Analfabetizmi tek të rinjtë, alarm për arsimin/ Fieri regjistron shkallën më të lartë për grupmoshën 10-19 vjeç
Rezultatet e Censit të vitit 2023 tregojnë një shkallë të alfabetizmit (aftësia për të lexuar dhe shkruar një deklaratë të shkurtër dhe të thjeshtë për jetën e tyre të përditshme) prej 97.7% për popullsinë e moshës 15 vjeç e lart. Shkalla e alfabetizmit për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç është 99.1%.
Sipas raportit të Censit, Banka Botërore vlerësoi se në vitin 2022, 87 përqind e popullsisë botërore janë të aftë të lexojnë dhe të shkruajnë një deklaratë të shkurtër dhe të thjeshtë për jetën e tyre të përditshme, ndërsa 13 përqind ishin analfabetë. Në Shqipëri, shkalla e analfabetizmit për popullsinë e moshës 15 vjeç e lart është 2.3%. Në personat e moshës 70 vjeç e lart vihet re se shkalla e analfabetizmit është më e lartë, duke u vlerësuar në masën 7.6%.
Duke marrë shkas ngaa 22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, “Scan Intel” ka analizuar më tej të dhënat e Censit duke u përqëndruar te norma e analfabetizmit për grupmoshën 10-19 vjeç sipas qarqeve. Është marrë në fokus kjo grupmoshë pasi përkon me nxënësit në arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm.
Sipas shifrave, qarku me shkallën më të lartë të analfabetizmit për grupmoshën 10-19 vjeç është Fieri. Ky grup në këtë qark përbën rreth 1.2% të popullsisë së të njejtës grupmoshë, ose në shifër absolute janë 299 të rinj. Gjirokastra ndjek në radhë me një normë prej 1.1%, pasuar nga Shkodra dhe Dibra me 0.9% secila.
Qarqet me normën më të ulët të analfabetizmit të grupmoshës 10-19 vjeç ndaj totalit së të njejtës grupmoshë janë Tirana dhe Vlora me 0.6% secila.
Duhet të theksojmë se numri më i lartë i analfabetëve të kësaj grupmoshe nuk e kanë ndjekur asnjëherë arsimin. Ky është një moment kur duhet të ngremë një tjetër pyetje. Përse këta të rinj nuk e ndjekin shkollën? Varfëria është një nga arsyet kryesore që detyron të rinjtë të braktisin shkollën për të punuar dhe siguruar të ardhura për familjen. Emigrimi, problemet familjare, mungesa e mbështjetes, bullizmi dhe dhuna jnaë disa faktorë të tjerë që ndikojnë gjithashtu.
Sondazh

Energjia, 2600 biznese do shkëputen nga OSHEE - Liberalizimi i tregut, Gjenerali: Duhet të zgjedhin vetë furnizuesin
Nga 1 janari i vitit që vjen rreth 2600 biznese që janë të lidhur në tensionin 10 kV do të dalin në tregun e lirë të energjisë, duke zgjedhur vetë......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë të premte duke u blerë sot me 93 lekë dhe duke u shitur me 94.2 lekë në raport me dje duke e mbyllur këtë javë......

Çmimet e reja të referencës, sa përfitojnë bashkitë? - Të ardhurat në Tiranë u rritën me 49% në krahasim me 2023-shin
Një nga taksat më të rëndësishme në të ardhurat e pushtetit vendor është ajo mbi pasuritë e paluajtshme, ku për shkak të çmimeve të pandryshuara të......

Shqipëri-SHBA, forcohet partneriteti në fushën e mbrojtjes - Ministri Vëngu: Prioritet, zhvillimi i kapaciteteve dhe modernizimi i ushtrisë
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu zhvilloi një takim në SHBA me nënsekretaren e Mbrojtjes për Politikat, Amanda Dory. Diskutimet u përqendruan në çështje......

Skema e pensioneve, cilat janë rekomandimet e FMN? - “Niveli i pensioneve të reflektojë kontributet, konsideroni skemat private”
Fondi Monetar Ndërkombëtar del në përfundimin se skema e pensioneve në Shqipëri përballet me risqe të shumta që vijnë nga emigracioni, rënia e nivelit të......

Australia propozon një kufi moshe për rrjetet sociale - Cilat vende të tjera po shqyrtojnë kufizime?
Qeveria e Australisë ka prezantuar një projekt-ligj të ri që do t'i ndalojë fëmijët 16 vjeç e poshtë të përdorin mediat sociale, si pjesë e përpjekjeve të......

“BSH përmbushi ambicien kryesore të integrimit” - Ambasadori Gonzato takohet me guvernatorin Sejko: Vlerëson Anëtarësimin në SEPA
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim në Bankën e Shqipërisë me Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri......

Britania raporton shkallën më të lartë të rritjes së emigracionit të përhershëm midis vendeve të OECD!
Emigrimi i përhershëm drejt vendeve të OECD-së është në nivelin më të lartë historik, me 11 vende që shohin shifra rekord të mbërritjeve. Numri i......