12.4 mln të huaj vizituan Shqipërinë gjatë 2025-ës/ Europa Jugore kryesoi fluksin e turistëve përgjatë vitit

Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT për muajin Dhjetor, rezulton senë territorin e Shqipërisë kanë hyrë rreth 1.5 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke reflektuar një rritje të ndjeshme të flukseve hyrëse. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky numër ka shënuar një rritje prej 7%, çka tregon një vijimësi të trendit pozitiv të lëvizjeve drejt vendit.
Nëse analizohet ndarja sipas shtetësisë, vihet re se hyrjet e shtetasve shqiptarë kanë arritur në rreth 844 mijë persona, duke shënuar një rritje prej 7.1%. Ndërkohë, hyrjet e shtetasve të huaj kanë qenë 690 mijë me një rritje prej 6.8% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këto të dhëna konfirmojnë rritjen e interesit për Shqipërinë si destinacion, si për qytetarët vendas ku sigurisht një pjesë e madhee fluksit vjen për shkak të festave të fundvitit po ashtu edhe për të huajt.
Duke shqyrtuar periudhën 12-mujore, rezulton se hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri kanë arritur në 12.4 milionë, duke shënuar një rritje prej 6.6%. Paralelisht, edhe hyrjet e shtetasve vendas kanë shënuar një rritje prej 6.5%, çka ka bërë që në total, gjatë gjithë vitit 2025, të regjistrohen 20.9 milionë hyrje në territorin shqiptar.
Sa i përket origjinës së shtetasve të huaj, gjatë Dhjetorit 2025, 97% e hyrjeve kanë ardhur nga rajoni i Europës. Brenda këtij kontinenti, Europa Jugore përbën 85% të hyrjeve, e ndjekur nga Europa Perëndimore me 6% dhe Europa Veriore me 4%. Këto shifra tregojnë qartë peshën dominuese të tregut europian në flukset turistike drejt Shqipërisë.
Nga ana tjetër, qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar për shtetasit e huaj ka qenë kryesisht për qëllime personale, të cilat përbëjnë 97% të rasteve. Në Dhjetor , ky tregues ka shënuar një rritje prej 6.6%, krahasuar. Ndërkohë, hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale kanë njohur një rritje edhe më të lartë, prej 13%, duke reflektuar një interes në rritje për aktivitet ekonomik dhe profesional në vend.
Rreth 23 mijë shqiptarë dolën çdo ditë nga vendi/ Toka, ajri apo deti, cila është mënyra më e preferuar e udhëtimit?
Në vitin 2025, 8.5 milion dalje nga territori të shqiptarëve e vendosin vendin tonë në një ritëm lëvizjeje të jashtëzakonshëm. Ky është tregues i një......
Dy realitete: perimet i mbulojnë importet, frutat jo/ Shqipëria prodhon për eksport, por konsumon fruta të shtrenjta nga importi
Në vitin 2025, importet e zarzavateve dhe rrënjëve të ngrënshme arritën në rreth 4.35 miliardë lekë, ndërsa në peshë kapën 69.4 mijë ton. Këto nivele janë më......
Rrugët, monitorim me kamera - Gati rregullat për sistemet inteligjente të trafikut, informim mbi situatën në kohë reale
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar udhëzimin që përcakton mënyrën se si do të zbatohen sistemet inteligjente të transportit në të gjithë......
Sa para “prishin” shqiptarët? - 1 nga 5 kartëmonedha rezulton çdo vit e dëmtuar
Paraja fizike qarkullon intensivisht në Shqipëri, por konsumohet me shpejtësi. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të përpunuara nga SCAN, rezulton......
Tregtimi i energjisë Shqipëri - Kosovë/ ALPEX, 287.3 mln lekë për ngritjen e platformës: Forcon transparencën dhe konkurrencën
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike ALPEX ka shpallur kompaninë fituese të që do të ngrejë Platformën e Tregtimit Elektronik për Shqipërinë dhe Kosovën,......
Integrimi në BE, Mali i Zi plotëson 64% të detyrimeve - Në qershor Samitit BE – Ballkani Perëndimor mbahet në Podgoricë
Gjatë vitit 2025 janë realizuar 64% e detyrimeve të vendosura për rrugën e anëtarësimit në BE. Këtë deklarim ka bërë Qeveria e Malit të Zi në kuadër të......
Porti i Durrësit, në 2025 u përpunuan 6.3% më shumë mallra - Intensifikim i aktivitetit portual, eksportet dhe importet në rritje
Porti i Durrësit ka përmbyllur vitin 2025 me tregues pozitivë në drejtim të përpunimit të mallrave dhe aktivitetit detar, duke konfirmuar rolin e tij......
Kush përjashtohet nga taksat e mjeteve të përdorura? - Udhëzimi/ Tatimet përgjegjëse për të kaluar 25 % të të ardhurave tek bashkitë
Ministria e Financave ka miratuar një udhëzim të ri që sjell ndryshime të rëndësishme në zbatimin e taksave kombëtare, duke prekur si mënyrën e shpërndarjes......


