Analiza Postuar më 9 Prill 2025, 13:11

Administrata nuk po “josh” vetëm aplikantët e rinj/ Në vitin 2024 janë ulur me 36% rastet e lirimeve me dorëheqje nga shërbimi civil

Nga Scan TV

Administrata nuk po “josh” vetëm aplikantët e rinj/

Kërkesat për një vend punë në shërbimin civil ka qenë të larta vitet e fundit, ku vetëm në vitin 2024 për një pozicion aplikuan rreth 17.5 aplikantë.

Një numër i lartë aplikantësh për pozicion tregon deri diku pëlqyeshmërinë e shërbimit civil dhe besimin e aplikantëve në procedura konkurimi të drejta dhe të bazuara në meritë. Ndërkohë, nga ana tjetër, një faktor “joshës” ka qenë edhe rritja e pagave në sektorin publik.

Përgjatë vitit 2024, u emëruan në pozicione të shërbimit civil 1221 nëpunës, por ka edhe nga ato të cilët u liruan dhe regjistrohen në 396 nëpunës civilë.

Ka dy lloje lirimesh në shërbimin civil, të vullnetshme dhe të pavullnetshme. Në lirimet e pavullnetshme përfshihen lirimet për shkak të shkeljeve administrative, masës disiplinore apo penale, konstatimit të paaftësisë së nëpunësve civilë, ristruktutimit të institucionit, dhe humbje jete. Numri total i lirimeve të pavullnetshme nga shërbimi civil për vitin 2024 është 139 ose 35.1% e totalit të të liruarve.

Nga analiza e të dhënave në lidhje me lirimet, vihet re se gjatë vitit 2024 numri total i lirimeve në krahasim me vitin 2023, është ulur me 20.2%. Janë ulur me 36% rastet e lirimeve me dorëheqje. Po ashtu janë ulur edhe rastet e lirimeve për arsye të plotësimit të moshës së pensionit dhe me 48% kanë rënë rastet e lirimeve për shkak të masës disiplinore “Largim nga shërbimi civil”.

Nga totali prej 54 masa disiplinore të dhëna përgjatë vitit 2024, numri i nëpunësve civilë, të cilët kanë qenë subjekt i masës disiplinore “Largim nga shërbimi civil” ishte 14 nëpunës ose 25.9% e totalit të nëpunësve që kanë qenë subjekt i masave disiplinore.

Administrata nuk po “josh” vetëm aplikantët e rinj/  Administrata nuk po “josh” vetëm aplikantët e rinj/  Administrata nuk po “josh” vetëm aplikantët e rinj/

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat