1.3 mln aplikime dhe 12,008 përdorues të rinj në Mars, rritet përdorimi i platformës e-Albania dhe aksesueshmëria përmes pajisjeve mobile
Në një epokë ku teknologjia po transformon çdo aspekt të jetës sonë, platforma e-Albania vazhdon të jetë një ndër mjetet më të rëndësishme për digjitalizimin e shërbimeve publike në Shqipëri.
Statistikat për muajin mars 2025 tregojnë një përdorim intensiv dhe në rritje të kësaj platforme, që tashmë është kthyer në një domosdoshmëri për qytetarët dhe institucionet.
Gjatë marsit janë kryer 1,360,803 aplikime për shërbime elektronike, një shifër që tregon angazhimin në rritje të qytetarëve për të përfituar nga lehtësitë që ofron teknologjia. Përdoruesit aktivë në platformë janë 440,720, ndërsa vizitat kanë arritur në 15,868,959.
Shërbimet që kanë pasur numrin më të lartë të aplikimeve gjatë muajit mars janë: Vërtetimi i pagës(Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve), Kontributet për sigurimet shoqërore (Instituti i Sigurimeve Shoqërore) dhe Kontrolli mjekësor bazë (Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale)
Platforma regjistroi 33,834,324 transaksione, ndërkohë që 361,218 përdorues janë futur përmes aplikacionit mobile, duke treguar rritjen e aksesueshmërisë përmes pajisjeve të lëvizshme.
Ndërsa 3,213,460 persona kanë përdorur platformën më shumë se një herë gjatë muajit, duke pasur një përdorim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm.
Ndër shërbimet me pagesë më të përdorura spikasin: Pagesa e taksës vjetore për mjetet e përdorura/luksoze (Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor), Aplikimi për certifikatën elektronike për projektin e fiskalizimit (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) dhe Aplikimi për pasaportë dhe kartë identiteti për qytetarët jashtë vendit (Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme)
Numri total i të regjistruarve në platformë ka arritur në 3,305,877, ndërsa gjatë marsit janë regjistruar 12,008 përdorues të rinj. Tre dokumentet që janë gjeneruar më shpesh për muajin mars janë: Certifikata familjare, Vërtetimi për pagesën e kontributeve për individin dhe Certifikata personale.
Sondazh

Para’ në dorë për naftën në bujqësi sipas kulturës - Aplikimet, deri më 30 Maj. Financim deri në 186 euro/hektar
Fermerët që punojnë tokën do të kenë mundësi të aplikojnë deri më 30 Maj për të përfituar pagesa cash për naftën që përdorin për punime të mekanizuara në......

Hapet thirrja për programin e të Nxënit në Vendin e Punës - Subvencione, mundësi për të rinjtë dhe bizneset
Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u bën thirrje thirrje të rinjve dhe punëdhënësve të......

Franca “armatos” Greqinë me raketa - Athina planifikon 25 mld euro për mbrojtjen në dekadën e ardhshme
Greqia ka nënshkruar një marrëveshje të re mbrojtjeje me Francën për të blerë 16 raketa kundër anijeve Exocet. Ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias nënshkroi......

Tregu valutor i trazuar – Dollari vijon paqëndrueshmërinë. Forcohen Paundi e Franga!
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të martë të jetë i paqëndrueshëm duke humbur sërish pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 87 lekë dhe është......

Rama në konferencë me Marta Kos: Brenda 2027 mbyllim negociatat
Shqipëria zhvilloi këtë të hënë konferencën e katërt ndërqeveritare me BE. Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm të Polonisë,......

Hekurudha Durrës-Prishtinë, prezantohet studimi i fizibilitetit - Balluku: E kthen kombin shqiptar në pol magnetizimi për ekonominë
Këtë të hënë është prezantuar studimi i fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë. E pranishme në këtë event ishte edhe Ministrja e Infrastrukturës dhe......

Pasiguritë, çmimi i arit po rritet në nivele rekord - Të gjithë investitorët po shtregtojnë drejt ‘strehëve të sigurta’
Një onc ar tani vlen më shumë se 3200 dollarë. Kjo është është hera e parë që çmimi i metalit të verdhë kaluar këtë kufi. Kjo për shkak se investitorët po......

Uniforma e Policisë, hapet tenderi 27 milionë euro - Do të blihen veshjet dhe këpucët, procedura mbyllet më 19 maj
Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur tenderin për blerjen e uniformave për Policinë e Shtetit. Gara do të jetë e ndarë në dy lote, dhe ofertat......