A krijon realisht vende pune turizmi për të rinjtë? Po! Punësimi rritet ndjeshëm në muajt e verës dhe bie sapo mbaron sezoni
Çdo verë, bregdeti shqiptar po gjallërohet gjithmonë e më shumë. Rrugët mbushen, restorantet punojnë pa pushim, dhe dhomat e hoteleve prenotohen javë përpara. Kjo është koha kur turizmi duket sikur përmbush premtimin e tij si “motor ekonomik”. Por përtej pamjes plot gjallëri të korrikut dhe gushtit, shifrat e tregut të punës zbulojnë një të vërtetë më komplekse. Po, turizmi krijon vende pune, por a janë këto punë të qëndrueshme, dhe sa ndihmojnë realisht të rinjtë? “Scan Intel” ka analizuar shifrat për të parë se si është tendenca.
Të dhënat flasin vetë. Në tremujorin e tretë të çdo viti, përqindja e të rinjve (15–24 vjeç) të punësuar me kontratë të përkohshme ndaj të punësuarve në total rritet ndjeshëm, pikërisht në kulmin e sezonit turistik. Në verën e vitit 2024, kjo përqindje ishte 14.5%, pothuajse dyfish më e lartë se në fillim të vitit, kur ishte vetëm 7.2%. Një vit më parë përballemi po më të njetin trend. Në verën e 2023, përqindja e të rinjve me kontratë të përkohshme ishte 14.2%, ndërsa në fillim të vitit 12.5%, për të rënë sërish në muajt në vijim.
Ky cikël përsëritet thuajse rregullisht gjatë sezonit veror, shumë të rinj punësohen përkohësisht në hotele, restorante, plazhe apo struktura pritëse, një pjesë e mirë e tyre pa kontratë afatgjatë. Të dhënat nga INSTAT për vite me radhë e konfirmojnë këtë model, turizmi gjeneron punësim, por ai mbetet sezonal, i përkohshëm dhe i pasigurt.
Pra, a krijon turizmi më shumë vende pune? Po, por për disa muaj. Ka të dhëna të tjera të marra në konsideratë nga “Scan Intel” që e mbeshtesin këtë fakt. Referuar të dhënave më të fundit të INSTAT mbi numrin e të punësuarve shohim se në tremujorin e tretë, të punësuarit e grupmoshës 15-29 vjeç kanë vlerën më të lartë dhe paraqiten me rritje të konsiderueshme po ashtu. Numri i të punësuarve të kësaj grupmoshe në tremujorin e tretë të vitit të kaluar vleresohej në 196 mijë, nga 185 mijë në tremujorin e parë dhe 183 mijë në tremujorin e fundit. E njejtja tendencë paraqitet edhe në vitin 2023.
Këto shifra përforëcojnë edhe një herë ndikinim e turizmit në ekonomi, por kanë edhe anën tjetër të medaljes. Ky model punësimi është i mirë, por i shkurtër. Ai mund të jetë një mundësi e mirë për përvojë të parë, për të fituar disa të ardhura, për të hyrë në treg, por nuk mund të jetë zgjidhje afatgjatë për një brez që kërkon siguri dhe karrierë

Takim BE-Ballkan Perëndimor në Shkup - Fokusi kryesor i diskutimeve do të jetë Plani i Rritjes Ekonomike
Ditën e sotme po zhvillohet një takim në Shkup midis 6 liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian. Fokusi i këtij takimi do të jetë......

Si është mbyllur ky muaj për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë muaj negativisht pasi ka vijuar rënien e tij edhe këtë fillim jave duke u blerë këtë mëngjes me 83 lekë dhe duke u shitur......

Kosova pa Kuvend, miliona eurot në pritje - Vendi mund të përfitojë mbi 880 mln euro nga Plani i Rritjes
Kosova rrezikon të mbetet pas në garën për miliona euro të Bashkimit Evropian, ndërsa fqinjët e saj veçse kanë nisur të përfitojnë. Bllokada politike pas......

Mbyllet minimatura, klasat e nënta japin provimi i fundit - Në të gjithë vendin 28 mijë nxënës testohen në gjuhën e huaj
Rreth 28 mijë nxënës të klasave të 9-ta do të zhvillojnë sot provimin e fundit, atë të gjuhës së huaj. Provimi nis në orën 10:00, ndërkohë që nxënësit do të......

Shqipëria drejt hartës së luksit global në turizëm
Shqipëria i bashkohet vendeve si SHBA-ja, Japonia, Zvicra, Arabia Saudite, Tajlanda, Italia dhe Egjipti në ambicien për t’u kthyer në një destinacion udhëtimi......

Albpetrol angazhohet për rehabilitimin e ndotjes në zonën naftëmbajtëse Gorisht-Kocul!
Kompania Albpetrol ka vendosur të pastrojë zonën naftëmbajtëse në Gorisht-Kocul. Kompania thekson se ky angazhim është bërë edhe më i domosdoshëm për shkak të......

Greqia “piqet” nga zjarret në kulmin e sezonit turistik - Chios në flakë, 40.000 ha tokë të djegura
Në kulmin e sezonit veror, Greqia po përballet me një situatë alarmante për shkak të zjarreve që po përfshijnë zona të njohura turistike. Ishulli i Chios-it......

Miss Universe Albania & Kosovo në Green Coast - Stili veror dhe trashëgimia shqiptare “sfilojnë” në La Vista
Është organizuar për të dytin vit radhazi sfilata e Miss Universe Albania & Kosovo në Green Coast. Vajzat konkurente krijuan një atmosferë magjike në......