8 qarqe humbën mesatarisht 2,300 familje në vit/ Në dekadën e fundit, Dibra dhe Shkodra me "zbrazjen" më të lartë. "Shtohet" Vlora
Ndryshimet në strukturën demografike të Shqipërisë gjatë 10 viteve të fundit pasqyrojnë tendenca të forta urbanizimi, migrimi të brendshëm dhe emigracioni duke bërë që disa qarqe të pësojnë tkurrje të konsiderueshme në numrin e familjeve.
Pas krahasimit të të dhënave të Censit të vitit 2011 me ato të regjistuara nga Cens 2023 shohim se 8 qarqe të vendit janë përballur me zbrazje. Në 8 qarqet e vendit në total, përgjatë një dekadë, regjistrohen rreth 22,900 familje më pak. Pra, sipas përllogaritjeve rezulton se në një vit u larguan mesatarisht 2,300 familje.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar se cili qark e ka përjetuar më shumë valën e migracionit dhe emigracionit në vend. Sipas të dhënave, Dibra ka përjetuar një tkurrje prej 15%, duke humbur kështu rreth 4,445 familje.
Shkodra gjithashtu ka patur një rënie të ndjeshme të numrit të familjeve në 10 vitet e fundit. Sot, në Shkodër janë 10.5% ose 5,750 familje më pak se në vitin 2011, duke u renditur kështu si ndër qarqet me tkurrjen më të madhe në vlerë absolute.
Nga ana tjetër, Korça ka pësuar një pakësim prej 7.13% të numrit të familjeve. Në të njëjtën kohë, Kukësi dhe Lezha janë në një situatë të ngjashme lidhur me shifrat e largimit të familjeve. Në këto qarqe sot numërohen 6.31% dhe 5.16% më pak familje respektivisht.
Përkundrejt kësaj prirjeje të përgjithshme tkurrjeje, disa qarqe si Gjirokastra dhe Fieri kanë ruajtur një nivel të qëndrueshëm të numrit të familjeve. Ndryshimi në Fier është minimal, me një rënie prej vetëm 0.8%, ndërsa Gjirokastra ka parë një rritje të lehtë prej 2.22%, e cila mund të lidhet me përpjekjet për të zhvilluar turizmin.
Të njëjtën tendencë rritëse reflektojnë edhe 3 qarqe të tjera të vendit si Tirana, Durrësi dhe Vlora. Konkretisht, ndër qarqet që kanë përjetuar rritje të numrit të familjeve, Tirana kryeson me një shtesë prej më shumë se 51,000 familjesh ose 26.12%. Këto shifra theksojnë se migrimi nga zonat rurale drejt Tiranës ka qenë një prirje e pandalshme dhe se kryeqyteti mbetet qendra kryesore e tërheqjes për shqiptarët që kërkojnë mundësi më të mira ekonomike, punësimi dhe arsimimi.
Një tjetër qark që ka shënuar një rritje të moderuar është Vlora, e cila sot numëron rreth 2,952 familje më shumë. Në vlerë nominale themi se ndryshimi i numrit të familjeve në një dekadë është 5.79%. Zhvillimi i industrisë së turizmit dhe afërsia me detin mund të kenë ndikuar pozitivisht në tërheqjen e banorëve të rinj, si dhe në ruajtjen e familjeve ekzistuese. Po ashtu, Durrësi ka parë një rritje prej 2.99%. Sipas Cens 2023, sot Durrësi ka rreth 2,000 familje më shumë se në vitin 2011-të.
Sondazh

Ndikimi ekonomik i Maratonës së Bostonit - Eventi sportiv gjeneroi mbi 500 milionë dollarë të ardhura
Maratona e Bostonit 2024 rriti ndjeshëm ekonominë e Massachusetts me një ndikim të vlerësuar prej 509 milionë dollarë, siç raportohet nga Instituti UMass......

1000 ditë lufte: Sheshi i Kievit mbushet me flamuj për të rënët e Ukrainës!
Ndërsa lufta në Ukrainë hyn në ditën e saj të 1000-të, një det me flamuj blu dhe të verdhë vazhdon të rritet për nder të të rënëve në Sheshin e Pavarësisë në......

4% e bizneseve marrin hua nga burime joformale - Kostot e larta të prodhimit i çojnë ndërmarrjet në “derë” të institucioneve financiare
Kostot e larta të prodhimit dhe aksesi në financim, kanë qenë disa nga problematikat kryesore që kanë hasur bizneset në ushtrimin e aktivitetit të tyre gjatë......

Projekt-Buxheti 2025/ Rama: Bonus i dytë për pensionistët çdo fillim pranvere
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në Kuvend se paralelisht me shpërndarjen e bonusit të fundvitit, qeveria do të shpërndajë edhe një bonus të dytë në......

Nga klasat tradicionale, te “Smart Labs” - Digjitalizimi i arsimit, 27 milionë euro për laboratorët inteligjentë
Këshilli i Ministrave ka propozuar projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, për......

1/3 e buxhetit për ushtrinë - BE pritet të shpenzojë rreth 400 miliardë euro për mbrojtjen
Bashkimi Evropian po përgatitet të kanalizojë më shumë se 390 miliardë euro shpenzime për mbrojtjen dhe sigurinë e bllokut. Pas zgjedhjes së Donald Trump në......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 92.6 lekë dhe është shitur me 93.8 lekë nga java shkuar më një rënie të lehtë të kuotës sipas kursit të këmbimit......

Bonusi fundvitit/ Rama: 15 mijë lekë bonus për pensionet deri në 20 mijë lekë!
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në Kuvendin e Shqipërisë, se në ditët në vijim, qeveria do çlirojë një fond prej 100 milionë eurosh për bonusin e......