A po arrin Shqipëria limitin e përfaqësimit? Nga numri ndër vite, tek propozimi për 101 deputetë. Si krahasohemi me Europën?
Në dekadat e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rënie të qëndrueshme të popullsisë, duke shënuar një ndryshim të ndjeshëm nga 3.2 milionë banorë në vitin 1991 në rreth 2.36 milionë në vitin 2025. Ky fenomen demografik ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në strukturën e përfaqësimit parlamentar, duke diktuar nevojën për rishikime periodike të madhësisë së Kuvendit. Ndërsa në vitin 1991 parlamenti kishte 250 deputetë, mbetje e periudhës komuniste, pas viteve ’90 numri i tyre është stabilizuar në 140, përjashtuar një rritje të përkohshme në 155 deputetë në vitin 1997 për shkak të ndryshimeve në sistemin proporcional.
Historikisht, Shqipëria ka kaluar nga parlamente shumë të mëdha gjatë periudhës komuniste, tek legjislatura të përqendruara pas viteve ’90, duke synuar një ekuilibër midis efikasitetit dhe përfaqësimit të qytetarëve. Rritja dhe ulja e numrit të deputetëve ka pasur gjithmonë një lidhje të ngushtë me ndryshimet politike dhe sistemeve zgjedhore të vendit. Pas vitit 2001, me 140 deputetë për një popullsi në rënie, raporti qytetarë për deputet ka filluar të ulet gradualisht, duke kaluar nga rreth 21,881 qytetarë për deputet në vitin 2001 në rreth 16,880 qytetarë për deputet në vitin 2025.
Krahasimi ndërkombëtar tregon se parlamenti shqiptar ofron një nivel relativisht të lartë përfaqësimi për qytetarët, veçanërisht në krahasim me vendet më të mëdha europiane si Franca, Italia dhe Spanja, ku një deputet përfaqëson mbi 100 mijë qytetarë. Megjithatë, vendet e vogla si Kosova, Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi kanë parlament më të vogël. Edhe raporti qytetarë/deputet është edhe më i favorshëm, duke treguar se madhësia e legjislativit duhet të përshtatet jo vetëm me popullsinë, por edhe me kapacitetet administrative dhe funksionimin efektiv të sistemit politik.
Në vendet e tjera europiane, ky raport është gjithashtu i ndryshëm. Në Norvegji, me 169 deputetë dhe një popullsi prej 5.6 milionë banorësh, çdo deputet përfaqëson rreth 33,000 qytetarë, në Portugali, me 230 deputetë dhe një popullsi prej 10.4 milionë banorësh, çdo deputet përfaqëson rreth 45,000 qytetarë, ndërsa në Lihtenshtejn, me vetëm 25 deputetë dhe një popullsi prej 40,000 banorësh, çdo deputet përfaqëson rreth 1,600 qytetarë.

Mbi 66 mijë mjete të regjistruara për herë të parë - 8-mujori, makinat aziatike konfirmojnë tendencën rritëse
Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, për periudhën Janar- Gusht 2025, reflektojnë një rritje të numrit......

Investime strategjike në energji, turizëm dhe industri - Miratohen me procedurë të veçantë dy projekte
Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi katër statuse të reja për projekte që prekin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë turizmin, energjinë dhe......

“Përmbyset” harta e Shqipërisë? - Ndarje e re administrativo-territoriale. Reflektohet shpopullimi, fuqizohen njësitë
Harta e Shqipërisë do të ndryshojë. Territori i vendit do të ndahet në rajone të reja dhe numri i bashkive pritet të reduktohet. Pas 10 vjetësh nga reforma......

Kryeministri Rama mandatohet për formimin e qeverisë - Dekreti: Përgjegjës edhe për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual, “Diella”
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka mandatuar kryesocialistin Edi Rama për herë të katërt si kryeministër. Rama mbërriti në Presidencë në mesditë, për të......

Green Coast Hotel - MGallery Collection fiton çmimin “Architectural Highlight of the Year” në GRI Awards Europe 2025
Në ceremoninë e organizuar në Paris nga Instituti GRI, Green Coast Hotel - MGallery Collection është vlerësuar me çmimin prestigjioz për akitekturën më të......

Kompleks i ri për Kuvendin e Shqipërisë - Nga shtesat në godinën ekzistuese, te shembja e Piramidës. Cilët kanë qenë projektet e mëparshëm?
Kuvendi i Shqipërisë i ushtron funksionet e tij në dy ndërtesa, njëra që ndodhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e cila shërben si Kryesi e Kuvendit dhe......

Parlament me 101 deputetë! Cili mund të jetë impakti? Analiza e ndikimit ekonomik dhe institucional të vendimit të njoftuar nga kryeministri
Kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste më 11 shtator propozoi uljen e numrit të deputetëve në Kuvend në të paktën 101, nga 140 që......

Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas - BERZH hap tenderin me 2 faza, fton kompanitë të paraqesin ofertat teknike
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin me 2 faza për elektrifikimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe lidhjes së re me......