A do ta ndiejnë shqiptarët rritjen e tarifave amerikane? Eksportet dhe importet e metaleve me SHBA ishin mbi 3.5 miliardë lekë në vitin 2024
Duke marrë shkas nga dyfishimi i tarifave doganore nga 25% në 50% që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur për shumicën e importeve të çelikut dhe aluminit, “Scan Intel” ka analizuar ndikimin e mundshëm që kjo masë mund të ketë edhe për ekonominë shqiptare.
Bazuar në të dhënat e tregtisë së jashtme, “Giza dhe Çeliku” janë ndër mallrat më të rëndësishme për Shqipërinë, me peshë të lartë në totalin e importeve. Këto materiale janë jetike për sektorë kyç si ndërtimi, infrastruktura dhe industria përpunuese, çka do të thotë se çdo rritje e çmimeve në tregjet ndërkombëtare mund të përkthehet në kosto më të larta për ekonominë vendase.
Sipas INSTAT, gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, “Giza dhe Çeliku” zënë vendin e katërt për nga vlera e importeve, ndërkohë që “Alumini dhe artikujt prej tij” renditen gjithashtu ndër kategoritë me peshë të lartë. Vetëm në katwrmujorin e parë të vitit, importet e metaleve kapën vlerën e 27 miliardë lekëve.
Nga ana tjetër, eksportet e metaleve nga Shqipëria gjatë periudhës Janar–Prill 2025 janë vlerësuar në rreth 13 miliardë lekë.
Nëse analizojmë marrëdhëniet tregtare mes SHBA-së dhe Shqipërisë në fushën e metaleve, të dhënat e vitit 2024 tregojnë se shkëmbimet tregtare (import + eksport) për metalet mes dy vendeve arritën në 3.5 miliardë lekë. Çeliku dhe alumini zënë pjesën dërrmuese të kësaj vlere.
Ndërkohë, gazeta amerikane “The New York Times” ka publikuar një analizë mbi 140 vendet që furnizojnë SHBA-të me mallra të ndryshme, ku tarifat e vendosura nga Presidenti Trump kanë krijuar pasiguri të konsiderueshme mbi koston e këtyre mallrave. Shqipëria renditet në këtë listë si një nga vendet që furnizon SHBA-të me rreth 3% të materialeve për përpunimin e hekurit.
Për rrjedhojë, nëse tarifat e reja çojnë në rritje të çmimeve globale të çelikut dhe aluminit, Shqipëria mund të përballet me kosto më të larta për importet e këtyre mallrave, sidomos nga partnerët kryesorë europianë, të cilët janë të ndërlidhur drejtpërdrejt me zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit.

Avioni plotësisht elektrik ulet në aeroportin e Nju Jorkut - Kompania amerikane synon zgjerimin e shërbimeve me taksi ajrore
Beta Technologies u bë kompania e parë amerikane që ul një avion tërësisht elektrik me pasagjerë në Aeroportin e ngarkuar John F. Kennedy të Nju......

Kostot në ndërtim, më lirë se një vit më parë/ Shpenzimet për paga dhe makineri "udhëhoqën" rritjen në tre muajt e parë
Ndërtimi po luan një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, sidomos vitet e fundit, ku numri i ndërtimeve dhe vlera e tyre kanë pësuar një rritje të......

Si pritet të ndryshojnë rezidencat qeveritare? - Finalistët prezantojnë rikonceptimin e Vilave në Velipojë dhe Vlorë
Shtatë finalistët e fazës së dytë të “Hospitality Albania”, prezantuan projekt-idetë arkitekturore për rikonceptimin dhe modernizimin e rezidencave qeveritare.......

Kompanitë ajrore i qëndrojnë objektivit “zero neto” - Masa vjen pavarësisht dyshimeve për furnizimin me karburant ekologjik
Linjat ajrore globale përfunduan një samit dyditor duke iu përmbajtur një objektivi për emetime neto zero deri në vitin 2050, por nuk munguan shqetësimet në......

Një hap përpara drejt teknologjisë së avancuar - Investimi shqiptar në startup-in e Mira Muratit. Një risk i zgjuar?
Një investim prej 10 milionë eurosh nga buxheti i shtetit në startup-in e Mira Muratit ka tërhequr vëmendjen si një hap përpara drejt teknologjisë së......

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? - BSH: Kredia konsumatore arriti në 92 mld lekë në fund të tremujorit të parë
Tre muajt e parë të 2025 kanë dëshmuar një rritje të kërkesës së qytetarëve për financim nga bankat. Gjatë kësaj periudhe, nuk janë marrë vetëm më shumë......

Rrugë e re për hyrjen në Shkodër - Nisin punimet, Balluku: Shpresojmë të mbyllen para afatit kontraktual
Pas procedurave tenderuese dhe lidhjes së kontratës ka nisur puna për ndërtimin e rrugës së re për hyrjen në qytetin e Shkodrës. Sipas afateve kontraktuale......

Bizneset marrin mbrapsht 54 milionë euro në 4 muaj - Rimbursimi i TVSH-së, 80% e kërkesave miratohen pa kontroll
Në 4 muajt e parë të vitit, bizneseve iu janë kthyer 5.4 miliardë lekë apo 54 milionë euro TVSH e paguar, përmes procedurës së rimbursimi. Në raport me një......