3.4 mln të huaj vizituan Shqipërinë në 5 muaj/ Kryesojnë hyrjet nga rajoni i Europës. Rriten vizitat për arsye biznesi

Gjatë muajit maj, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë gjithsej rreth 1,676,222 milionë shtetas, përfshirë si qytetarë shqiptarë, ashtu edhe të huaj. Këto të dhëna, të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), tregojnë për një rritje prej 4.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga ky total, 689,145 ishin shtetas shqiptarë, duke shënuar një rritje prej 8.9%, ndërsa 987,077 ishin shtetas të huaj, me një rritje prej 1.4%.
Nga ana tjetër, gjatë të njëjtit muaj janë regjistruar gjithsej 1,655,100 dalje nga territori shqiptar, një rritje prej 2.4% krahasuar me majin vitit të kaluar. Brenda këtij numri, rreth 710 mijë ishin shtetas shqiptarë dhe rreth 945 mijë ishin të huaj.
Kur shohim të dhënat për periudhën pesëmujore Janar–Maj 2025, vihet re se në Shqipëri kanë hyrë rreth 6.5 milionë shtetas, ku 3.1 milionë e tyre ishin shqiptarë dhe rreth 3.4 milionë shtetas të huaj.
Kjo shifër paraqet një rritje prej 3.9% për shtetasit e huaj në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, daljet nga vendi I shtetasve të huaj gjatë kësaj periudhe, ka arritur në rreth 3.4 milionë persona dhe duke reflektuar një rritje vjetore prej 2.7%.
Sipas origjinës së shtetasve të huaj që kanë hyrë në vend, Europa vijon të jetë rajoni kryesor. Të dhënat tregojnë se 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës, ku rajoni jugor zë 72 % të hyrjeve.
Sa i takon qëllimit të udhëtimeve, në 98% të rasteve hyrjet janë realizuar për arsye personale, si pushime apo vizita tek të afërm, një kategori që ka shënuar rritje prej 0.9%. Hyrjet për arsye biznesi kanë pësuar një zgjerim domethënës, me një rritje vjetore prej 26.1%. Megjithatë, të dhënat nuk janë njëtrajtësisht pozitive, pasi hyrjet për trajtime shëndetësore kanë rënë ndjeshëm, me një ulje të konsiderueshme prej 26.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Live TV
Në luftë me vatrat e zjarrit në Tiranë, Dibër e Krujë/ Ministria e Mbrojtjes: Në terren 2 avionë dhe 2 helikopterë
Nga 35 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 8 janë ende aktive, njofton Ministria e Mbrojtjes. Për menaxhimin e këtyre vatrave janë angazhuar gjithsej 533 forca......
Parashikimi: Deri në 2050 dëmi nga zjarret 7% PBB/ Plani Kombëtar: Të ripyllëzohen sipërfaqet pyjore të zhveshura
Zjarret në pyje, të nxitura nga temperaturat e larta ekstreme po kthehen në një nga rreziqet klimatike me pasojat më të mëdha për Shqipërinë. Sipas shifrave......
Karboni, Shqipëria me avantazh ndaj rajonit/ Raporti: Kosto zero për eksportet e energjisë elektrike drejt BE-së
Shqipëria rezulton në një pozicion të favorshëm krahasuar me vendet e tjera të rajonit sa i takon ndikimit të Mekanizmit të Rregullimit të Karbonit në Kufij,......
Bypass-i i Elbasanit, firmosen kontratat për dy fazat e para/ Investimi 4.72 mld lekë me TVSH, hapet rruga për nisjen e punimeve
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratat për ndërtimin e dy fazave të para të bypass-it të Elbasanit, duke i hapur rrugë nisjes së punimeve për një......

