Bilanci tregtar, si renditet Shqipëria në rajon? E dyta për deficitin ndaj PBB-së, por vetëm 39% mbulim i importeve

Shqipëria regjistroi gjatë vitit 2025 deficitin e dytë më të ulët të tregtisë së mallrave në Ballkanin Perëndimor, kur ky tregues matet në raport me madhësinë e ekonomisë sipas përllogaritjeve të “Scan Intel” mbi të dhënat zyrtare.
Sipas shifrave zyrtare, eksportet shqiptare të mallrave arritën në 346 miliardë lekë, ndërsa importet në 887 miliardë lekë. Diferenca mes tyre krijoi një deficit tregtar prej 541 miliardë lekësh. Përballë një Prodhimi të Brendshëm Bruto prej 2.65 trilionë lekësh, deficiti rezulton i barabartë me rreth 20.4% të PBB-së.
Në rajon, vetëm Serbia paraqitet në një pozicion më të mirë. Deficiti i tregtisë së mallrave në ekonominë serbe ishte rreth 9.9% e PBB-së gjatë vitit 2025. Shqipëria ndiqet nga Maqedonia e Veriut, ku deficiti ishte sa 20.9% e PBB-së, dhe Bosnje Hercegovina me 22.3%. Diferenca bëhet shumë më e madhe në Malin e Zi dhe Kosovë, ku deficiti i tregtisë së mallrave arrin respektivisht në rreth 47.6% dhe 55.5% të PBB-së.
Kështu, asnjë nga gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor nuk regjistroi suficit në tregtinë e mallrave gjatë vitit 2025. Të gjitha importuan më shumë sesa eksportuan, por madhësia e hendekut ndryshon ndjeshëm nga një vend në tjetrin. Megjithatë, pozicioni i dytë i Shqipërisë në raportin deficit/PBB nuk nënkupton domosdoshmërisht një performancë të fortë eksportuese. Një tregues tjetër, ai i mbulimit të importeve nga eksportet, e ndryshon disi panoramën.
Në Shqipëri, eksportet mbuluan vetëm 39% të importeve gjatë vitit 2025. Thënë më thjesht, për çdo 100 euro mallra të blera nga jashtë, vendi eksportoi mallra me vlerë vetëm rreth 39 euro. Edhe në këtë tregues Serbia paraqitet më mirë, me eksportet që mbulojnë rreth 79% të importeve. Maqedonia e Veriut arrin në 69.4%, ndërsa Bosnje Hercegovina në 56.7%.
Shqipëria, për rrjedhojë, renditet pas këtyre tri ekonomive për sa i përket aftësisë së eksporteve për të mbuluar importet. Pas saj vijnë Kosova me 13.4% dhe Mali i Zi me 12.8%.
Të dhënat për Shqipërinë tregojnë gjithashtu se hendeku tregtar u përkeqësua gjatë vitit 2025. Eksportet e mallrave ranë me 6.1% krahasuar me një vit më parë, ndërsa importet u ulën vetëm me 0.8%. Si rezultat, deficiti tregtar u rrit me 3%. Në këtë mënyrë, Shqipëria rezulton relativisht më mirë se shumica e rajonit kur deficiti krahasohet me madhësinë e ekonomisë, por raporti mes eksporteve dhe importeve vazhdon të tregojë një varësi të lartë nga mallrat e importuara.
Spanja, në udhëkryq energjetik - Nga suksesi i diellit dhe erës, tek revolucioni i baterive
Spanja është ndër vendet europiane që e nisën herët transformimin e sistemit energjetik drejt burimeve të rinovueshme. Investimet e vazhdueshme në energjinë......
Gjermania rrezikon gazin - Rezervat janë në nivelin më të ulët në 15 vite
Gjermania po hyn në sezonin e dimrit me rezervat e gazit në nivele shqetësuese. Shoqata gjermane e industrisë së magazinimit të gazit, INES, paralajmëron se......
Francezët, në alarm për verën - Nxehtësia dhe thatësira godasin prodhimin
Prodhimi francez i verës pritet të jetë ndër më të dobëtit në tre dekadat e fundit, pasi temperaturat ekstreme dhe thatësira kanë goditur rëndë vreshtat në......
Super impianti kundër karbonit - Holanda hap objektin më të madh në Evropë. 800 mijë ton CO₂ në vit
Një nga projektet më të mëdha të Evropës për uljen e emetimeve të karbonit ka nisur zyrtarisht operacionet në Holandë. Uzina e kompanisë Yara në Sluiskil......
Transporti publik/ 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim
Administrata Tatimore njofton se në mbështetje të operatorëve të transportit publik, ka realizuar në masën 100% fondin e alokuar prej 119,7 milionë lekë, për......
46 mld euro për ekonominë - Pekini forcon bankat dhe siguruesit shtetërorë
Kina po ndërmerr një ndërhyrje të madhe në sistemin e saj financiar, duke avancuar një paketë prej 360 miliardë juanësh, rreth 46.1 miliardë euro, për......
Begaj dekreton emërimin e Klodiana Spahiut si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot shkarkimin e Evis Sala nga detyra e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Po sot,......
Korridori Vertikal i Gazit - Zgjerimi lidh Ballkanin me burimet dhe tregjet europiane
Maqedonia e Veriut ka nënshkruar deklaratën për t’iu bashkuar Korridorit Vertikal të Gazit, një nismë rajonale që synon diversifikimin e furnizimit me gaz......

