Bilanci tregtar i Shqipërisë me rajonin / “Sfidohet” marrëdhënia me Kosovën, rritet me Bosnje Hercegovinën
Nisur nga të dhënat e "Institutit të Statistikave" mbi tregtinë e jashtme për periudhën Janar-Dhjetor 2024, “Scan Intel” ka analizuar se si ka ndryshuar bashkëpunimi tregtar i Shqipërisë me vendet e rajonit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në marrëdhëniet tregtare me Bosnje Herzegovinën, eksportet shqiptare arritën në 3.1 miliardë lekë ose 3% më shumë krahasuar me një vit më parë, kur totali ishte rreth 3 miliardë lekë. Kjo rritje modeste është një nga rezultatet e pakta pozitive në bilancin tregtar të Shqipërisë për vitin 2024.
Rënia më e madhe u shënua në eksportet drejt Maqedonisë së Veriut, të cilat pësuan një tkurrje prej 26.1%. Nga një total prej 15.9 miliardë lekësh në 2023, eksportet ranë në 11.8 miliardë lekë. Më pas renditete Malit i Zi, ku eksportet me të përjetuan një rënie prej 20.4%, duke zbritur nga 9.6 miliardë lekë në 2023, në 7.6 miliardë lekë në 2024.
Nga ana tjetër, Serbia shënoi një ulje të eksporteve shqiptare me 16%, duke rënë nga 9.9 miliardë lekë në 8.3 miliardë lekë. Ndikimi i sfidave ekonomike është ndjerë gjithashtu në marrëdhëniet tregtare me Kosovën, një partner kyç për Shqipërinë, ku eksportet ranë me 9.8%, nga 40 miliardë lekë në 36.8 miliardë lekë.
Shkaqet kryesore të kësaj performance të dobët eksportuese lidhen kryesisht me zhvlerësimin e euros, një faktor që ka ndikuar negativisht në të ardhurat e eksportuesve shqiptarë dhe në aftësinë konkurruese të produkteve të tyre në tregjet rajonale.
Ndërsa situata e importeve me rajonin paraqitet ndryshe. Konkretisht vlera e importeve nga Bosnje Herzegovina është rritur me 2%. Një rritje e ngjashme është parë edhe në tregtinë me Malin e Zi, ku importet janë rritur me 9%. Ndërsa me Kosovën, importet janë rritur me 33.5%. Në të kundërt, importet nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë pësuar ulje prej 15% dhe 11% përkatësisht.
Sondazh

Cilat janë zbritjet tatimore që do aplikohen përmes DIVA-s? - Deri në 600 mijë lekë në vit për një nivel të caktuar të ardhurash
Deklarimi i të ardhurave do tu japë mundësi tatimpaguesve që të aplikojnë për zbritje tatimore. Sipas neni 22 të ligjit në fuqi për tatimin mbi të ardhurat......

Shqipëria, potencial për litium? - Nis puna për Udhërrëfyesin mbi Lëndët e Para Kritike dhe Strategjike, i pari i këtij lloji
Për herë të parë vendi ynë do të ketë Udhërrëfyesin mbi Potencialin e Lëndëve të Para Kritike dhe Strategjike. Ky udhërrëfyes do të ofrojë një hartëzim të......

Turizmi rriti importin e mishit - Përgjatë vitit 2024 erdhën 48.6 mijë ton. Brazili solli sasinë më të madhe
Përgjatë vitit të shkuar, me rritjen e numrit të turistëve, edhe importi i mishit në vend ka ndjekur të njëjtën trajektore, duke përmbushur kërkesat gjithnjë......

Deficiti tregtar, nivel rekord prej 5.2 mld euro - Zhvlerësimi i euros dhe rritja e kostove, pasoja për eksportuesit
Zhvlerësimi i euros në tregun e brendshëm, por edhe zhvillimet e tjera, si rritja e kostove si pasojë e faktorëve të jashtëm, gjatë viteve të fundit, po......

Kredi me 0% interes për 530 nëpunës të administratës-Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë për të qenë përfitues?
530 nëpunës të administratës publike do të përfitojnë kredi me 0% interes përgjatë vitit 2025. Qeveria ka miratuar kuotat e përgjithshme, teksa sipas listës......

Inflacioni në Eurozonë rritet për të tretin muaj radhazi Shkak, kostot e energjisë, shërbimeve dhe ushqimeve!
Shifra nga viti në vit e inflacionit të eurozonës për dhjetorin ka konfirmuar vlerësimet paraprake që vijnë në 2.4%, sipas Eurostat. Ky ishte muaji i tretë......

“Makinat deri në 1500 kubikë, gati 10% zbritje në sigurim” - Morinaj: Me rregulloren e re, çdo drejtues automjeti trajtohet në mënyrë të drejtë
Rregullorja e re e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, e cila hyri në fuqi këtë vit dhe që parashikon llogaritjen e primeve të sigurimit mbi bazën e......

Skema e BSH për kreditimin e bizneseve të vogla e të mesme - Kredi me çmim më të lirë se norma bazë e interesit
Banka e Shqipërisë ka përgatitur një program të posaçëm për kreditimin e biznesit të vogël dhe të mësëm. E veçanta e tij është se ofron kredi me norma shumë......