AIPS “lëviz” 2.9 miliardë euro në 6 muaj/ Rreth 22% më shumë transferta në monedhën europiane se në 2024
Sistemi AIPS-EURO po konfirmon gjithnjë e më shumë pozicionin e tij si një kanal strategjik për transfertat e mëdha në euro në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga “Banka e Shqipërisë”, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025 janë realizuar 182,833 transaksione, me një vlerë totale prej 2.9 miliardë euro.
Të dy treguesit, si numri ashtu edhe vlera e transaksioneve, shënojnë një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur u regjistruan rreth 149 mijë transaksione dhe 2.3 miliardë euro. Rritja vjetore në numër transaksionesh vlerësohet në rreth 22%
Rritja ka qenë e vazhdueshme muaj pas muaji. Në janar, numri i transaksioneve ishte 25,865, ndërsa në qershor arriti në 34,534. Mesatarisht, janë realizuar mbi 30 mijë pagesa në muaj përmes këtij sistemi vetëm për klientët.
Por, megjithëse numri i transaksioneve vijoi rritjen në muajin qershor, vlera totale e tyre shënoi një rënie krahasuar me muajin maj. Nga 527.2 milionë euro në maj, transaksionet ranë në 510.5 milionë euro në qershor, çka përfaqëson një tkurrje me rreth 16.7 milionë euro ose 3.2%.
AIPS-EURO është sistemi ndërbankar i pagesave në euro i menaxhuar nga Banka e Shqipërisë. Ai përdoret nga bankat për të transferuar në kohë reale shuma të mëdha parash, dhe është thelbësor për operacionet financiare të qeverisë, bizneseve të mëdha dhe bankave vetë. Në mënyrë indirekte, ai lehtëson edhe transaksionet e mëdha të qytetarëve – si blerja e pasurive të paluajtshme apo automjeteve.

‘Mbi 560 mijë vizitorë në sitet kulturore’ - Gonxhja: 74% rritje krahasuar me vitin 2023!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri publike sot statistikat e vizitueshmërisë së siteve kulturore në gjysmën e parë të......

Caktohet autoriteti për gjurmueshmërinë e kanabisit mjekësor dhe industrial!
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e autoritetit të autorizuar që do të realizojë procesin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë së bimës......

Projekti Qafë Plloçë-hyrja e Pogradecit/ Qeveria miraton shpronësimet rreth zonës!
Këshilli i Ministrave miratoi sot shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “sistemim,......

Tarifat ndaj Brazilit “rëndojnë” mbi amerikanët - Pritet rritje e çmimeve të kafesë dhe lëngut të portokallit në SHBA
Konsumatorët amerikanë do të përballen me rritje të ndjeshme të çmimeve të produkteve ushqimore si kafeja dhe lëngu i portokallit, nëse administrata Trump i......

Më shumë liri për shpenzimet e mbrojtjes! - 15 shtete të BE-së lejohen të “devijojnë” nga rregullat për të forcuar ushtrinë
Ministrat e financave të BE-së u dhanë 15 shteteve anëtare të drejtën për të devijuar nga rregullat fiskale të bllokut, në mënyrë që të rrisin masivisht......

Trump, tarifa 35% për importet nga Kanadaja - Shkak, rritja e trafikut të fentanilit dhe praktikat tregtare të “padrejta”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi një tarifë prej 35 përqind për importet nga Kanadaja duke filluar nga 1 gushti. Trump postoi një......

Pse forcimi i euros dëmton kompanitë evropiane? - Analistët parashikojnë rënie të shitjeve dhe fitimeve gjatë vitit 2025
Rritja e fortë e monedhës Euro në vitin 2025 po ushtron presion mbi fitimet e korporatave evropiane. Raportet e tremujorit të dytë priten të tregojnë fitime......

Shqipëria do të prodhojë municione - Qeveria miraton kriteret. “KAYO”, marrëveshje me privatët për prodhimin
Këshilli i Ministrave miratoi kushtet e negocimit të shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., me shoqëri private për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të......