“Afterschool” publik, apo privat? Kosto zero për prindin, por orari mbetet sfida kryesore
Programi “Pas Shkolle” do të shtrihet gjatë vitit shkollor 2026-2027 në 408 shkolla publike në të gjithë vendin, duke krijuar një alternativë të gjerë publike ndaj qendrave private. Avantazhi kryesor për familjet është financiar, pasi programi financohet nga buxheti i shtetit dhe dokumentet zyrtare nuk parashikojnë tarifë për prindërit.
Megjithatë, për familjet që punojnë me orar të plotë, sfida kryesore mbetet koha. Për klasat e para deri në të pesta, aktivitetet “Pas Shkolle” zhvillohen pas mësimit deri rreth orës 15:00, ndërsa në disa modele për klasat e para deri në të treta largimi parashikohet që në orën 14:00.
Këtu krijohet hendeku me orarin e punës së prindërve. Në administratën shtetërore, në institucione me orar 08:00-16:30 diferenca është e madhe.
Nëse fëmija del në 15:00, një prind që përfundon punën në 16:30 ka një hendek prej 1 ore e 30 minutash. Nëse fëmija del në 14:00, diferenca arrin në 2 orë e 30 minuta, pa llogaritur kohën e rrugës nga puna në shkollë.
Pikërisht këtu privati ruan avantazhin e tij, i cili është fleksibiliteti.
Çmimet e qendrave private ndryshojnë sipas paketës. Tarifat më të ulëta nisin nga rreth 4,000-5,000 lekë në muaj, ndërsa një pjesë e madhe e ofertave luhatet mes 8,000 dhe 13,000 lekëve. Qendrat më të shtrenjta mund të aplikojnë edhe tarifa për orë.
Për nëntë muaj shkollë, një familje që paguan 8,000-13,000 lekë në muaj mund të shpenzojë rreth 72,000-117,000 lekë në vit vetëm për “afterschool”-in.
Në privat, oraret janë më të zgjatura dhe më fleksibël, duke shkuar në disa raste deri në 18:00-19:00.
Një tjetër avantazh është se disa qendra private ofrojnë shërbim edhe ditën e shtunë, çka u jep më shumë fleksibilitet prindërve që punojnë edhe në fundjavë.
Në këtë krahasim, programi publik ka një avantazh të padiskutueshëm te kostoja. Për një familje që sot paguan rreth 10 mijë lekë në muaj për “afterschool”, kalimi te programi publik mund të kursejë dhjetëra mijëra lekë gjatë vitit shkollor.
Por privati vazhdon të ketë epërsi te elementi për të cilin shumë familje e kërkojnë në radhë të parë këtë shërbim: mbulimin e orarit të punës së prindit.
Kështu, programi “Pas Shkolle” mund të ulë ndjeshëm barrën financiare të familjeve dhe të mbajë fëmijët në një mjedis të organizuar pas mësimit, por orari deri në 14:00-15:00 e lë ende të hapur një pyetje praktike: Kush e merr dhe kush kujdeset për fëmijën deri sa prindi të përfundojë punën?

Turqia humbet vrullin - Më pak turistë dhe më pak të ardhura pas rekordit të vitit 2025
Pas një viti rekord, turizmi në Turqi po përballet me një ngadalësim të dukshëm. Të dhënat e fundit tregojnë rënie të numrit të vizitorëve, të ardhurave nga......
Gushti thyen rekordet - Evropa përjetoi verën më të nxehtë në histori
Gushti 2026 ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë, në një tjetër sinjal alarmi për përshkallëzimin e ndryshimeve klimatike. Sipas të......
118 milionë euro për Durrësin - BE dhe Franca financojnë rehabilitimin e kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura
Ministria e Financave dhe Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) kanë nënshkruar marrëveshjen për financimin e rehabilitimit të rrjetit të kanalizimeve dhe......
Banesat pa certifikatë pronësie - Kadastra, “derë më derë”. Si do kryhet procesi i verifikimit?
Të gjithë qytetarët që disponojnë banesa pa dokumente pronësie, do të kontaktohen fizikisht me qëllim që t’i jepet zgjidhje kësaj problematike të krijuar......
Kreditë e këqija, minimum i ri/ Zbresin në 3.69% në Korrik, niveli më i ulët në mbi 18 vjet
Kreditë me probleme në sistemin bankar shqiptar kanë zbritur në një tjetër minimum. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të korrikut 2026 ato......
“Afterschool”, falas nga 1 tetori - Lista/Cilat janë 85 shkollat e Tiranës?
Nga 1 tetori, fëmijët në 85 shkolla publike të Tiranës do të mund të qëndrojnë në shkollë edhe pas përfundimit të mësimit, pa pagesë. Programi i ri “Pas......
Pasuritë e konfiskuara - AAPSK, organi unik përgjegjës për administrimin dhe zhvillimin e objekteve
Një ndryshim i rëndësishëm në mënyrën se si shteti administron pasuritë e konfiskuara pritet të vijë përmes një projektligji të ri, i cili synon të......
Google, bast 13 mld euro - Gjiganti amerikan zgjeron infrastrukturën e IA-së në Finlandë
Google do të investojë të paktën 13 miliardë euro në Finlandë gjatë dy viteve të ardhshme, në investimin më të madh të kompanisë në Europë. Projekti synon të......

