Avioni “mbushet” me aziatikë dhe afrikanë Gjatë muajit të dytë të vitit aktual regjistrohen rreth 1 milionë të huaj
Shqipëria po përjeton një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve vitet e fundit, jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe në atë dimëror. Ky trend pozitiv vërehet në statistikat e fundit të publikuara nga INSTAT për muajin shkurt të vitit 2025.
Sipas të dhënave, gjatë muajit të dytë të vitit në Shqipëri kanë hyrë gjithsej rreth 1 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 7.9%, krahasuar me shkurtin e vitit 2024. Megjithatë, krahasuar me janarin e këtij viti, numri i hyrjeve ka pësuar një rënie prej 8.5%.
Në ndarjen sipas kombësisë, rezulton se 51% e hyrjeve ishin shtetas shqiptarë dhe 49% të huaj. Nga këta persona, rreth 543 mijë ishin shqiptarë, një shifër që pasqyron një rritje prej 8.5% krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm është dalja e shtetasve të huaj nga Shqipëria, e cila ka shënuar një rritje prej 5.5% në shkurt 2025, duke arritur në 543 mijë persona.
Sa i përket origjinës së turistëve, 96% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri gjatë shkurtit 2025 vijnë nga rajoni i Europës. Europa Jugore përbën 83% të hyrjeve nga kontinenti europian, e ndjekur nga Europa Perëndimore me 6%.
Përgjatë dy muajve të parë të vitit numri i shtetasve të huaj të hyrë në territorin e Shqipërisë u regjistrua në gati 1 milionë.
Një rritje e ndjeshme është vënë re edhe në numrin e turistëve nga Afrika dhe Azia. Në periudhën Janar-Shkurt të vitit 2025, numri i turistëve afrikanë ka shënuar një rritje prej 119%. Po ashtu, numri i të huajve nga Azia e Jugut u rrit me 194%, ndërsa nga Azia lindore me 42.6%.
Sa i përket qëllimit të vizitës, 97% e rasteve janë për arsye personale, ku dominojnë pushimet dhe vizitat tek të afërmit.
Sondazh

Zbulohen planet e SHBA-së për luftën në Jemen - Zyrtarët e administratës Trump shpërndajnë “gabimisht” detajet
Zyrtarët e lartë të administratës Trump zbuluan gabimisht planet e luftës në një grup mesazhesh që përfshinte një gazetar pak para se Shtetet e Bashkuara të......

Hekurudha Shkodër - Gjakovë, finalizimi kërkon 10 vjet - Detajet e projektit 1.8 mld euro, që do lidhë me tren Shqipërinë me Kosovën
Finalizimi i projektit për linjën hekurudhore Shkodër – Gjakovë kërkon një periudhë 10 - vjeçare. Vlerësimet, që janë pjesë e prezantimit të studimit të......

“Qendrat e strehimit në Shqipëri të përdoren për riatdhesim” - Ministri i Brendshëm italian zbulon planin, por kërkohen ndryshime ligjore
Italia planifikon të shndërrojë qendrat e pritjes në Shqipëri në qendra riatdhesimi të përhershëm për emigrantët e parregullt. Plani kërkon ndryshime ligjore......

Kalimi i pronësisë, sa para’ paguan shqiptarët? - Tatimi 15% “lë në vend” shit-blerjet e pasurive të paluajtshme
Tregu i shit-blerjes së pasurive të paluajtshme gjatë vitit 2024 është shoqëruar me luhatje të vazhdueshme për shkak se shumë transaksione nuk u finalizuan......

Ligji për statusin e ushtarakut/ Vengu: Paga të nivelit të NATO-s brenda 4 viteve të ardhshme!
Gjatë takimit që u zhvillua sot në Tiranë, për konsultim publik, me përfaqësues nga shoqatat e ish-ushtarakëve, për Ligjin e statusit të ushtarakut, Vengu......

“Bizneset, të papërgatitura për tranzicionin energjetik” - Dhoma Amerikane në Kosovë kërkon zgjatjen e afatit për liberalizimin e tregut
Dhoma Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon rishqyrtimin e liberalizimit të tregut të energjisë për vitin 2025. Sipas saj, Kosova ende nuk është e përgatitur......

BE “lëshon” fondet e para për Shqipërinë: 922 mln euro nga Plani i Rritjes i Ekonomike deri në 2027. Pagesat, 2 herë në vit
Shqipëria është vendi i dytë, të cilit i hapet rruga për të përfituar financimet e para nga Plani i Rritjes Ekonomike. Pas përgatitjes së suksesshme të......

Shlyhen 32 milionë euro borxhe ndaj bizneseve dhe qytetarëve - “Shkarkohen” detyrimet për investime, ulet barra e vendimeve gjyqësore
Viti 2024 është mbyllur me një rënie të ndjeshme të borxheve të pushtetit qendror dhe atij vendor ndaj bizneseve dhe qytetarëve. Stoku i detyrimeve të......