37% e shqiptarëve blejnë online/ Tregtia me pakicë dhe sektori Informacionit me xhiron më të lartë vjetore

Që pas periudhës së pandemisë, blerjet dhe tregtia online nisën të fitonin gjithnjë e më shumë terren në shumë vende të botës, veçanërisht në Shqipëri, duke bërë që kjo formë e blerjes të njohë një zhvillim të konsiderueshëm edhe nga konsumatorët shqiptarë. Por sa përqind e popullsisë, nga mosha 18 deri në 74 vjeç, e përdor realisht këtë mënyrë blerjeje?
Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024, 37.52% e popullsisë shqiptare kanë kryer blerje online. Ndërkohë, shifrat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2025, vlera e xhiros së realizuar nga shitjet online arriti në 10.1%, duke pësuar një rritje prej 0.6%. Peshën më të madhe të xhiros e zënë ndërmarrjet që veprojnë në fushën e tregtisë me shumicë dhe pakicë me 46.1%, të ndjekura nga aktivitetet e Informacionit dhe Komunikimit me 16.5%. Gjithashtu një pjesë e rëndësishme e blerjeve online vijnë dhe nga aplikacionet e huaja si: Amazon, Aliexpress apo së fundmi TEMU.
Megjithatë, edhe pse Shqipëria ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm në tregtinë online, sërish nuk e ka përvetësuar këtë formë blerjeje në të njëjtin nivel me vendet dhe rajonet e tjera të Europës, ku rreth 50–60% e popullsisë janë blerës të rregullt online të mallrave dhe shërbimeve.
Në vitin 2024, u regjistruan 23 rajone të Bashkimit Evropian ku të paktën 80% e popullsisë së moshës 16 deri në 74 vjeç porositi mallra ose shërbime përmes internetit gjatë tre muajve para anketimit. Përafërsisht gjysma e këtyre rajoneve ndodheshin në Holandë, ndërsa pjesa tjetër në Danimarkë, Irlandë, Suedi dhe në rajonin e kryeqytetit çek, Pragë.
Rajoni qendror holandez i Utrechtit shënoi përqindjen më të lartë të personave që porosisnin online, me 91.5%, i ndjekur nga rajoni fqinj i Flevolandit me 89.5% dhe nga rajoni Veri-Perëndimor i Irlandës me 88.3%.
Nga ana tjetër, në 21 rajone të BE-së, më pak se 40% e popullsisë porositi mallra ose shërbime përmes internetit. Shumica e këtyre rajoneve ndodhen në Europën Lindore dhe Jugore, duke përfshirë Rumaninë, Bullgarinë dhe Italinë Jugore. Në këtë sfond europian, Shqipëria ndodhet mes vendeve që po ecin përpara në digjitalizimin e tregtisë, por që ende kanë potencial të madh për t’u afruar me standardet e tregjeve më të zhvilluara online.
Shtëpitë private, ende në "modë" Shqipëria, mes vendeve që preferojnë banesat individuale. Spanjollët, në apartamente
Shpërndarja e popullsisë sipas llojit të banimit ndryshon midis vendeve të BE-së. Ky tregues gjithashtu ndryshon në varësi të faktit nëse jetoni në një......
Ekonomia turke ngadalëson ritmin - Zgjerohet me 3.7% në tremujorin e tretë të vitit
Ekonomia turke u rrit me 3.7% në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguan të dhënat zyrtare, duke ngadalësuar ritmin e......
Parlamenti gjerman miraton buxhetin 2026 - Më shumë fonde për mbrojtjen që nga koha e luftës së ftohtë
Parlamenti gjerman miratoi buxhetin për vitin e ardhshëm, ku parashikohen më pak fonde për ndihmat për zhvillimin. Dokumenti u miratua me votat e koalicionit......
Mbi 1 milion pasagjerë vetëm në muajin tetor - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon trendin rritës
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës regjistroi një rritje të ndjeshme të pasagjerëve gjatë 2025-ës, duke arritur një rekord në muajin tetor me 1 milion e 48......
Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?
Java dhe ky muaj i fundit i vitit ka nisur në qëndrueshmëri për të gjitha valutat kryesore me monedhën europiane e cila është blerë sot me 96.2 lekë dhe......
Jo kujdes shëndetësor falas për pensionistët e huaj - Franca synon t'i japë fund “parajsës” nga vendet jashtë BE-së
Pensionistët e huaj që ëndërrojnë të kalojnë pensionin e tyre nën diell në Rivierën Franceze mund të duhet të rishqyrtojnë planet e tyre nëse kujdesi......
Nis funksionimi i sistemit “Safe City” - Testim 1-mujor për drejtuesit e mjeteve në Maqedoninë e Veriut
Nga dita e sotme në Maqedoninë e Veriut nis funksionimin sistemi “Safe City” fillimisht në qytetin e Shkupit, komunën e Tetovës dhe Kumanovës. Ndërsa, në të......
Mosha e daljes në pension do të rritet - Raporti i OECD: Do të përshpejtohet plakja e popullsisë
Mosha mesatare e daljes në pension në vendet e OECD-së do të rritet nga 63.9 dhe 64.7 vjeç, përkatësisht, për gratë dhe burrat që dolën në pension në vitin......





