Analiza Postuar më 11 Dhjetor 2025, 12:40

4.42 mld euro nga turistët në 9-të muaj/ Rritje 5-fish në 17 vite. Bilanci neto rekord, rreth 2.11 mld euro fitime nga vizitorët e huaj

Nga Xhorxhina Deda

4.42 mld euro nga turistët në 9-të muaj/ Rritje 5-fish në 17

Shpenzimet e të huajve në Shqipëri gjatë periudhës Janar-Shtator 2025 kanë arritur në rreth 4.42 miliardë euro, duke shënuar nivelin më të lartë historik të regjistruar deri më sot. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur shpenzimet ishin rreth 3.86 miliardë euro, rritja është e forte, mbi 560 milionë euro më shumë në vetëm nëntë muaj.

Ky zgjerim i shpejtë i të ardhurave nga turistët e huaj konfirmon vijimin e bumit turistik që ka karakterizuar vendin në dy vitet e fundit.

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, gjatë periudhës Janar-Shtator në vend kanë hyrë 10.2 milionë shtetas të huaj. Nga të dhënat e kombinuara rezulton se shpenzimi mesatar për turist është rritur në 431 euro për 9-mujorin, nga 398 euro që ishte në Janar-Shtator 2024.

Edhe shpenzimet e shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit kanë shënuar rritje gjatë 2025-s, duke arritur në rreth 2.30 miliardë euro, nga 2.09 miliardë euro një vit më parë. Rritja është e dukshme me rreth 19.6%

Për vitin 2025, bilanci neto midis shpenzimeve të të huajve në vend dhe shpenzimeve të shqiptarëve jashtë ka arritur në 2.11 miliardë euro, një tjetër rekord historik.

Krahasuar me vitin 2024, kur bilanci ishte 1.77 miliardë euro, përmirësimi është i ndjeshëm. Kjo e çon Shqipërinë në nivelin më të lartë të përfitimeve neto nga turizmi në të gjithë serinë e viteve të raportuara.

Nëse i shohim të dhënat që nga viti 2008, përfitimet nga turizmi janë rritur më shumë se 6-fish. Nga vetëm 0.86 miliardë euro shpenzime nga turistët e huaj në 2008, Shqipëria ka arritur në mbi 4.4 miliardë euro në 2025.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat