BE “mbyll dyert” për rreth 7,900 shqiptarë/ Rreth 15 mijë morën urdhër largimi, por mbi gjysma u kthyen
Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, rreth 15 mijë shqiptarë u urdhëruan të largoheshin nga një vend i BE-së, ndërsa mbi 7,800 persona janë kthyer pas një urdhri për t'u larguar në një nga vendet e Bashkimit Europian ku ishin vendosur, referuar shifrave të vitit 2024.
Në vitin 2024, rreth 123 mijë shtetasve të vendeve të treta iu refuzua hyrja në territorin e BE-së në një nga kufijtë e saj të jashtëm, një rritje e vogël prej 0.3% krahasuar me vitin 2023.
Ndërkohë, rreth 918 mijë persona u gjetën të ishin të pranishëm ilegalisht në një vend të BE-së, duke përfaqësuar një rënie prej 27.4% krahasuar me 1.27 milion në vitin e kaluar.
Numri i shtetasve të vendeve të treta të cilëve u është lëshuar një urdhër për t'u larguar nga një vend i BE-së ishte mbi 450 mijë, një rënie prej 7.3% krahasuar me vitin 2023.
Pas një urdhri për t'u larguar, rreth 110 mijë shtetas të vendeve të treta u kthyen në një vend të tretë, një rritje prej 19.3%.
Sipas shifrave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, në mesin e shtetasve që nuk janë pjesë e BE-së të kthyer nga territori i një vendi të BE-së në këtë periudhë, Gjeorgjianët me 11,585 kryesuan listën e shtetasve të vendeve të treta të kthyer, të ndjekur nga turqit me 7,910 dhe shqiptarët me një numër prej 7,895.
Në total, shiptarët e kthyer nga territori i një vendi të BE-së dhe një vendi jo të BE-së vlerësohet në rreth 8 mijë. Krahasuar me vitin 2023, duket se numri i shqiptarëve të kthyer ka qenë më i ulët një vit më parë.
Sipas Eurostat, kthimet më të mëdha të shtetasve shqiptarë në vitin 2024 janë bërë nga Greqia, Franca, Gjemania, Italia dhe Hungaria.

Inspektoriati i Punës “zbret” në terren - Shtohen kontrollet ndaj ankesave, 16.7 milionë lekë masa administrative
Në katërmujorin e parë të 2025, Inspektoriati Shtetëror i Punës, ka kryer 3064 inspektime në subjekte, nga të cilat 89% e tyre janë inspektime të......

Kufiri detar me Greqinë rikthehet në fokus - Athina, partner i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë
Në një artikull të fundit, gazeta greke “Ta Nea”, shkruan se, raundi i ri i konsultimeve midis Greqisë dhe Shqipërisë është hapur me çështjen e pezulluar të......

Evropianët zgjedhin trenat - Gjysma e qytetarëve preferojnë transportin hekurudhor para avionit
Udhëtimi me tren po përjeton një rilindje dhe evropianët janë pro këtij ndryshimi, sipas sondazhit të fundit. Një studim me 11,000 persona nga prodhuesi i......

Si duhet të deklarojnë hotelet gjatë sezonit? - Tatimet: Shmangni “paketat javore”, plotësoni faturat sipas shërbimeve
Ndërsa sezoni turistik veror ka nisur, Administrata tatimore u kërkon strukturave akomoduese, si hotele dhe bujtina, që të deklarojnë sipas ligjit net......

Objektivat për kursimin e energjisë - Sistem monitorimi dhe verifikimi digjital për të vlerësuar arritjen
Qeveria do të ngrejë një sistem monitorimi dhe verifikimi digjital për të vlerësuar arritjen e objektivave kombëtare të eficiencës së energjisë në nivel......

Rritje e përgjithshme në kursin e këmbimit - Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse duket ta ketë nisur fundjavën në qëndrueshmëri ka regjistruar një rritje të lehtë nga dita e djeshme pasi është blerë këtë mëngjes......

Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3, Ministri Hasani: Rrugëtimi ynë drejt BE-së nuk ka qenë ndonjëherë kaq i qartë
Pasditen e sotme u zhvillua në Bruksel, Konferenca e 5-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, e cila miratoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me......

Aktiviteti i biznesit në Eurozonë tkurret në maj - Sektori i shërbimeve pëson rënie, ndërsa prodhimi stabilizohet
Aktiviteti i biznesit në Eurozonë u tkurr në maj për herë të parë këtë vit. Një ndër faktorët kryesorë të tkurrjes ishte sektori i shërbimeve, që pësoi rënie......