Asnjë hektar s’u tund?! INSTAT raporton të njëjtën sipërfaqe pyjore si në 2024

Shqipëria kishte rreth 1.15 milionë hektarë pyje në vitin 2025, një sipërfaqe që nuk ka ndryshuar krahasuar me një vit më parë. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se pyjet zënë rreth 40% të territorit të vendit dhe përbëjnë pjesën më të madhe të fondit pyjor dhe kullosor.
Në total, fondi pyjor dhe kullosor shtrihet në rreth 1.73 milionë hektarë, ose 60.2% të sipërfaqes së Shqipërisë. Prej tij, 66.2% përbëhet nga pyjet, ndërsa rreth 449 mijë hektarë janë kullota dhe livadhe. Rreth 136 mijë hektarë të tjerë klasifikohen si sipërfaqe me bimësi pyjore dhe joproduktive.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se vëllimi i përgjithshëm i pyjeve arrin në rreth 53 milionë metra kub. Pjesa dërrmuese, rreth 94%, përbëhet nga pyje publike, ndërsa vetëm 6% janë pyje private.
Një tjetër tregues lidhet me zonat e mbrojtura. Në vitin 2025, Shqipëria numëronte 777 zona të mbrojtura, të shtrira në rreth 626 mijë hektarë. Numri i tyre mbeti i njëjtë me vitin 2024, por sipërfaqja u zgjerua me rreth 940 hektarë. Zonat e mbrojtura zënë tashmë 21.7% të territorit të vendit.
Në një krahasim ndërkombëtar, të dhënat e FAO-s të publikuara nga Visual Capitalist e rendisin Shqipërinë në vendin e 129-të në botë për sipërfaqen absolute të pyjeve, me rreth 941 mijë hektarë. Maqedonia e Veriut renditet pak më lart, në vendin e 127-të, me rreth 1.03 milionë hektarë, ndërsa Mali i Zi është i 133-ti me rreth 827 mijë hektarë.
Në rang global, Rusia dominon me mbi 830 milionë hektarë pyje, ose rreth një të pestën e totalit botëror, e ndjekur nga Brazili dhe Kanadaja.
Shifra e FAO-s për Shqipërinë ndryshon nga ajo e INSTAT-it, pasi burimet përdorin përkufizime dhe metodologji të ndryshme për matjen e sipërfaqes pyjore.
Ndryshon harta e udhëtimeve/ Cilat destinacione shënuan rritjen më të madhe?
Vera është një nga periudhat më të ngarkuara të vitit për aeroportet, me udhëtime të shumta për pushime, takime me të afërmit dhe arsye të tjera. Por, përtej......
Zjarret, verë më e qetë se 2025 - Më pak sipërfaqe e djegur, dëme minimale në banesa. 132 vatra të mëdha në total
Pavarësisht se zjarret kanë qenë të pashmangshme, kjo verë ka pasur më pak hektarë sipërfaqe të djegur se vitin e kaluar. Koordinimi më i ngushtë ndërmjet......
OSSH synon humbje në 16.5% - Matësa inteligjentë, automatizim dhe monitorim në kohë reale për kontrollin e rrjetit
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes synon të ulë më tej humbjet e energjisë elektrike në rrjet gjatë vitit 2026, duke orientuar një pjesë të investimeve......
IA futet në prokurimet publike - Ibrahimaj: Teknologjia do të rrisë transparencën dhe eficencën
Teknologjia dhe inteligjenca artificiale pritet të marrin një rol më të madh në prokurimet publike në Shqipëri. Operator i Blerjeve të Përqendruara dhe Zyra......
Ministri Salla: Bursa Bujqësore, më shumë alternativa dhe fuqi negociuese për fermerët në shitjen e prodhimit
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi nismën për ngritjen e Bursës Bujqësore, një mekanizëm i ri që synon të ndryshojë mënyrën se......
Ish-qiramarrësit kredi pa interes - Ministrja Ibrahimaj: Aplikimi kryhet në e-Albania
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bën të ditur se ish-qiramarrësit në ish-pronë private do të kenë mundësi të përfitojnë kredi me 0%......
Serbia shkon në zgjedhje - Vuçiç cakton 25 tetorin për garën e parakohshme parlamentare
Serbia do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 25 tetor, njoftoi presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili pritet të kandidojë për postin e......
Italia, në alarm klimatik - Viti 2026 shënon verën më të nxehtë në 75 vite
Italia ka regjistruar këtë vit verën më të nxehtë që nga viti 1950, me një temperaturë mesatare prej 24.3 gradë Celsius, sipas Institutit për Bioekonominë të......

