Ari, si krahasohemi me fqinjët tanë? Kemi 14 herë më pak se Serbia. Shqipëria ndër vendet e fundit në Europë
Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë, të përfshira në raportin vjetor për vitin 2023 tregojnë se totali i rezervës valutore të vendit në fund të vitit 2023 është 5.8 miliardë euro. Në këtë rezervë valutore përfshihet edhe ari monetar. Gjithsesi, deri në fund të vitit të kaluar, në arkën e Bankës së Shqipërisë gjendeshin 3.38 ton ar. Por, sa e madhe është kjo rezervë krahasuar me vendet e tjera? Ndërkohë, nisur nga të dhënat e Bordit Botëror të Ari, në dhjetor të vitit 2024, Shqipëria kishte 3.42 ton ar.
Shifrat e analizuara nga “Scan Intel” tregojnë se Shqipëria është ndër vendet e fundit në Europë sa i përket rezervës valutore në ar. Sipas shifrave, Sllovenia, Luksemburgu, Islanda, Bosnje Hercegovina, Estonia dhe Malta vlerësohet të kenë rezerva valutorë në ar më të vogla se Shqipëria. Për Serbinë ndërkohë, rezerva në ar fiksohet në rreth 48 ton, për Maqedoninë e Veriut në 6.9 ton, ndërsa për Bosnje Hercegovinën në rreth 1.5 ton.
Ndërkohë, krahasuar me popullsinë sipas Censit të vitit 2023, 3.38 ton rezerva valutore, përkthehen në rreth 1.4 gram për frymë. Por sa është ky rapot në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në Serbi ky raport rezulton ne gati 7 gram për frymë. Raporti i arit për frymë në Maqedoninë e Veriut rezulton në 3.7 gram, ndërsa në Bosnje Hercegovinë vlera është shumë me ulët, në vetëm 0.47 gram për frymë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë vendin e parë në nivel global, me rezervat valutorë në ar që fiksohen në rreth 8133 ton. Gjermania ndërkohë, është e para në Europë dhe e dyta në botë, me 3352 ton ar në arkën e Bankës Qendrore. Më pas ndjekin Italia, Franca, Rusia dhe Zvicra, që mbyllin 5 vendet e para të listës.
Sondazh

“Do të dyfishohet vlera e pronave” - Rama: Investoni sot, se pas hyrjes në BE do t'u kthehet në mirësi
Me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, çmimi i pronave pritet të dyfishohet. Në një takim të zhvilluar me sipërmarrësit e rinj në Sarandë, Kryeministri Edi......

Meta sjell asistentin e “IA” në Evropë - Chatbot-i i ri do të hyjë në treg, pavarësisht sfidave rregullatore të BE-së
Meta do të prezantojë asistentin e ri të inteligjencës artificiale në Evropë, me gjashtë gjuhë të disponueshme për përdoruesit. Risia teknologjike hyn më në......

“Sezoni veror 2025, prioritet plazheve publike” - Rama: Plan i ri, sistem bashkiak i administrimit të plazheve
Kryeministri Edi Rama, si dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilluan një takim me kryebashkiakët e qyteteve bregdetare dhe operatorët......

Ujësjellësit përmirësuan eficiencën e energjisë - Kostot e larta për furnizimin me ujë, treguesi u ul në 0,58 kWh/m³
Shoqëritë e ujëjsjellësve kanë përmirësuar lehtë treguesin e eficiencës së energjisë, duke ulur kostot e furnizimit me ujë. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti......

Rrugët rurale, perspektivat e reja zhvillimit të fshatrave tona - Kryeministri Edi Rama inspekton punimet në rrugën Bunavi – Kërkovë
Kryeministri Rama së bashku me ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, inspektuan rrugën Bunavi- Kërkovë në qarkun Vlorë, e cila ka hyrë në fazën e dytë të......

Kryeministri i ri i Kanadasë shpall zgjedhjet e parakohshme në prill!
Kryeministri i ri kanadez Mark Carney dhe kundërshtari i tij konservator nisën fushatat e tyre zgjedhore të dielën në sfondin e një lufte tregtare dhe......

Anglia, qendër azilkërkuesish në Shqipëri? - Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, gjithashtu pjesë e planit. Pagesa për vendet pritëse
Qeveria britanike po konsideron që të gjithë ato persona, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil në Mbretërinë e Bashkuar, t'i dërgojë në qendra të......

Java nis negativisht për valutat kryesore – Dobësohen Franga e Dollari
Dollari amerikan e ka nisur javën në rënie duke humbur pikë nga java që lamë pas teksa është blerë këtë mëngjes me 90.8 lekë dhe është shitur me 92 lekë......