fortë të kreditimit në të gjitha segmentet, veçanërisht në atë të individëve dhe të sektorit të banesave. Ky trend reflekton një kërkesë të shtuar për financime personale dhe investime në pasuri të paluajtshme. Kredia në lekë ze peshën më të madhe, por gjithashtu ka shënuar edhe rritjen më të lartë.
Nga papunësia, drejt integrimit - Gjatë 9 muajve të këtij viti mbi 9000 punëkërkues janë punësuar
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka publikuar statistikat për 9- mujorin e parë të vitit 2025, të cilat dëshmojnë një tendencë pozitive në tregun......
Rezerva Federale e SHBA ul normat e interesit - Kreu i Fed paralajmëron: Mund të jetë ndryshimi i fundit për 2025
Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara uli normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje dhe njoftoi se do të rifillojë blerjet e kufizuara të letrave me......
Saranda, “kryeqendra” e transportit detar për udhëtarët/ Gati gjysma e pasagjerëve të vendit udhëtuan nga ky port gjatë verës
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me anije gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025 ka arritur në 1 milion e 10 mijë e 888 persona, sipas të dhënave më të......
Trump shpall marrëveshje me Kinën - Tarifat mbi importet kineze do të ulën në 47%
Presidenti amerikan Donald Trump u kthye në Uashington pas një takimi ballë për ballë me udhëheqësin kinez Xi Jinping në ditën e fundit të turit të tij në......
Zv/kryeministrja Belinda Balluku prezanton drejtorin e ri të “Posta Shqiptare", Etjen Xhafaj
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi drejtorin e ri të “Posta Shqiptare, Etjen Xhafaj. Ndër të......
Kriza e strehimit po përkeqësohet në Greqi - Banka Qendrore: Çmimet e banesave nuk po tregojnë shenja ngadalësimi
Problemi i strehimit në Greqi po përkeqësohet ndjeshëm, njoftoi Banka e Greqisë në raportin e saj të fundit për stabilitetin financiar, duke theksuar se......
Kursi i këmbimit/ Rikuperon Dollari amerikan. Luhatje të lehta për valutat kryesore
Dollari amerikan pas një rënie të vazhdueshme përgjatë këtyre ditëve ka rikuperuar pikë këtë mëngjes pasi në raport me një ditë më parë është blerë sot me......
Mali i Zi “pushtohet” nga të huajt - Mbi 31,000 kompani, në pronësi të investitorëve të jashtëm
Aktualisht, në Mal të Zi funksionojnë 31,814 kompani në pronësi të shtetasve të huaj, me të ardhura në vitin 2024 që arrijnë gati 199 milionë euro, sipas të......




