Analiza Postuar më 4 Mars 2026, 10:44

9 në 10 biznese në Shqipëri janë në sektorin e shërbimeve/ Tregtia kryeson bindshëm xhiron. Ndjekin, turizmi dhe ndërtimi

Nga Eldiona Serani

9 në 10 biznese në Shqipëri janë në sektorin e

Ekonomia shqiptare vijon të mbështetet fuqishëm te sektori i shërbimeve. Sipas rezultateve finale të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, të publikuara nga Instituti i Statistikave, 86.8% e ndërmarrjeve aktive në vend operojnë në fushën e shërbimeve, që do të thotë se gati 9 nga 10 biznese operojnë në këtë sektor.

Në fund të vitit 2024, në Shqipëri ishin aktive  afro 119 mijë ndërmarrje, 2.2% më shumë se një vit më parë. Nga këto, gati  104 mijë  biznese i përkasin sektorit të shërbimeve, duke konfirmuar dominimin e tij në strukturën ekonomike të vendit.

Shërbimet gjenerojnë mbi dy të tretat e shitjeve

Pesha e sektorit nuk reflektohet vetëm në numër. Shërbimet realizuan 68.3% të totalit të shitjeve neto në ekonomi, ose rreth nga 3.53 miliardë lekë në total. Po ashtu, ato punësojnë 65.6% të të punësuarve në vend, çka i bën motorin kryesor të tregut të punës.

Brenda këtij grupi, tregtia zë vendin kryesor. Ajo përfaqëson 35.1% të të gjitha ndërmarrjeve në vend dhe realizon 46.1% të totalit të shitjeve neto pothuajse gjysmën e xhiros së ekonomisë shqiptare. Edhe në punësim, tregtia ka një peshë të konsiderueshme me 24.7% të totalit.

Një rol të rëndësishëm luajnë gjithashtu: Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (turizmi dhe restorantet) me 14.8% të bizneseve si dhe  Transporti, informacioni dhe komunikacioni me 9.6% të ndërmarrjeve.

Çfarë po ndodh me prodhimin?

Ndërkohë, prodhuesit e të mirave përbëjnë vetëm 13.2% të ndërmarrjeve (15.771 biznese), por realizojnë 31.7% të shitjeve neto dhe 34.4% të punësimit. Kjo tregon se, megjithëse më të pakta në numër, bizneset prodhuese kanë peshë të konsiderueshme në ekonomi.

Industria përpunuese, ndërtimi dhe energjia janë ndër sektorët kryesorë brenda këtij grupi, me kontribute të rëndësishme në qarkullim dhe punësim.

Një ekonomi gjithnjë e më shumë e orientuar nga shërbimet

Të dhënat tregojnë qartë se modeli ekonomik i Shqipërisë po konsolidohet rreth sektorit të shërbimeve, me fokus të fortë te tregtia, turizmi dhe aktivitetet e lidhura me to. Ndërkohë, megjithëse shitjet neto në total u rritën m numri i të punësuarve në ekonomi ra me 1.6%, duke reflektuar zhvillime strukturore dhe ndryshime në mënyrën e organizimit të bizneseve.

Shqipëria 4 Mars Edel Strazimiri

Doganat bllokojnë 920 pajisje elektronike

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për respektimin e ligjshmërisë, Dega Doganore Rinas njofton se  ka bllokuar 920 pajisje elektronike "Apple" dhe......

Live TV

Të fundit
Shqipëria 4 Mars Edel Strazimiri

Doganat bllokojnë 920 pajisje elektronike

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për respektimin e ligjshmërisë, Dega Doganore Rinas njofton se  ka bllokuar 920 pajisje elektronike "Apple" dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 4 Mars Edel Strazimiri

Doganat bllokojnë 920 pajisje elektronike

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për respektimin e ligjshmërisë, Dega Doganore Rinas njofton se  ka bllokuar 920 pajisje elektronike "Apple" dhe......