Bilanci tregtar përmirësohet më tej/ Në tetë muaj, rritje e ndjeshme e shkëmbimeve me Kosovën dhe Kinën
Në Gusht të vitit 2025, eksportet shqiptare kanë ndjekur trendin pozitiv të dy muajve të mëparshëm, duke arritur vlerën 25 mld lekëve, me një rritje prej 12.9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë kanë rënë me 27.9%, në krahasim me muajin Korrik të po të njejtit vit. Kjo rritje u mbështet kryesisht nga grupet “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, që kontribuan pozitivisht me 18.9 pikë përqindje në rritje, si dhe nga eksportet e produkteve ushqimore. Megjithatë, një ndikim negativ në total ka pasur grupi i “Materialeve të ndërtimit dhe metaleve”, i cili i ka hequr eksporteve 6.7 pikë përqindje. Në këtë tetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 264 mld lekë, duke u rritur me 3.5%.
Importet për muajin Gusht vlerën 67 mld lekë, duke u ulur me 2.7%, në krahasim me një vit më parë dhe me 19.6%, në krahasim me muaji Korrik 2025. Kjo ulje vjetore është ndikuar kryesisht nga tkurrja e importeve të “makinerive dhe pjesëve të kembimit” si dhe të “materialeve të ndërtimit dhe metaleve”. Në të kundërt, janë rritur importet e produkteve ushqimore, kimikateve dhe mineraleve e lëndëve djegëse, ndikuar kryesish nga rritja e kërkesës për shkak të turizmit. Si tetëmujor, importet janë ulur me 2.1%, krahasuar me tetëmujorin e parë 2024
Në total, deficiti tregtar për tetëmujorin është ngushtuar me mbi 6%, duke reflektuar përmirësim të mëtejshëm. Megjithatë, mbetet i lartë në vlerë me 318 miliardë lekë, çka tregon se Shqipëria vijon të jetë një vend që importon shumë më tepër se sa eksporton.
Në ndarjen sipas vendeve, rritja më e fortë e eksporteve në Gusht është regjistruar drejt Kosovës me 94.6%, Greqisë dhe Spanjës, ndërsa janë tkurrur eksportet drejt Italisë dhe Gjermanisë.
Sa i përket importeve, krahas rritjes nga Kina me 18.3%, është shënuar një rritje edhe nga Greqia dhe Kosova, ndërsa Italia, Turqia dhe Gjermania kanë shënuar rënie.
Edhe përgjatë tetëmujorit Italia vihet re me rënien më të madhe si të eksporteve, ashtu edhe të importeve.

Prezantohen ministrat e Arsimit, Bujqësisë dhe Mjedisit/ Balluku: Mandati i ri qeverisës, objektiv madhor Shqipëria në BE
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka prezantuar këtë të shtunë ministrat e rinj të Arsimit,......

Prezantohet ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari/ Rama: I rëndësishëm përdorimi i IA. Lamallari: Do çojmë përpara reformat
Teksa qeveria e re ka marrë detyrën, kreu i qeverisë, Edi Rama vijon prezantimin e ministrave të rinj. I radhës që ka prezantuar është ai i drejtësisë,......

Ministrat e BE-së, kompromis për euron digjitale/ Synohet reduktimi i varësisë nga sistemet amerikane Visa e Mastercard
Ministrat e financave të Bashkimit Evropian ranë dakord për planin e krijimit të një monedhe digjitale euro, që synon të bëhet një alternativë ndaj......

Kosova, sanksione të reja ndaj Rusisë e Bjellorusisë/ Qeveria në detyrë miraton pakot 15, 16, 17 dhe 18
Kosova ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Rusisë, për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës. Qeveria në detyrë në mbledhjen e fundit, ashpërsoi sanksionet......

904 mijë euro për energjinë, 15 projekte të rëndësishme/ Ministrat në detyrë, Murati e Durmishi: Prekin sektorët kyç në Kosovë
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar 904 mijë euro nga Pako për përballimin e krizës energjetike, pasi më parë kishte pranuar nga......

Çfarë është “bujqësia me kontratë”?/ Ndryshon modeli në Shqipëri, fuqizohen kooperativat
Sektori bujqësor pritet të ketë një transformim të modelit se si funksionon në Shqipëri, me synim që të fuqizohet dhe të rritet pesha e tij në Prodhimin......

TTW: Shqipëria, “perla” e re e Mesdheut/ Trashëgimia dhe natyra shqiptare, “magnet” për turistët
Shqipëria po ndërmerr hapa konkretë drejt një vizioni ambicioz për zhvillimin e turizmit, me synimin për ta kthyer vendin në një nga destinacionet më......

Femrat sipërmarrëse, 9.8 mld lekë kredi në 2024 / AAB: Kontribut në zhvillimin ekonomik. Rritet edhe mbështetja e bankave
Bankat tregtare po ofrojnë më tepër mbështetje për vajzat dhe gratë që drejtojnë një biznes të vogël apo të mesëm. Të dhënat më të fundit nga Shoqata......