2024, Qeveria mori 6.75 mld lekë hua nga jashtë /Nënshkrimet e reja, Franca kreditori kryesor
Borxhi i jashtëm i Shqipërisë në vitin 2024 mbetet një element kyç i financave publike, duke pasqyruar përpjekjet e qeverisë për të siguruar burime të qëndrueshme financimi nga tregjet ndërkombëtare dhe institucionet huadhënëse. Gjatë vitit 2024 ai paraqitet relativisht i qëndrueshëm, me ndryshime minimale nga tremujori në tremujor.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, borxhi i jashtëm i qeverisë gjatë këtij viti arriti në 6.75 miliardë lekë, ndërsa në tremujorin e katërt kjo shifër ishte 1.36 miliardë lekë. Një aspekt i rëndësishëm i borxhit të jashtëm është struktura e tij sipas instrumenteve financiare, e cila përcakton nivelin e rrezikut dhe fleksibilitetin e menaxhimit të tij në periudha të ndryshme ekonomike. Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, qeveria shqiptare mbështetej në dy instrumenta financimi, kreditë dhe letrat me vlerë, ku këto të fundit përbënin pjesën më të madhe.
Në aspektin e monedhës së huamarrjes, borxhi i jashtëm dominohet nga financimi në valutën vendase, i cili në T4-2024 arriti në 777.8 milionë lekë, ndërkohë që borxhi në monedhë kombëtare regjistrohet në 478.1 milionë lekë. Ky raport tregon që Shqipëria nuk është e varur nga financimi në euro, dollarë amerikanë dhe monedha të tjera të huaja duke minimizuar ekspozimin e vendit ndaj rreziqeve të kursit të këmbimit. Por, një zhvlerësim i lekut kundrejt valutave të huaja mund të ndikojë në rritjen e barrës së borxhit dhe të shpenzimeve për shërbimin e tij.
Një tjetër faktor i rëndësishëm në analizën e borxhit të jashtëm është identiteti i kreditorëve. Sipas të dhënave të fundit, kreditorët e huaj përbëjnë pjesën dërrmuese të borxhit, me një total prej rreth 882 milionë lekësh, ndërsa për kreditorët vendas ishte gati 408 milionë lekë. Kjo tregon se një pjesë e madhe e financimit të jashtëm të qeverisë vjen nga institucionet ndërkombëtare dhe investitorët e huaj, duke e lidhur ekonominë shqiptare me tregjet dhe politikat globale të huadhënies.
Por cilat janë angazhimet e reja të nënshkruara gjatë vitit? Totali i borxhit të ri të nënshkruar arriti në 421.25 milionë euro, i ndarë midis kreditorëve dypalësh dhe atyre shumëpalësh. Nga kreditorët dypalësh Franca ka ofruar një shumë prej 120 milionë eurosh, që përbën 28% të totalit të borxhit të ri. Në kategorinë e kreditorëve shumëpalësh, Këshilli i Evropës për Zhvillim (CEB) ka kontribuar me 27 milionë euro (6%), ndërsa Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) ka siguruar 98.75 milionë euro (23%). Gjithashtu, Banka Evropiane e Investimeve (EIB) ka ofruar 100 milionë euro, që përfaqëson 24% të totalit, ndërsa Banka Botërore (IBRD) ka kontribuar me 75.5 milionë euro, duke mbuluar 18% të borxhit të ri.
Sondazh

“BE, gati të negociojë për tarifat e makinave” - Komisioneri i tregtisë hap rrugën për bisedime me Trump
Bashkimi Evropian është i përgatitur të bisedojë me Shtetet e Bashkuara për uljen e tarifave prej 10 për qind për makinat, si pjesë e bisedimeve që synojnë......

Meta, kabllo nënujore më të gjatë në botë - Me gjatësi 50,000 km, projekti do të ndërlidhë shumë kontinente
Meta ka njoftuar planet për të ndërtuar një kabllo nënujore 50,000 kilometra të gjatë në të gjithë botën. Gjiganti i teknologjisë tha se Projekti Waterworth,......

Kosovë, numërohen 100% të votave për partitë politike - Vetëvendosje kryeson me 40.08%, e dyta renditet Partia Demokratike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka mbyllur procesin e numërimit të të gjitha votave të rregullta për subjektet politike, pas afërsisht dy javësh nga......

Siguria kibernetike: Cilat janë vendet më të cenueshme të Europës? Bosnja, Serbia dhe Shqipëria më të rrezikuarat!
Siguria kibernetike globale është nën kërcënim në rritje. Numri i dobësive të cloud në mbarë botën që do të thotë pika të dobëta të mundshme në sisteme u......

Ku fjetën turistët përgjatë verës? Rritja më e madhe e netë qëndrimeve u regjistrua në Shkurt, Prill dhe Tetor
Shifrat më të fundit mbi strukturat akomoduese për muajin dhejtor na japin tani më një panoramë më të qartë sa i përket të gjithë vitit 2024. Edhe një herë......

Ku po shkojnë 5 milionë euro në bujqësi? - Skema e investimeve, Korça më “agresivja”. Lezha, e fundit
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka nisur shpërndarjen e fondit prej 5 milionë euro të Skemës së Investimeve tek fermerët që kanë aplikuar dhe janë......

Partitë politike në Gjermani - Qëndrimet e tyre mbi çështjet kryesore gjeopolitike dhe ekonomike
Gjermania do të mbajë zgjedhje të parakohshme kombëtare më 23 shkurt, pas rënies së koalicionit trepalësh të kancelarit Olaf Scholz. Por cilat janë partitë......

83 mld lekë pagesa me kartë përmes POS - BSH: Viti i kaluar shënoi rekord terminalesh të instaluara nga bizneset
Gjatë vitit të kaluar, bizneset instaluan një numër rekord të terminaleve POS. Aktualisht, në Shqipëri numërohen rreth 24 mijë terminale POS, ku vetëm në......