Bankat japin më shumë hua për bizneset/ Kredia e re në shkurt arriti në 30.3 miliardë lekë me një zgjerim prej 5.7%

Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 946.8 miliardë lekë në Shkurt të vitit 2026, me një rritje të konsiderueshme prej 11.6%, krahasuar me Shkurtin e vitit të kaluar, dhe një rritje prej 0.8%, krahasuar me Janarin e po të njëjtit vit. Pra, nëse flasim në shifra absolute, rezulton se në harkun kohor të një viti regjistron një rritje prej 98 miliardë lekësh.
Në të njëjtën kohë, huaja e re e disbursuar nga sistemi bankar gjatë muajit shkurt arriti në 30.3 miliardë lekë, nga 28.7 miliardë lekë në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kjo përkthehet në një rritje vjetore prej rreth 5.7%, ndërsa niveli i shkurtit 2026 rezulton më i larti për këtë muaj në serinë e paraqitur nga Banka e Shqipërisë.
Zgjerimi i huadhënies së re është mbështetur kryesisht nga biznesi. Kreditë e reja për korporatat jofinanciare private arritën në 20.55 miliardë lekë në shkurt, nga 17.75 miliardë lekë një vit më parë, ose rreth 15.8% më shumë. Kjo tregon se kërkesa për financim nga sektori privat mbetet e qëndrueshme, në një kohë kur bizneset po mbështeten më fort te kredia bankare.
Ndryshe paraqitet ecuria e huadhënies për individët dhe institucionet jofitimprurëse që u shërbejnë atyre. Në këtë segment, kreditë e reja ranë në 9.53 miliardë lekë, nga 10.58 miliardë lekë në shkurt 2025, duke shënuar një tkurrje vjetore prej rreth 9.9%. Kjo do të thotë se, megjithëse stoku total i kredisë vijon të rritet, ritmi i huamarrjes së re nga individët është ngadalësuar krahasuar me një vit më parë.
Rënie më e fortë është regjistruar te kreditë për blerje banesash. Totali i kësaj kategorie zbriti në 3.87 miliardë lekë në shkurt 2026, nga 5.62 miliardë lekë në shkurt 2025, ose rreth 31.3% më pak në terma vjetorë. Kjo tregon se kredia për pasuri të paluajtshme ka humbur vrullin e vitit të kaluar.
Rënia e kredisë së re për blerje banesash në shkurt duket të jetë pasojë e filtrave më të fortë të vendosur nga Banka e Shqipërisë për kreditë hipotekore. Prej korrikut të vitit të kaluar, këto kufizime kanë ngushtuar mundësinë e financimit të plotë të pronës.
Mbi 30 vite punë për të blerë një banesë - Shteti do të vijojë garantimin e kredisë për mësuesit
Kryeministri Edi Rama njoftoi së fundmi se do të vijojë programin që shteti të garantojë kredi për blerje banese për policët, mësuesit, mjekët dhe......
“Frenohen” kursimet e shqiptarëve - BSH: Tkurrje modeste në lekë dhe valutë, por sistemi bankar mbetet i qëndrueshëm
Pas rritjes së fortë në fillim të vitit, kursimet e shqiptarëve shfaqin shenjat e para të një ftohjeje të lehtë. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Banka......
Skënder Hita emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua vendimin për dhënien e gradës Drejtues Madhor dhe emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së......
Cilët janë sektorët me më shumë shkelje në punë? - Rriten me 40% inspektimet nga ankesat. Tirana kryeson
Gjatë vitit 2025, Inspektoriati i Punës ka regjistruar një rritje të ndjeshme të inspektimeve të nisura si rezultat i denoncimeve dhe ankesave nga qytetarët.......
Pagë e 13-të për punonjësit e administratës - Qeveria e Kosovës miraton vendimin. Hyn në fuqi të martën
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dhënien e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e sektorit publik. Kryeministri, Albin Kurti tha se ky vendim......
Incidentet online shtohen me 46%/ Tirana dhe Fieri kryesojnë rastet, shumica lidhen me rrjetet sociale
Përveç përfitimeve të shumta që ofrojnë rrjetet sociale dhe aksesi në internet, një nga shqetësimet më të mëdha, veçanërisht për të rinjtë, mbeten rreziqet......
125 mijë të punësuar dorëzojnë DIVA-n 2025 - Afati përfundimtar 31 Marsi 2026, kush duhet të deklarojë
Ndërsa afati është drejt përfundimit, mbi 125 mijë të punësuar në të gjithë vendin, kanë plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të ardhurave, DIVA......
Ku ia vlen të jetosh në vitin 2026? - Lista e "artë" e 10 qyteteve më të mira në Evropë
Jeta urbane evropiane po transformohet me shpejtësi, teksa një studim i ri gjithëpërfshirës për vitin 2026 zbulon se cilat qytete po arrijnë të balancojnë......


