Analiza Postuar më 27 Nëntor 2024, 10:16

Arsimi dhe Shëndetësia me rritjen më të lartë vjetore të kreditimit/ Financimi për bizneset me rënie për të dytin muaj me rradhë

Nga Armela Duka

Arsimi dhe Shëndetësia me rritjen më të lartë vjetore

Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë për huatë e reja të dhëna për korporatat jofinanciare private, në periudhën tetor 2023 – tetor 2024 është evidentuar një rënie prej 22.3%, duke reflektuar ngadalësimin e ndjeshëm të kreditimit në disa sektorë ekonomikë.

“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar se cili aktivitet i ekonomisë mori më pak hua krahasuar me vitin e kaluar. Sipas shifrave, sektorët që përjetuan uljen më të madhe janë: “Industria nxjerrëse,” e cila brenda vitit uli nevojën për financim me 406.4% duke u pozicionuar kështu si sektori me rënien më të madhe të kreditimit krahasimisht me sektorët e tjerë. Më pas renditet,  Administrimi publik dhe mbrojtja me një rënie prej 90%  dhe “Energjia elektrike dhe gaz”, që përjetoi  një rënie prej 76.7%. Gjithashtu në sektorin “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” financimet e reja për muajin tetor 2024 janë tkurrur me 77.3% krahasimisht me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Me një rënie të konsiderueshme paraqitet edhe huaja për sektorin “Transport dhe magazinim”. Konrkektisht ky sektor mori 145 milionë lekë në muajin e dhjetë të këtij viti ndërkohë që një vit më parë kjo vlerë ishte 3.4 herë më e lartë, ose 429 milionë lekë.

Ndryshe nga sektorët e lartpërmendur , disa sektorë kanë shënuar rritje në kreditim. Ndër të cilët “Arsimi” përjetoi  rritjen më të lartë prej 2750%. Po ashtu për sektorin e “Shëndetësisë  dhe aktiviteteve  sociale”, kredia e re është rritur me 469.4%, nga 25 milionë lekë në 2023 në 142 milionë lekë në 2024. Nga ana tjetër edhe “Furnizimi me ujë dhe trajtimi i mbetjeve” ka shënuar një rritje prej 135.3%.

Ndryshe nga çfarë kemi analizuar më herët ku ndërtimi dhe tregtia kanë qenë ndër sektorët që mbështeteshin më shumë nga ndërmjetësit financiarë për marrjen e huave, këtë vit dy nga sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare, kanë përjetuar një rënie të moderuar. Konkretisht, Për ndërtimin ulja prej 8.3% tregon një ngadalësim të projekteve të reja. Ndërkohë për tregtinë me pakicë në terma vjetorë  kreditimi ka rënë me 24.9%.

Por sa peshë zë secili aktivitet ekonomik në totalin e huave që iu shpërnda bizneseve në muajin tetor? Sipas përllogaritjeve, 3 sektorët që zënë më shumë peshë janë “Tregtia me shumicë dhe me pakicë, “ Ndërtimi” dhe “Industria përpunuese” me 38.4% , 19.5% dhe 12.6% respektivisht.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat